Hani i Elezit

Coordinates: 42°05′06″N 21°10′33″E / 42.0851°N 21.1757°E / 42.0851; 21.1757
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

42°05′06″N 21°10′33″E / 42.0851°N 21.1757°E / 42.0851; 21.1757

Han i Elezit

Елез Хан
Elez Han
Fshat
Kalimi kufitar në Han i Elezit
Kalimi kufitar në Han i Elezit
Faqja zyrtareKK Hani i Elezit

Han i Elezit (serbisht: Elez Han; zyrtarisht Елез Хан Elez Han) është një vendbanim dhe njësi administrativenë komunën e Hanit i Elezit, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hani i Elezit shtrihet në pjesën jugore të Kosovës, afër kufirit me Maqedoninë. Ky vendbanim është ngritur në të dy anët e lumit Lepenc në dalje të Grykës së Kaçanikut dhe ka një sipërfaqe prej 8294 ha, 18 ari, 92 m.

Toponimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mikrotoponimet më karakteristike të Hanit të Elezit: Te Xhamia, Te Llapori, Te Vilët, Ura e Fejzës, N'rrafshe, Ura e Seçishtës, Te Shkolla e Vjetër, Guri i Peshkit, Uji i Thartë, Dheu i Bardhë, Lagja Curri etj.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hani i Elezit shtrihet në pjesën jugore të Kosovës, afër kufirit me Maqedoninë. Ky vendbanim është ngritur në të dy anët e lumit Lepenc në dalje të Grykës së Kaçanikut. Ka sipërfe prej 8294 ha, 18 ari, 92 m.

Mikrotoponimet më karakteristike të Hanit të Elezit: Te Xhamia, Te Llapori, Te Vilët, Ura e Fejzës, N'rrafshe, Ura e Seqishtës, Te Shkolla e Vjetër, Guri i Peshkit, Uji i Thartë, Dheu i Bardhë etj. Gryka e Kaqanikut, si në hyrje, ashtu edhe në dalje prej saj, ka qenë e banuar qysh në kohën e "Sundimit Romak". Në këtë lokalitet është gjetur mbishkrimi latin i kohës romake, e cila perandori i kishte pushtuar viset "Iliro-Dardane", Si: Imp(eratori) Ceasari/divi Traiani Parthici f(ilio)/divi Nervae nepoti / Traiano Hadriano / Aug(usto) pr (o)pr (aetore) col (onia)Scupin (orum) m (ilia) p (assuum) VIII; (Ae)lia (ose ngjashëm diqka) / Clau-/dia/ coniu-gi (bene) m (erenti) p (osuit).

Aty ka ekzistuar edhe një fortifikatë Romako-Bizantine. Në Fushëgropen e Hanit të Elezit të sotëm, vendbanimet ilire kanë qenë të ndërtuara në afërsi të grykës, aty ku kanë qenë edhe rrugët e lashta, të cilat lidhnin Kosovën me Shkupin. Praninë e vendbanimit "Iliro-Dardanë" në trevën e Hanit të Elezit e bëjnë të qartë dhe bindëse materialet e gjetura arkeologjike të kohës antike. Përveq gërmadhave të një öcastelaö (kështjellë-fortifikatë) në këtë trevë janë zbuluar edhe materiale të rëndësishme kulturore arkeologjike, që flasin për praninë e popullatës "Iliro-Dardane" në këtë anë. Nuk ka të dhëna të shkruara se qfarë emërtimi ka pasur ky vendbanim në kohën e sundimit romak. Emërtimi i parë i këtij vendbanimi daton nga shek. XVI. Të dhënat e shkruara historike dëshmojnë se:Ane rrëzë të malit Sharr, në hartat e vjetra, deri vonë figuron vendbanimi me emŰrtimin SHARR i cili ka të bëjë me Hanin e Elezit të sotëm, për qka ka edhe dëshmi të tjera historike. (Sharr) si vendbanim përmendet në shek. XVI, në vitet: 1564, 1589, 1689, 1690, 1730, 1775, 1788, 1812, 1822 etj.

