Jump to content

Rudolf Steiner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rudolf Shtajner)
Rudolf Shtajner - Berlin 1900.

Rudolf Steiner (sqt. Rudolf Shtajner) (25 shkurt, 1861 - 30 mars, 1925) ishte një filozof austriak, shkollar letrar, arkitekt, dramaturg, mendimtar dhe ezoterik. Ai është themeluesi i diturisë njerëzore (greq. anthroposofia) "lëvizje që bazohet në mendimin se është një botë shpirtërore (frymore) e kuptueshme e mendimit te pastër, por e arritëshme vetëm nga aftësite më të larta të diturisë mendore" dhe nga shumë zbatime ushtruese të saj, përfshi pedagogjin dhe edukimin valdorfian, agrikulturën biodinamike, mjekësinë antroposofike dhe shtytje të reja artistike, veçanërisht evrithminë.

Ai e veçorizon antroposofinë si vijon:

"Antroposofia është një shteg i diturisë, për të udhëhequr frymoren (shpirtëroren) e qënies njerëzore tek frymorja në gjithësi...Antroposofistë janë ata që përjetojnë, si një nevojë thelbësore të jetës, disa çështje mbi natyrën e qënies njerëzore dhe gjithësisë, ashtu siç dikush përjeton urinë dhe etjen."
Mendime prijëse antroposofike (1924)

Rudolf Steiner u lind në vitin 1861 në Donji Kralevec (Lower Kralevec)[1] asokohe qytezë e Perandorisë Austriake ndërsa sot qytezë në Mexhimurje (Međimurje) të Kroacisë.[2] Shkollimin fillor e kreu në Neudörfl ndërsa të mesmin në Wiener Neustadt (Bečko Novo Mjesto). Pasi kishte lexuar veprat e Kantit, Fichtes dhe Schellingut, Steiner filloi studimet në Institutin Vjenez të Teknologjisë (sot Universiteti Teknik i Vjenës -Technische Universität Wien), ku studio matematikë, fizikë, kimi, botanikë, biologji, letërsi dhe filozofi. Në vitin 1888 u ftua që të punonte në arkivin e Goethes në Weimar ndërsa në vitin 1891 në Universitetin e Rostockut, mbrojti tezën e doktoraturës me titull: "E vërteta dhe dituria: Hyrje në Filozofinë e Lirisë”, (Eng: “Truth and Knowledge: Prelude to a Philosophy of Freedom”, Ger: Wahrheit und Wissenschaft – Vorspiel einer Philosophie der Freiheit). Në vitin 1896, Steiner refuzoi një ofertë nga motra e Friedrich Nietzsches, Elisabeth Forster-Nietzsche, për të ndihmuar organizimin arkivit të Nietzsches në Naumburg. Steiner, i prekur thellë, më pas shkroi librin “Friedrich Nietzsche, Luftëtar për Liri.” (Në kuadër të shkrimeve të Rudolf Steinerit për Friedrich Nietzschen janë edhe dy ese me titull: “The Philosophy of Friedrich Nietzsche as a Psychopathological Problem,” dhe “ Friedrich Nietzsche's Personality and Psychotherapy.”) Në arkivin e Goethes në Weimar, Steiner qëndroi deri në vitin 1897 kur shpërngulet në Berlin.

Në periudhën ndërmjet viteve 1899-1904 punon si mësimdhënës i historisë në Shkollën e Punëtorëve në Berlin (Eng: "Workers' School of Education", Ger: “Arbeiter-Bildungsschule”) ndërsa mes viteve 1913-1922 në Dornach të Zvicrës, ndërton qendrën e parë antroposofike, Institutin Goetheanum. Ky objekt i ndërtuar nga materiali i drurit do të digjet në vitin 1922 nga zjarri, ndërsa një vit më vonë fillon rindërtimin e Institutit Goetheanum nga materiali i betonit, e i cili do të përfundoj së ndërtuari tri vite pas vdekjes së Steinerit, më 1928.

Me kërkesën e Emil Molt, drejtor i Fabrikës së Cigareve Waldorf Astoria në Shtutgard, Rudolf Steiner në vitin 1919 shkon atje me qëllim që për punëtorët e saj të mbante ligjerata shoqërore dhe pedagogjike. Këtu me ndihmën e personelit të Fabrikës Waldorf Astoria dhe për nevojat fëmijëve të punëtorëve të saj, u themelua shkolla e parë e tipit waldorfian.[3] (Prej këtu rrjedh edhe emri i kësaj lëvizjeje pedagogjike, “Pedagogjia Waldorfiane apo Waldorf Shkolla”).[4]

Rudolf Steiner vdiq më 30 mars të vitit 1925 në Dornach të kantonit Solothurn të Zvicrës.[5]

Zhvillimi filosofik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pedagogjia valdorfiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pedagogjia valdorfiane (eng:Waldorfeducation, ger:Waldorfpädagogik, rus: Вальдорфская педагогика) ose shkolla valdorfiane, e njohur gjithashtu edhe si Shkolla e Steinerit, bazohet në filozofinë pedagogjike të Rudolf Steinerit. Pedagogjia e tij thekson rolin e imagjinatës në procesin mësimor, duke u përpjekur për integrimin e plotë të zhvillimit intelektual, praktik dhe artistik të nxënësve në mësim. Koncepti i tij mbi arsimin ishte nën ndikimin e pikëpamjeve pedagogjike të pedagogut të shquar gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Johan Fridrih Herbartit, megjithëse Steineri e kritikoi Herbartin për neglizhimin e rëndësisë së edukimit të vullnetit dhe të ndjenjave, në raport me edukimin e intelektit. Esenca e mësimdhënies në valdorf shkollat dhe kopshtet fëmijërore qëndron në edukimin e plote të kokës, zemrës dhe dorës (Eng: Head, Heart and Hand) me të cilën qasje synohet të zhvillohen sferat intelektuale, emocionale si dhe ajo e vullnetit të fëmijëve.

