Jump to content

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga SBASHK)
Emblema e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë SBASHK), është organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jo-fitimprurëse, që përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit, shkencës dhe kulturës,me anëtarësim vullnetar.

SBASK-ku përkrahë dhe mbron interesat e tyre ekonomike dhe statusin social, të drejtat e punëtorëve dhe anëtarëve të SBASHK-ut , shpreh qëndrimet e veta lidhur me ngjarjet karakteristike, sociale në vendin tonë dhe në botë.

Shoqatat e të papunëve, pensionistët, invalidët dhe grupe të ngjashme në arsim dhe institucionet e tjera të arsimit, mund të bashkohen me anëtarësinë e SBASHK-ut. SBASHK-u operon brenda sistemit të Republikës së Kosovës, në frymën e Kushtetutës, Konventave ndërkombëtare, ligjeve, marrëveshjeve kolektive,rregulloreve e akteve tjera normative të njohura dhe Programit e Statutit të SBASHK-ut .

-SBASHK-u përfaqëson interesat e anëtarëve të saj në fushat sociale, ekonomike, shoqërore, shkencore, kulturore dhe të tjera[1]. SBASHK-u me sindikatat e tjera mund të hyjë në aleanca, të lobojnë, bashkëpunojnë me sindikatat përkatëse dhe sindikatat ndërkombëtare në mënyrë që të kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

-Bashkëpunon me Sindikatat Ndërkombëtare të Arsimit dhe sindikatat tjera në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes Internacionales së Arsimit (EI) ,anëtare e së cilës është.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]