Mirëpo, më vonë ky vendbanim nuk përmendet më emërtimin (Sharr), por me një emërtim tjetër "Hani i Elezit". Si dhe më parë, edhe në kohë (shekulli XIX), komunikacioni transportues i mallrave me karvane kuajsh e qeresh. Ngaqë nëpër Grykën e Kaqanikut udhëtimi natën ka qenë i vështirë dhe i pa sigurt, karvanet qerreve dhe udhëtarët ndaleshin pa hyrë në grykë për ta kaluar natën. Meqë ishte nevoja e kohës sipas gojëdhënave dhe atyre të shkruara historike, në gjysmën e parë të shekullit XIX në këtë vendbanim ndërtohet një Han (HOTEL ose NGJAJSHEM Diqka) ekziston edhe sot. Hanin, që sipas disa të dhënave ka qenë viti i parë e ndërtuar në këtë vend, e ndërtoi një fshatar i quajtur ELEZ nga fshati "DIMCE". Sipas pronarit të Hanit të Elezit, dhe vendi filloi të quhet Hani i Elezit. Pasi qe skishte asnje njeri qe banonte brenda në Han Te ELEZIT, Pas këtij Hani, edhe Bajram Daci nga Pusat e Nikës, gjatë kohës së Sundimit Osman e hap një Han ose (HOTEL). Duhet theksuar se tokat e këtij vendbanimi ishin prona të fshatrave përreth Paldonica, Burimit (Seqishtës), Dëmjakut, Dimcës etj.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX me ndërtimin e hekurudhës (1873) afër Hanit, ndërtohet stacioni Hekurudhor i cili ekziston ashtu edhe ne ditet e sotit. Pas pushtimit të kësaj treve nga pushteti Serb, ata me qëllim të caktuar për ndërrimin e toponimeve shqipe, këtë vendbanim, që nga viti 1912 filluan që ata në administartën shtetërore, por jo edhe në popull ta quajnë Gjeneral Jankoviq, sipas gjeneralit famëkeq serb i cili me ushtrinë e vetë e pushtoi dhe bëri vrasje mbikëtëtrevë.

Njashtu interesant të përmendet se në administartën shtetërore, në vitin 1914, Hani i Elezit nuk ishte regjistruar si vendbanim dhe nuk ishte regjistruar asnjë banor i tij. Shkaku merret se Hani i Elezit ishte vetŰm një vendushqimi i karvaneve që shkonin në drejtim veri-jug dhe anasjelltas dhe azgjë tjetër. Këtë e dëshmon e dhëna se në vitin 1920 në Han të Elezit kishte vetëm dy kafene dhe një bakallhane, që furnizonte popullatën e kësaj treve përmes qendrës tregtare të Shkupit.