Veprat nga fusha e filozofisë - Rudolf Steiner është autor i një vargu të veprave filozofiko - antroposofike si p.sh. “Theory of Knowledge Implicit in Goethe's World-Conception” (1886), “Friedrich Nietzsche, Fighter for Freedom” (1895), “Goethe's Conception of the World” (1897), “Mysticism at the Dawn of Modern Age” (1901/1925), “Christianity as Mystical Fact” (1902), “Theosophy: An Introduction to the Spiritual Processes in Human Life and in the Cosmos” (1904), “How to Know Higher Worlds: A Modern Path of Initiation” (1904–5, “Cosmic Memory: Prehistory of Earth and Man” (1904) (The Submerged Continents of Atlantis and Lemuria), “An Outline of Esoteric Science” (1910), “Four Mystery Dramas” (1913), “The Renewal of the Social Organism” (1919), “Fundamentals of Therapy: An Extension of the Art of Healing Through Spiritual Knowledge” (1925), “Rudolf Steiner: An Autobiography” (The Story of my Life) (1977). Mbi të gjitha kryevepra e tij mbetet “Filozofia e Lirisë” - 1894, (Eng: Philosophy of Freedom, Ger: Die Philosophie der Freiheit).

Veprat nga fusha e arsimit, edukatës dhe pedagogjisë - Pikëpamjet e tij pedagogjike, Rudolf Steineri i paraqiti në një varg veprash, siq janë: “The Child's Changing Consciousness: As the Basis of Pedagogical Practice,” ISBN 0-88010-410-4, “Discussions with Teachers,” ISBN 0-88010-408-2, “Education As a Force for Social Change,” ISBN 0-88010-411-2, “Education for Adolescents,” ISBN 0-88010-405-8, “The Education of the Child,” (1907) ISBN 0-85440-620-4, “The Education of the Child in the Light of Anthroposophy,” 1975, ISBN 0-88010-133-4., “Faculty Meetings with Rudolf Steiner: 1919–1924,” ISBN 0-88010-458-9, “The Foundations of Human Experience,” 1919 ISBN 0-88010-392-2,”The Genius of Language: Observations for Teachers, ISBN 0-88010-386-8, “A Modern Art of Education,” ISBN 0-88010-511-9, “Practical Advice to Teachers,” 1919 ISBN 0-88010-467-8 ,”The renewal of education through the science of the spirit,” Basel, 1920, ISBN 0-88010-455-4, “Rudolf Steiner in the Waldorf School: Lectures and Addresses to Children, Parents, and Teachers,” 1919–1924, ISBN 0-88010-433-3, “Soul Economy: Body, Soul, and Spirit in Waldorf Education,” ISBN 0-88010-517-8, “The Spiritual Ground of Education,” ISBN 0-88010-513-5, “The Spirit of the Waldorf School,” ISBN 0-88010-394-9, “Waldorf Education and Anthroposophy 1,” ISBN 0-88010-387-6, “Waldorf Education and Anthroposophy 2,” ISBN 0-88010-388-4, “What Is Waldorf Education?” ISBN 0-88010-527-5 [6]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Silvija Paparić:Odgojitelj u waldorfskoj pedagogiji. (Završni rad), Sveučilište Jurja Dobrile u Puli - Odjel za odgojne i obrazovne znanosti, Pula, srpanj 2015, fq. 2.
  2. ^ Bezić, Živan: Waldorfska pedagogija // Crkva u svijetu : CUS 34 (1999), 4 ; str. 437-449
  3. ^ Rudolf Steiner & Frans Carlgren. (1990), Odgoj ka slobodi: pedagogija Rudolfa Steinera. Društvo za waldorfsku pedagogiju: Zagreb, fq. 20.
  4. ^ Fjala Waldorf rrjedh nga gjermanishtja e vjetër:”wald” - që do të thotë "mal" ose “pyll,” dhe “dorf” - që do të thotë “fshat ose katund.”
  5. ^ Për jetën dhe veprën e Rudolf Steinerit shih më gjërësisht edhe në veprat: Goulet, P: "Les Temps Modernes?", L'Architecture D'Aujourd'hui, December 1982, pp. 8–17; Architect Rudolf Steiner at GreatBuildings.com; Rudolf Steiner International Architecture Database; Brennan, M.: Rudolf Steiner ArtNet Magazine, 18 March 1998; Blunt, R.: Waldorf Education: Theory and Practice – A Background to the Educational Thought of Rudolf Steiner. Master Thesis, Rhodes University, Grahamstown, 1995; Ogletree, E.J.: Rudolf Steiner: Unknown Educator, Elementary School Journal, 74(6): 344–352, March 1974; Nilsen, A.:A Comparison of Waldorf & Montessori Education, University of Michigan; Rinder, L: Rudolf Steiner's Blackboard Drawings: An Aesthetic Perspective and exhibition of Rudolf Steiner's Blackboard Drawings, at Berkeley Art Museum, 11 October 1997 – 4 January 1998; Aurélie Choné, "Rudolf Steiner's Mystery Plays: Literary Transcripts of an Esoteric Gnosis and/or Esoteric Attempt at Reconciliation between Art and Science?", Aries, Volume 6, Number 1, 2006, pp. 27–58(32), Brill publishing; Christopher Schaefer, "Rudolf Steiner as a Social Thinker", Re-vision Vol 15, 1992; Antoine Faivre, Jacob Needleman, Karen Voss; Modern Esoteric Spirituality, Crossroad Publishing, 1992
  6. ^ List of Rudolf Steiner works on education