Rufki Suma
Rufki Suma (15 prill 1968, Hani i Elezit) është një jurist i diplomuar nga fshati Dimcë i Komunës së Hanit të Elezit. [1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rufki Suma ka lindur me 15 prill të vitit 1968 në fshatin Dimcë, komuna e Hanit te Elezit. Nga Qershori i vitit 1998 deri në Qershorin e vitit 1999, ka qenë pjesëtarë i UÇK-së i angazhuar në zonën luftës të Hanit të Elezit, përkatësisht në Pustenik fillimisht si komandant i njësiteve të para të UÇK-së e më vonë me formimin e Brigadës 164 “Gafurr Loku” Komandant i Brigadës 164.
Nga Shtatori i vitit 1999, Komandant i TMK-së, Batalioni 36 i Xhenios në Han të Elezit deri në shpërbërjen e TMK-së në vitin 2009. Nga Janari i vitit 2009 i emëruar Drejtor i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Han të Elezit. Nga viti 2009-2013- Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit-mandati i parë. Nga viti 2013-2017- Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit –mandati i dytë. Në zgjedhjet e fundit lokale i rizgjedhur për Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit në mandatin e tretë.[2]