Që nga viti 1920 filluan të vendosen familjet shqiptare të fshatrave përreth. Këtu u vendosën familja Topojani dhe Vila nga fshati Demiraj (Neshaci), Imishtët nga Kaqaniku, Dacët, Bushët nga Pusat e Nikës, Vilat nga Paldoniku dhe pastaj shumë të tjerë, pothuaj nga të gjitha fshatrat përreth kësaj treve, si nga Dimca, Burimi (Seqishta), Paldoniku, Pusat e NikŰs, Goranca, Rezhana e shumë të tjerë. Në këtë kohë, ndoshta më parë ishin vendosur edhe disa familie Rome. Si udhëheqës në fabrikë dhe në institucionet shtetërore si nëpunës vijnë e punësohen dhe jetojnë sebet. Fillojnë të hapen edhe disa shitore tregtare, punëtori zejtare etj. Fabrika e Qimentos e vitit 1936 ishte një mundësi e mirë për zhvillimin dhe punësimin e punëtorëve të kësaj ane. Mirëpo, rritje të posaqme, fshati përjetoi pas ndërtimit të fabrikŰs së Qimentos në vitin 1956. Nga ky vendbanim (familje që ishin vendosur këtu nga fshatrat e afërta) dhe nga fshatrat përreth, shumë familie janë shpërngulur në Turqi, disa kanë mbetur në Maqedoni, Nga fshatrat Përreth. Ky vendbanim që nga viti 1913 e kishte statusin e komunës deri në vitin 1961, kur bëhet ndarja e re administartive, suprimohen rrethet dhe formohen komunat më të mëdha, siq ishte ajo e Kaqanikut, në kuadër të së cilës hyn edhe territori i komunës së Hanit të Elezit. Në vitin 1944 Brigada XVI Maqedonase iu vërsul jugut të Kosovës, duke bërë masakra të shumta, kështu vetëm në fshatin e afërt të kësaj treve, në Bllacë u masakruan 128 Bllacjanë Ku ju dalin ne ndihme qytetaret e Hanit Te Elezit të Kaqanikut dhe nga e mbar Kosova. Këta i varrosën në pjesën veriore të Hanit të Elezit, Te Uji i Thartë, afër lumit Lepenc. Sot ky vendbanim është rritur dhe zgjeruar në masë të madhe, është formuar edhe lagjja e e re te Uji i ThartŰ, Lagjja e Re. Lagjja Meliq-Bravë, Kashan etj. Sot, Hani i Elezit ka dy ndërrmarje shoqërore, disa ndërrmarje private dhe shumë dyqane zejtare, ku janë të punësuar me mijra punëtorë. Sot në Han Të Elezit ekzistojne shum shtepi afer 11.000 (Njëmbëdhjetë mij) Banorë, Shkolla Fillore, Shkolla e Mesme, Fabrika e Cementos, Fabrika e Okiporit, Terminali Ose Sharr-Salloniti, Fusha e Futbollit sapo e Ndertuar Njashtu ka vënd edhe per rininë si p.sh: Kafiteri, internet, lojra, shum shum gjëra te tjera.

Shënimet statistikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Në vitin 1948 kishte 86 shtëpi me 154 banorë, kryesisht shqiptarë dhe disa rom.
  • Në vitin 1953-121 shtëpi me 369 banorë, në vitin 1961-181 shtëpi me 724 banorë (354 shqiptarë, 260 serb, 18 malazez, 92 të tjerë).
  • Në vitin 1971-233 shtëpi me 1.324 banorë (1.195 shqiptarë, 88 serb, 5 malazez, 66 të tjerë).
  • Në vitin 1981-299 shtëpi me 2.047 banorë (1.849 shqiptarë, 42 serb, 2 malazez, 6 turq, 20 myslimanë, 128 të tjerë.)
  • Sipas shënimeve të Sektorit për Emigrim dhe Refugjatë të LDK-së, në Han të Elezit në vitin 1998-1999 kishte 350 familie me 2.675 banorë.
  • Në vendin "Uji i Thartë" kishte 82 shtŰpi me 621 banorë.
  • Në "Lagje të Re" kishte 115 shtëpi me 1.018 banorë; Në lagjen "Meliq-Bravë" kishte 46 shtëpi me 415 banorë.
  • Nga agresori i pushtetit serb janë shkatërruar 5 shtëpi te lokaliteti Uji i Thartë si dhe në Lagjen e Re 2 shtëpi. Në luftë me armikun serb në vitin 1999 janë vrarë 4 pjesëtarë të UQK-së dhe nga pasojat e sajë 1 fëmijë dhe 1 i moshuar, kurse 1 person është zhdukur.
  • Më 28 mars 1999 në mënyrë ultimative u dëbua popullata civile vendore, edhe pse aty për qdo ditë silleshin me trena dhe autobusë nga viset e tjera të Kosovës me mijra shqiptarë të dëbuar nga shtëpit e tyre. Gjatë luftës Qlirimtare të UQK-së, nga Hani i Elezit me rrethinë, në fronte të ndryshme të luftës u vranë 22 Persona, prej tyre 13 "Dëshmorë" të lirisë, u plagosën 25 Persona, prej tyre 10 mbetën invalidë.
  • U plaqkitën të gjitha ndërrmarjet shoqërore dhe punëtorit zejtare private, shtëpit e banimit dhe institucione tjera, që shprehur në valutë kapin shumë në afro 10 milion Euro. Nga ofensivat e armikut në rrethinën e Hanit të Elezit u dogjën mbi 60 shtëpi banimi, sidomos në zonat e luftimeve në Pusat e Nikës Lagjja e Bushëve, Dacëve, Bravëve, në fshatin Laq, Rrezanë, Gruanë, Kryenik etj.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me Qarkoren Buxhetore të parë 2012/01 dhe ku për Komunën tonë paraqiten udhëzimet e para, kalendarikohor , kufijtë e granteve qeveritare të financimit për përgatitjen e Buxhetit Komunal për vitet 2012-2014. Financimi komunal agregat për vitet 2012-2014 do të jetë nga :

Ethnic Composition, Including IDPs
Nr Transferet Qeveritare 2012 2013 2014
1 Granti i përgjithshëm 641,402 662,250 675,557
2 Granti specifik i arsimit 613.304 613,304 613,304
3 Granti specifik i shëndetsisë 182,021 182,021 182,021
4 Të hyrat vetanake 153,000 159,000 163,300
Totali 1,589,727 1,616,575 1,643,182

[1]

Parashikimi i të hyrave buxhetore komunale Me projeksionet e dhëna vlerësuese për vitet 2012-2014,të hyrat e gjithmbarshme buxhetore komunale, parashikohen të jenë në vitin 2012 në shumë prej 153,000 €, në vitin 2013 prej 159,000 € dhe në vitin 2014 , në shumë prej163,300 €. Sipas këtyre të dhënave indikative, buxheti i komunës për tri vitet e ardhshme ka trende rritëse. Buxheti i vlerësuar për vitin 2012 , është në shumë totale prej 1,589,727 € ( sipas strukturës burimore: nga granti qeveritar 1,436,727€ dhe nga të Hyrat Vetanake në shumën prej 153,000 € ). Analizuar në vlerësimet e hershme buxhetore për periudhën afatmesme 2012-2014,buxheti i projektuar në vitin 2012 ,është (1,589.727) kundrejtme atë të vitit 2013, (1,616,575) paraqet një rritje prej 4.02 %,kurse buxheti ivlerësuarpër vitin2014 ,është(1,634,182), në raport ndaj vitit 2012, parashikohet të ketë një rritje prej 7.34%,kurse ndaj vitit 2013, një rritje vetëm prej afër 3.46%. Sipas këtyre projeksioneve fillestare, mund të konstatohet se, trendet buxhetore për vitet 2012-2014, prej vitit në vit parashikohet që të shënojnë rrjedha të rritjes së matur (të përmbajtur ), pikërisht nga fakti se ende nuk kemi ndonjë politikë fiskale f avorizuese nga niveli qendror dhe as që kemi arritur deri më tani në një zhvillim dhe ekonomi të qëndrueshme, si në nivelin komunal, ashtu edhe në atë të vendit.Bazuar në kufijtë fillestar nga Komisioni i Granteve të publikuara në Qarkoren e brendshmebuxhetore të MF -së 2012/01-për Komunat, financimi qeveritar për vitet 2012-2014, gati do të ketë strukturë të njëjtë dhe pa ndryshime strukturale ( 90.38% deri në 9.62,% )në favor të grantit, vërejmë se edhe në tri vitet vijuese nuk do të kemi ndryshime të mëdha të këtyre raporteve, sespse me politikën aktuale fiskale dhe projeksioneve vijues e, të hyrat vetjake komunale do të ndryshojnë një pjesëmarrje te 4 vogël strukturale në krijimin e buxhetit të komunës. Granti qeveritar apo ai nga Fondi i posaçëm i Buxhetit të Komunave në nivel të Buxhetit të Konsoliduar të Republikës së Kosovës ( BKRK-së), në praninë e kësaj politike fiskale të centralizuar, me ndryshimet e reja ligjore, e sidomos me miratimin e Ligjit për Financat Lokale, përpos disa ndryshimeve në format dhe kriteret e ndarjeve buxhetore, nuk kemi të bëjmë me ndonjë mbështetje më të madhe financiare, e sidomos këtu mendohet për komunat e vogla të cilat janë të evidentuar me më pak se 50,000 banorë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gryka e Kaçanikut, si në hyrje, ashtu edhe në dalje prej saj, ka qenë e banuar qysh në kohën e "Sundimit Romak".

Në këtë lokalitet është gjetur mbishkrimi latin i kohës romake, e cila perandori i kishte pushtuar viset "Iliro-Dardane", Si : Imp(eratori) Ceasari/divi Traiani Parthici f(ilio)/divi Nervae nepoti / Traiano Hadriano / Aug(usto) pr (o)pr (aetore) col (onia)Scupin (orum) m (ilia) p (assuum) VIII; (Ae)lia (ose ngjashëm diqka) / Clau-/dia/ coniu-gi (bene) m (erenti) p (osuit).

Aty ka ekzistuar edhe një fortifikatë Romako-Bizantine. Në Fushëgropen e Hanit të Elezit të sotëm, vendbanimet ilire kanë qenë të ndërtuara në afërsi të grykës, aty ku kanë qenë edhe rrugët e lashta, të cilat lidhnin Kosovën me Shkupin. Praninë e vendbanimit "Iliro-Dardanë" në trevën e Hanit të Elezit e bëjnë të qartë dhe bindëse materialet e gjetura arkeologjike të kohës antike. Përveq gërmadhave të një öcastelaö (kështjellë-fortifikatë) në këtë trevë janë zbuluar edhe materiale të rëndësishme kulturore arkeologjike, që flasin për praninë e popullatës "Iliro-Dardane" në këtë anë. Nuk ka të dhëna të shkruara se qfarë emërtimi ka pasur ky vendbanim në kohën e sundimit romak. Emërtimi i parë i këtij vendbanimi daton nga shek. XVI. Të dhënat e shkruara historike dëshmojnë se: Ane rrëzë të malit Sharr, në hartat e vjetra, deri vonë figuron vendbanimi me emërtimin SHARR i cili ka të bëjë me Hanin e Elezit të sotëm, për qka ka edhe dëshmi të tjera historike. (Sharr) si vendbanim përmendet në shek. XVI, në vitet: 1564, 1589, 1689, 1690, 1730, 1775, 1788, 1812, 1822 etj.

Mirëpo, më vonë ky vendbanim nuk përmendet më emërtimin (Sharr), por me një emërtim tjetër "Hani i Elezit". Si dhe më parë, edhe në kohë (shekulli XIX), komunikacioni transportues i mallrave me karvane kuajsh e qeresh. Ngaqë nëpër Grykën e Kaqanikut udhëtimi natën ka qenë i vështirë dhe i pa sigurt, karvanet qerreve dhe udhëtarët ndaleshin pa hyrë në grykë për ta kaluar natën. Meqë ishte nevoja e kohës sipas gojëdhënave dhe atyre të shkruara historike, në gjysmën e parë të shekullit XIX në këtë vendbanim ndërtohet një Han (HOTEL ose NGJAJSHEM Diqka) e cila nuk ekziston më . Hanin, që sipas disa të dhënave ka qenë viti i parë e ndërtuar në këtë vend, e ndërtoi një fshatar i quajtur ELEZ DUHANI nga fshati "BEGRACË" . Sipas pronarit të Hanit të Elezit, dhe vendi filloi të quhet Hani i Elezit. Elez Duhani ishte i vendosur me Familje nga Begraca në Shkup , Ai kishte 2 djem , Abdinë dhe Kemalin , pasi Elezi ndërroi jetë në shkup sistemi komunist i asaj kohe detyroi djemt e tij me kusht , ose të ndërrojn mbiemrin ose të lëshojn Shkupin .Komunizmi e bëri me qëllim që të ndaj familjen e Biznismenit Shqiptar Elez Duhanit . Vëllezërit Duhani Abdija e Kemali mendian gjatë kohë dhe vendosën që njëri të shpërngulet në Turqi e njëri Të jetoj në Shkup me mbiemër tjetër . Abdija vëllau i madh vendosi të lëshon vendin dhe të shkon në Bursë të Turqisë , familja e tij sot e kësaj dite ende jetojnë në Bursë në një lagje të pasur e përplot shqiptar familja ende e mbajn mbiemrin Duhani . Abdia djali i madh i Elez Duhanit ndërroi jetë në bursë të turqisë . Ndërsa vëllau i vogël Kemali vendosi të jetoj në Shkup , ai nga malli për vëllanë meqë ishte i detyruar të ndërroj mbiemrin duhani , vendosi që familja e tij ta merr mbiemrin Abdi , emrin e vëllaut të tij , ai jetoi një jetë të pasur dhe për shumë vite ishte edhe Kryetar i Një firme të njohur me Emrin " MOST " e cila gjendeshte në Çarshinë e vjetër të Shkupit , Familja e tij ende jetojnë në Shkup , në shtëpinë ku Kemali lindi , në një lagje të vjetër të Shkupit me emrin "SEROVË" , Kemali djali i vogël i Elez Duhanit vdiq në Shkup , aty edhe ku lindi aty edhe vdiq me emër dhe mbiemër Kemal Abdi .

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX me ndërtimin e hekurudhës (1873) afër Hanit, ndërtohet stacioni Hekurudhor i cili ekziston ashtu edhe ne ditet e sotit. Pas pushtimit të kësaj treve nga pushteti Serb, ata me qëllim të caktuar për ndërrimin e toponimeve shqipe, këtë vendbanim, që nga viti 1912 filluan që ata në administartën shtetërore, por jo edhe në popull ta quajnë Gjeneral Jankoviq, sipas gjeneralit famëkeq serb i cili me ushtrinë e vetë e pushtoi dhe bëri vrasje mbi këtë trevë.

Gjithashtu vlen të përmendet se në administartën shtetërore, në vitin 1914, Hani i Elezit nuk ishte regjistruar si vendbanim dhe nuk ishte regjistruar asnjë banor i tij. Shkaku merret se Hani i Elezit ishte vetëm një vendushqim i karvaneve që shkonin në drejtim veri-jug dhe anasjelltas dhe azgjë tjetër. Këtë e dëshmon e dhëna se në vitin 1920 në Han të Elezit kishte vetëm dy kafene dhe një bakallhane, që furnizonte popullatën e kësaj treve përmes qendrës tregtare të Shkupit.

Që nga viti 1920 filluan të vendosen familjet shqiptare të fshatrave përreth. Këtu u vendosën familja Topojani dhe Vila nga fshati Demiraj (Neshaci), Imishtët nga Kaqaniku, Dacët, Bushët nga Pusat e Nikës, Vilat nga Paldoniku dhe pastaj shumë të tjerë, pothuaj nga të gjitha fshatrat përreth kësaj treve, si nga Dimca, Burimi (Seqishta), Paldoniku, Pusat e Nikës, Goranca, Rezhanca e shumë të tjerë.

Në këtë kohë, ndoshta më parë ishin vendosur edhe disa familie Rome.

Si udhëheqës në fabrikë dhe në institucionet shtetërore si nëpunës vijnë e punësohen dhe jetojnë sebet. Fillojnë të hapen edhe disa shitore tregtare, punëtori zejtare etj. Fabrika e Qimentos e vitit 1936 ishte një mundësi e mirë për zhvillimin dhe punësimin e punëtorëve të kësaj ane.

Mirëpo, rritje të posaqme, fshati përjetoi pas ndërtimit të fabrikës së Qimentos në vitin 1956. Nga ky vendbanim (familje që ishin vendosur këtu nga fshatrat e afërta) dhe nga fshatrat përreth, shumë familie janë shpërngulur në Turqi, disa kanë mbetur në Maqedoni, Nga fshatrat Përreth. Ky vendbanim që nga viti 1913 e kishte statusin e komunës deri në vitin 1961, kur bëhet ndarja e re administartive, suprimohen rrethet dhe formohen komunat më të mëdha, siq ishte ajo e Kaqanikut, në kuadër të së cilës hyn edhe territori i komunës së Hanit të Elezit.

Në vitin 1944 Brigada XVI Maqedonase iu vërsul jugut të Kosovës, duke bërë masakra të shumta, kështu vetëm në fshatin e afërt të kësaj treve, në Bllacë u masakruan 128 Bllacjanë Ku ju dalin ne ndihme qytetaret e Hanit Te Elezit të Kaqanikut dhe nga e mbar Kosova. Këta i varrosën në pjesën veriore të Hanit të Elezit, Te Uji i Thartë, afër lumit Lepenc.

Sot ky vendbanim është rritur dhe zgjeruar në masë të madhe, është formuar edhe lagjja e e re te Uji i ThartŰ, Lagjja e Re. Lagjja Meliq-Bravë, Kashan etj. Sot, Hani i Elezit ka dy ndërrmarje shoqërore, disa ndërrmarje private dhe shumë dyqane zejtare, ku janë të punësuar me mijra punëtore, Sot në Han Të Elezit ekzistojne shum shtepi afer 11.000 (Njëmbëdhjetë mij) Banorë, Shkolla Fillore, Shkolla e Mesme, Fabrika e Cementos, Fabrika e Okiporit, Terminali Ose Sharr-Salloniti, Fusha e Futbollit sapo e Ndertuar Njashtu ka vënd edhe per rininë si p.sh: Kafiteri, internet, lojra, shum shum gjëra te tjera.

Shënimet statistikore: Në vitin 1948 kishte 86 shtëpi me 154 banorë, kryesisht shqiptarë dhe disa romë, në vitin 1953-121 shtëpi me 369 banorë, në vitin 1961-181 shtëpi me 724 banorë (354 shqiptarë, 260 serb, 18 malazez, 92 të tjerë), Në vitin 1971-233 shtëpi me 1.324 banorë (1.195 shqiptarë, 88 serb, 5 malazez, 66 të tjerë.) Në vitin 1981-299 shtëpi me 2.047 banorë (1.849 shqiptarë, 42 serb, 2 malazez, 6 turq, 20 myslimanë, 128 të tjerë). Sipas shënimeve të Sektorit për Emigrim dhe Refugjatë të LDK-së, në Han të Elezit në vitin 1998-1999 kishte 350 familie me 2.675 banorë.

Në vendin "Uji i Thartë" kishte 82 shtŰpi me 621 banorë. Në "Lagje të Re" kishte 115 shtëpi me 1.018 banorë; Në lagjen "Meliq-Bravë" kishte 46 shtëpi me 415 banorë. Nga agresori i pushtetit serb janë shkatërruar 5 shtëpi te lokaliteti Uji i Thartë si dhe në Lagjen e Re 2 shtëpi. Në luftë me armikun serb në vitin 1999 janë vrarë 4 pjesëtarë të UQK-së dhe nga pasojat e sajë 1 fëmijë dhe 1 i moshuar, kurse 1 person është zhdukur. Më 28 mars 1999 në mënyrë ultimative u dëbua popullata civile vendore, edhe pse aty për qdo ditë silleshin me trena dhe autobusë nga viset e tjera të Kosovës me mijra shqiptarë të dëbuar nga shtëpit e tyre. Gjatë luftës Qlirimtare të UQK-së, nga Hani i Elezit me rrethinë, në fronte të ndryshme të luftës u vranë 22 Persona, prej tyre 13 "Dëshmorë" të lirisë, u plagosën 25 Persona, prej tyre 10 mbetën invalidë.

U plaqkitën të gjitha ndërrmarjet shoqërore dhe punëtorit zejtare private, shtëpit e banimit dhe institucione tjera, që shprehur në valutë kapin shumë në afro 10 milion Euro. Nga ofensivat e armikut në rrethinën e Hanit të Elezit u dogjën mbi 60 shtëpi banimi, sidomos në zonat e luftimeve në Pusat e Nikës Lagjja e Bushëve, Dacëve, Bravëve, në fshatin Laq, Rrezanë, Gruanë, Kryenik etj.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Final Results of the 2011 Kosovo census". Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2013. Marrë më 4 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj