Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë SBASHK), është organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jo-fitimprurëse, që përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit , shkencës dhe kulturës,me anëtarësim vullnetar. Përkrahë dhe mbron interesat e tyre ekonomike dhe statusin social, të drejtat e punëtorëve dhe anëtarëve të SBASHK-ut , shpreh qëndrimet e veta lidhur me ngjarjet karakteristike, sociale në vendin tonë dhe në botë. Shoqatat e të papunëve, pensionistët, invalidët dhe grupe të ngjashme në arsim dhe institucionet e tjera të arsimit, mund të bashkohen me anëtarësinë e SBASHK-ut. SBASHK-u operon brenda sistemit të Republikës së Kosovës, në frymën e Kushtetutës, Konventave ndërkombëtare, ligjeve, marrëveshjeve kolektive,rregulloreve e akteve tjera normative të njohura dhe Programit e Statutit të SBASHK-ut . -SBASHK-u përfaqëson interesat e anëtarëve të saj në fushat sociale, ekonomike, shoqërore, shkencore, kulturore dhe të tjera[1]. SBASHK-u me sindikatat e tjera mund të hyjë në aleanca, të lobojnë, bashkëpunojnë me sindikatat përkatëse dhe sindikatat ndërkombëtare në mënyrë që të kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. -Bashkëpunon me Sindikatat Ndërkombëtare të Arsimit dhe sindikatat tjera në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes Internacionales së Arsimit (EI) ,anëtare e së cilës është.

Neni 1[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emërtimi i Sindikatës është: - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë SBASHK.

Neni 2[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Selia e SBASHK-ut është në Prishtinë, Rruga "Agim Ramadani "p.n. Qendra e Studentëve –Drejtoria

VULA E RRUMBULLAKËT, VULA KATRORE DHE EMBLEMA[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 3[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.SBASHK-u ka vulën e rrumbullakët dhe emblemën.

  • 1.1 Vula ka formën e rrumbullakët me emërtimin dhe selinë e SBASHK-ut dhe në mes emblemën.,
  • 1.2 Teksti i vulës është i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze: Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës e Republikës së Kosovës-SBASHK dhe The Union of Education, Science and Culture of Repubilic of Kosova.
  • 1.3 Vula katrore ka formën e katërkëndëshit kënddrejtë dhe përmban shënimet nga paragrafi i mëparshëm, me hapësirë të zbrazët për numrin dhe datën.

2.Emblema e SBASHK-ut ka tri libra të hapur me mbishkrimin SBASHK.

Neni 4[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sindikata ka xhirollogaritë e veta në Bankat e licencuara të Republikës së Kosovës. Neni 5.

-SBASHK-u është i organizuar në: shoqata sindikale, nivele komunale, dhe nivel qendror. 1. Anëtarësia e SBASHK-ut përbëhet nga të punësuarit në fushat e mëposhtme:

  • 1.1- Arsimi Parauniversitar ;
  • 1.2- Arsimi Universitar,
  • 1.3-Shkenca;
  • 1.4- Kulturë;
  • 1.5- Shtëpitë e Studentëve;
  • 1.6- Arsimi i të rriturve dhe organizatat e arsimit të të rriturve dhe të rinjve.

2. E drejta e anëtarësimit në SBASHK nuk varet nga: gjinia, raca, origjina kombëtare ose etnike, ngjyra, mosha, shëndeti, paaftësia, feja, mendimit politik ose tjetër, origjina kombëtare ose sociale, statusi familjar, statusi ekonomik, orientimi seksual ose rrethanave të tjera personale.

Neni 6[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

STATUTI[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Statuti është normativi i brendshëm ligjor më i lartë i SBASHK-ut. 2. Statuti i SBASHK-ut miratohet,ndryshohet dhe plotësohet nga Kongresi me shumicë votash të të gjithë delegatëve (50%+1). 3. Iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit mund të jap çdo anëtar i SBASHK-ut përmes shoqatës sindikale. Nxitësit e ndryshimeve dhe plotësimeve të statutit mund të jenë shoqatat sindikale,nivelet komunale,nivelet arsimore, Kryesia e SBASHK-ut, Këshilli Drejtues,Komisioni Statutar ose të paktën një e treta e delegatëve të Kongresit. 4. Këshilli Drejtues cakton një afat kohor për propozimet, për ndryshime në nenet e statutit. 5. Pavarësisht nga paragrafi i dytë i këtij neni, ndryshimet në statut, që nuk prekin organizimin e brendshëm te SBASHK-ut dhe kur gjykohet e nevojshme për funksionimin më të mirë të SBASHK-ut, mund t'i bëjë Këshilli Drejtues me një shumicë prej dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues

Neni 7[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ANËTARËSIMI NË SBASHK[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Anëtar i SBASHK-ut mund të jetë: çdo i/e punësuar në fushat e cekura në nenin 5,që sipas ligjit në fuqi ka plotësuar moshën e punësimit, përveç punëdhënësit. 2. Anëtarësimi në SBASHK bëhet në baza vullnetare, përmes deklarimit me shkrim për pranimin e programit dhe statutit. 3. Gjatë aplikimit për anëtarësim duhet të jepet deklarata me shkrim, si dhe të plotësohet formulari i cili duhet të këtë emrin dhe mbiemrin, gjininë, datëlindjen, vendbanimin, adresën, profesionin, vendin e punës dhe nënshkrimin e anëtarit. 4. Anëtarit të SBASHK-ut i jepet kartela e anëtarësisë, si dëshmi për anëtarësim. 5. Anëtari i SBASHK-ut është i obliguar të paguajë rregullisht anëtarësinë mujore sindikale, në shumën të cilën e cakton organi kompetent i SBASHK-ut. 6. Anëtari i një sindikate nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i sindikatës tjetër. 7. Me nënshkrimin personal të deklaratës për anëtarësim nga të punësuarit, krijohen raporte të të drejtave dhe detyrimeve për anëtarin e SBASHK-ut sipas Statutit.

Neni 8[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ZGJEDHJET NË SINDIKATË[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Të gjithë anëtarët e sindikatës kanë të drejtë të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur. 2. Të drejtën për t'u zgjedhur nuk do t'a gëzojnë anëtarët të cilët: 2.1. kanë pozitën e punëdhënësit , 2.2. janë të zgjedhur dhe të emëruar në organet udhëheqëse të pushtetit qendror; 2.3. janë të zgjedhur në strukturat udhëheqëse të partive politike në nivel qendror . 3. Anëtarët e zgjedhur mund të japin dorëheqje apo të shkarkohen nga detyra nga organi i cili i ka zgjedhur, në pajtim me dispozitat ligjore dhe statutare .

Neni 9[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. NDËRPRERJA E ANËTARËSIMIT NË SBASHK

1. Anëtarit të SBASHK-ut do t'i pushojë anëtarësia sipas Ligjit dhe Statutit në këto raste: 1.1. Kur anëtari largohet nga SBASHK-u me vullnet të shprehur përmes deklaratës me shkrim, përmes fletë-ç'anëtarësimit dhe dorëzimit te kartelës sindikale ; 1.2. Kur anëtari vepron në kundërshtim me Ligjin, Statutin dhe aktet e tjera të SBASHK-ut; 1.3. Kur anëtari nuk e paguan anëtarësinë tre (3) muaj me radhë; 1.4. Ndryshon statusin e punës ose kalon ne ndonjë punë tjetër ndryshe nga neni 5; 1.5. Nëse merr pjesë në një aktivitet për shpërbërje të SBASHK-ut, ose mbështet aktivitetet e tilla; 1.6. Nëse bëhet anëtar i sindikatës tjetër; 1.7. Nëse ka keqpërdor pozitën brenda organizatës ku punon, apo funksionit në SBASHK; 1.8. Në rastin e pensionimit të të punësuarit; 1.9. Kur anëtari vdes 2. Shoqata sindikale e cila nuk i kryen detyrimet e kuotizimit apo detyrimet e tjera ligjore dhe statutare brenda periudhës tre (3) mujore, përjashtohet nga SBASHK-u; 3. Të dhënat nga paragrafi 2. të këtij neni, do t'i konstatojë shërbimi kompetent financiar i SBASHK-ut 4. Vendimin për largim nga anëtarësia e SBASHK-ut e ndonjë anëtari, që nuk sillet në pajtueshmëri me statutin dhe rregulloret e SBASHK-ut ,e merr Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARIT[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 10[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të drejtat e anëtarit të SBASHK-ut

1. Anëtari i SBASHK-ut ka këto te drejta: 1.1 Ka ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin ,qëndrimet dhe kërkesat e sindikatave në mjedisin e tij; 1.2 Ka të drejtën e mbështetjes financiare dhe solidaritetit në rast të një keqësimi të gjendjes shëndetësore apo sociale, në pajtim me Rregulloren e Fondit të Solidaritetit nëse ekziston ; 1.3 Ka të drejtë për ndihmë juridike falas dhe përfaqësim ligjor falas nga SBASHK-u; 1.4 Trajnimit dhe aftësimit për punët sindikale ; 1.5 Të zgjedh dhe të jetë i zgjedhur në organet sindikale ( nga shoqata deri në SBASHK) 1.6 Të shfrytëzojë të drejtat që dalin nga Kontrata Kolektive dhe mbrojtjes ligjore në rast të moszbatimit të saj; 1.7 Merr pjesë në përpilimin dhe zbatimin e politikave sindikale në nivele përkatëse; 1.8 Edukohet dhe aftësohet për të gjitha veprimet sindikale, që përfshijnë format e veprimit sindikal të SBASHK-ut; 1.9 Të informohet menjëherë e saktë për të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me pozitën materiale dhe sociale; 1.10 Merr iniciativa përmes shoqatës sindikatave, për të kërkuar përgjegjësi dhe sanksione për anëtarët e organeve të niveleve përkatëse dhe të SBASHK-ut, nëse ata nuk zbatojnë politikat, qëndrimet dhe vendimet e aprovuara të SBASHK-ut ; 2. Gëzon të drejta dhe privilegje të tjera që ofron SBASHK-u.

Neni 11[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtari i SBASHK-ut i realizon të drejtat e tij sindikaliste kryesisht në shoqatat sindikale. Në rast se shoqata sindikale e tij nuk mund të sigurojë mbrojtjen e kësaj të drejte atëherë anëtari iu drejtohet autoriteteve të larta të SBASHK-ut .

Neni 12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Detyrimet e anëtarëve të SBASHK-ut: Anëtarët e SBASHK-ut obligohen që: 1. Të veprojnë në përputhje me Statutin dhe aktet tjera normative të SBASHK-ut , 2. Të marrin pjesë aktivisht në veprimet sindikale; 3. Të paguajnë rregullisht kuotën sindikale, në përputhje me Statusin dhe të kujdesen në nivelet përkatëse për qëllimin dhe përdorimin e saj.

Neni 13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1 .Anëtari i cili e ka humbur të drejtën që të jetë anëtar i SBASHK-ut sipas nenit 11, ka të drejtë të ankohet në Komisionin Statutar të SBASHK-ut brenda 15 ditëve. Me humbjen e të drejtës që të jetë anëtarë përfundojnë të drejtat dhe detyrimet ndaj SBASHK-ut, si dhe e SBASHK-ut ndaj anëtarit. 2 .Anëtari i SBASHK-ut i cili ishte fshirë nga regjistri ose është dëbuar nga anëtarësimi mund të kthehet me kërkesën e tij ose me iniciativën e shoqatës sindikale, përsëri në SBASHK. Vendimin për këtë e merr shoqata sindikale.

==DETYRAT E SBASHK-ut JANË==:

Qëllimet dhe objektivat, format dhe metodat e veprimtarive sindikale

Neni 14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

==Detyrat e SBASHK-ut janë==: 1. Mbrojtja e garantuar ligjore e të drejtës për punë dhe të drejtave nga marrëdhënia e punës; 2. Mbrojtja e interesave materiale të anëtarëve; 3. Përparimi i kushteve të punës dhe të jetës; 4. Kontribuon për të adresuar çështjet e strehimit; 5. Informimi objektiv dhe me kohë; 6. Angazhohet për bashkëpunim me ndërmarrje dhe persona të tjerë juridik në funksion të interesave të anëtarëve; 7. Zhvillimi dhe përmirësimi i funksionimit të Marrëveshjes Kolektive; 8. Pjesëmarrja në autoritetet përkatëse shtetërore dhe lokale në fushën e arsimit 9. Forcimi i dialogut social dhe partneritetit me punëdhënësin; 10. Të kontribuojë në edukimin dhe zhvillimin profesional të anëtarëve; 11. Studion dukuritë e mbetjes pa punë të anëtarëve, që shkaktohen nga ndërrimet në organizimin e tërësishëm të procesit edukativo- arsimor e kulturor dhe merr masa për mënjanimin e atyre dukurive. 12. Angazhohet ne sigurimin e pozitës materiale, sociale e kulturore të anëtarësisë

LIDHJA E KONTRATAVE KOLEKTIVE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Me qëllim të kryerjes së funksionit të vet, SBASHK-u ka të drejtë ekskluzive që të nënshkruajë Kontrata Kolektive me MASHT,MK dhe asociacione të ndryshme ekonomiko-shoqërore, ku do të precizoheshin të drejtat dhe obligimet e ndërsjella.

==Neni 16==.

BURIMET FINANSIARE TË SBASHK-ut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Mjetet financiare për fushëveprimin sindikal sigurohen nga: 1.1. kuota e anëtarësisë, 1.2. donacionet e ndryshme, 1.3. ndihmat solidare, 1.4. të hyrat nga prona e SBASHK-ut dhe 1.5. burimet e tjera që nuk janë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe statutare. 2. Punëdhënësi siguron inkasimin e kuotizimit të anëtarësisë në mënyrë institucionale. Mjetet nga kuota e anëtarësisë do të derdhen në xhirollogarinë e SBASHK-ut. 3. SBASHK-u, në fund të çdo viti fiskal, sipas dispozitave ligjore ne fuqi, bënë një auditim të jashtëm të mjeteve të shpenzuara. 4. Mjetet financiare të anëtarësisë sindikale barten dhe shpenzohen në formën institucionale në pajtim me vendimin e organit kompetent të Shoqatës Sindikale,Nivelit Komunal përkatësisht SBASHK-ut Neni 17.

==Lartësia e anëtarësisë është 0.5 % e të ardhurave personale neto,prej të cilave==: 1. 40% shoqatës sindikale 2. 10% sindikatës së nivelit komunal 3. 40% SBASHK-ut ( nga e cila paguhet edhe anëtarësia në EI- Internacionales së Arsimit) 4. 10% Fondi për pushim dhe rekreacion për anëtarësi ( deri në vendimin për bashkim me ndonjë Konfederatë Sindikale)

MJETET E VEPRIMIT[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

==Neni 18==. Me rastin e cenimit të të drejtës së punëtorit, të Kontratave Kolektive ose të mosrespektimit të Ligjit apo akteve tjera normative nga ana e punëdhënësit, SBASHK-u i përdorë këto mjete presioni: 1. Tërheq vërejtjen dhe zhvillon bisedime lidhur me to; 2. Bën kërkesë me shkrim për respektimin e kontratave kolektive dhe të normave ligjore; 3. Ushtron padi në organet përkatëse; 4. Angazhohet që konflikti i interesave të zgjidhet përmes institucioneve kompetente; 5. Tërheqë vërejtjen e fundit për ndërprerjen e punës dhe merr vendim për hedhje në grevë në bazë të ligjeve në fuqi.

GREVA[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

===Neni 19===.

1. Greva është mjeti legjitim më i fuqishëm i presionit sindikal për realizimin e të drejtave dhe interesave të anëtarëve. 2. Greva organizohet vetëm atëherë kur dështon çdo përpjekje për t'u arritur marrëveshja. 3. Greva mund të organizohen në nivele: shoqatë sindikale,komunale,nivele arsimore dhe në nivel qendror. 4. Në të gjitha rastet duhet të jepet pëlqimi nga organi përkatës dhe te njoftohet Kryesia e SBASHK-ut gjegjësisht KD i SBASHK-ut , përveç në rast të një greve në shoqatë sindikale të cilat kerkojnë pëlqimin e Kryesisë së SBASHK-ut .

==Neni 20==. Iniciativën për hedhje në grevë, varësisht prej kushteve dhe rrethanave, mund ta marrë: 1. Shoqata Sindikale; 2. Niveli Komunal; 3. Nivelet Qendrore të SBASHK-ut.

==Neni 21==.

1. Vendimi për hedhje në grevë në nivel shoqate merret me pëlqimin e 2/3 të anëtarëve të shoqatës sindikale. 2. Vendimi për hedhje në grevë në nivel komunal merret me shumicë votash,nëse për këtë paraprakisht kanë dhënë pëlqimin 2/3 e anëtarësisë në nivelin komunal. 3. Vendimin për hedhje në grevë në nivel vendi e merr Këshilli Drejtues me shumicë votash,nëse për këtë paraprakisht kanë dhënë pëlqimin 2/3 e anëtarësisë në nivel vendi. 4. Te gjitha nivelet që marrin vendim për grevë duhet ta njoftojnë me shkrim nivelin më të lartë se ai nivel. Neni 22

1. Për çdo grevë formohet Këshilli Grevist, i cili udhëheq dhe mbikëqyrë grevën. 2. Greva ndërpritet pasi që të përmbushen kërkesat e grevistëve, përkatësisht kur arrihet marrëveshja rreth kërkesave ose kur vlerësohet nga organi, i cili ka marrë vendim për hedhje në grevë, se vazhdimi i mëtejmë i grevës nuk ka efekt.

==Neni 23==. Para se të merret vendimi për fillimin e grevës, me qëllim që t'i tërhiqet vërejtja punëdhënësit mund të ndërpritet puna, por jo më shumë se një ditë.

==Neni 24==.

Sindikata siguron kushte të nevojshme materiale për mbajtjen e grevës, ndërkaq anëtarët gjatë kësaj kohe duhet të marrin ndihmë nga fondi i grevës,nëse ky fond ekziston. 1. Për nevojat e përkrahjes materiale të grevistëve formohet fondi i grevës. ==2. Mënyra e formimit dhe e përdorimit të mjeteve nga ky fond rregullohet me vendim të veçantë. ORGANIZIMI==

==Neni 25==.

SBASHK-u është i organizuar në këto nivele :[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Shoqatë Sindikale; (SHS) 2. Nivel Komunal; 3. Nivel Vendi

SHOQATA SINDIKALE (SHS)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 26.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqata Sindikale është njësia themelore e SBASHK-ut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Shoqata Sindikale formohet mbi parimin e një institucioni-një shoqatë sindikale, e cila duhet të ketë se paku 10 anëtarë. 2. Punonjësit nga dy ose më shumë institucione më të vogla, në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni, mund të formojnë një shoqatë sindikale. 3. Punonjësi i një institucioni, që nuk ka shoqatë sindikale, mund t'i bashkëngjitet një shoqate tjetër sindikale apo të formoj shoqatë sindikale në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni me punonjës të tjerë që nuk kanë shoqata sindikale.

Neni 27.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizimi i brendshëm dhe funksionimi i shoqatës sindikale janë të rregulluara me rregullat e organizatave sindikale të institucioneve përkatëse . 1. Shoqata Sindikale është një entitet juridik. 2. Organizata Sindikale ka llogarinë e saj bankare.

Neni 28 ==Shoqata Sindikale==: 1. Bënë shqyrtimin e legjislacionit të propozuar që do të ndërmerret në nivel shkolle lidhur me pozitën ekonomike dhe sociale të punonjësve dhe jep një mendim; 2. Mbron të drejtat për punë dhe të drejtat sociale të të punësuarve; 3. Vendos për greva dhe forma të tjera të protestës; 4. Shqyrton dhe vendos për propozimet dhe iniciativat e anëtarëve të saj dhe organeve të SBASHK-ut; 5. Monitoron dhe mbikëqyr zbatimin e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive; 6. Ballafaqohet me ankesat në lidhje me realizimin e të drejtave të punës së anëtarëve ; 7. Miraton raportin e përfaqësuesve të shoqatës sindikale,dhe ofron udhëzime për punën e tyre; 8. Propozon kandidatët për përfaqësuesit e punonjësve; 9. Propozon masa për të punuar në një mjedis të sigurt të punës; 10. Bënë organizime kulturore, sportive dhe aktivitete të tjera me interes për anëtarësinë; 11. .Mbron të drejtat e anëtarëve të sindikatave; 12. Paguan kuotën sindikale në përputhje me Statutin dhe vendimet e përcaktuara nga SBASHK-u 13 .Zgjidh kërkesat e anëtarëve të saj etj.

ORGANET E SHOQATËS SINDIKALE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 29[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organet e Shoqatës Sindikale janë: 1. Kuvendi i Shoqatës Sindikale 2. Kryesia e Shoqatës Sindikale 3. Komisioni Mbikëqyrës i Shoqatës Sindikale

KUVENDI I SHOQATËS SINDIKALE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 30[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Kuvendi është organi më i lartë i Shoqatës Sindikale . 2. Kuvendi përbëhet nga të gjithë anëtarët e Shoqatës Sindikale. Kuvendi duhet të mblidhet së paku një herë në vit. Nëse është e nevojshme mund të thirret më parë me kërkesën e një të tretës së anëtarësisë apo të Kryesisë së Shoqatës Sindikale. 3. Kuvendi shqyrton rezultatet e Shoqatës Sindikale, miraton raportin e punës dhe atë financiar të kryesisë, përcakton prioritete e organizimit të aktiviteteve sindikale, 4. Miraton rregullat për punën e Shoqatës Sindikale, zgjedh kryetarin,nënkryetarin dhe anëtarët e Kryesisë së Shoqatës Sindikale dhe Komisionin Mbikëqyrës.

KRYESIA E SHOQATËS SINDIKALE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 31[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Kryesia e Shoqatës Sindikale përbëhet nga kryetari,nënkryetari dhe anëtarët e zgjedhur në Kuvendin e SHS nga anëtarët e Shoqatës Sindikale. 2. Kryesia e Shoqatës Sindikale në emër të anëtarëve të vet kryen këto punë: 2.1 Monitoron zbatimin e kontratës kolektive në nivel të institucionit ,inicion ndryshimet e saj etj; 2.2 Siguron kushtet për informim të rregullt, të plotë dhe të vërtetë të punonjësve për çështjet që ndikojnë në punën socio-ekonomike e në bazë të ligjeve në fuqi; 3. 2.3 Përgatit programin e punës,raportin vjetor dhe pasqyrat financiare për anëtarësinë ; 2.4 Siguron kushte, që anëtarët e Shoqatës të paguajnë detyrimet rregullisht 4. Fondet që mbeten në Shoqatën Sindikale të përdorën ekskluzivisht për veprimtari sindikale; 2.5 Ballafaqimi me çështje të tjera me interes për anëtarësinë 5. Kryesia e shoqatës sindikale përbëhet nga 3 deri në 5 anëtarë.

KOMISIONI MBIKËQYRËS I SHOQATËS SINDIKALE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 32[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Komisioni Mbikëqyrës i Shoqatës Sindikale,mbikëqyrë përdorimin e fondeve financiare dhe të tjera dhe e informon shoqatën sindikale. 2. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga anëtarët e emëruar nga sindikata. 3. Anëtari i Komisionit Mbikëqyrës nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar i Kryesisë se Shoqatës Sindikale dhe anasjelltas. 4. Kuvendi dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale do të marr në konsideratë raportet dhe konkluzionet e Komisionit Mbikëqyrës. 5. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë. 6. Komisioni Mbikëqyrës i SHS obligohet të informoj Komisioni Mbikëqyrës të SKAP-it .

Neni 33[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Mandati i Kryesisë së Shoqatës Sindikale dhe Komisionit Mbikëqyrës është katër vjet. 2. Kryetari i Shoqatës Sindikale zgjidhet me mandat 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje . 3. Puna e kryetarit,nënkryetarit e anëtarëve të kryesisë si dhe Komisionit Mbikëqyrës të Shoqatës Sindikale është vullnetare.

NIVELI KOMUNAL[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 34[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sindikata Komunale e Arsimit Parauniversitar (SKAP) përbëhet nga: 1. Kuvendi i SKAP-it 2. Kryesia e SKAP-it 2. Komisioni Mbikëqyrës SKAP-it

KUVENDI I SKAP-it[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 35[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Kuvendi i SKAP-it përbëhet nga kryetarët e të gjitha Shoqatave Sindikale të Arsimit Parauniversitar të një komune. 2. Kuvendi duhet të mblidhet së paku dy herë në vit. Nëse është e nevojshme mund të thirret më shpesh. 3. Kuvendin e thërret kryetari , me kërkesën e 1/3- së të anëtarëve të Kuvendit apo Kryesisë së SKAP-it. 4. Kuvendi SKAP-it formohet nga shoqata sindikata në atë komunë. 5. Kuvendi i SKAP-it miraton rregullat dhe rregulloren e punës së kuvendit, miraton raportet e punës dhe raportin financiar të Kryesisë, përcakton prioritetet e organizimit të aktiviteteve sindikaliste në nivel komune apo të përcaktuar nga niveli qendror.

Neni 36[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kuvendi i SKAP-it zgjedh Kryesinë e SKAP-it ,delegatët për nivelin Qendror dhe komisione e përfaqësues tjerë duke u bazuar në nevojën reale për formimin, gjegjësisht zgjedhjen e tyre.

KRYESIA E SKAP-it[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 37[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Kryetari ,Nënkryetari dhe Anëtarët e Kryesisë zgjedhën nga Kuvendi SKAP-it, nga radhët e anëtarëve të Kuvendit me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve. 2. Kryesia e SKAP-it përbëhet nga 5-9 anëtarë varësisht nga numri i Shoqatave Sindikale në atë komunë. 3. Kryetari dhe nënkryetari i SKAP-it duhet të jenë njëri nga arsimi parashkollor, fillor dhe i mesëm i ulët e tjetri nga arsimi i mesëm. 4. Përgatit raport pune dhe raport financiar dhe i raporton Kuvendit dhe Nivelit Qendror. 5. Mandati i autoritetit në nivel komunal është 4 vjet me mundësi rizgjedhjeje.

KOMOISIONI MBIKËQYRËS I SKAP-it[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 38[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Komisioni Mbikëqyrës i SKAP-it ,mbikëqyrë përdorimin e fondeve financiare dhe të tjera dhe e informon Kuvendin dhe Kryesinë e SKAP-it. 2. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga anëtarët e emëruar nga Kuvendi i SKAP-it. 3. Anëtari i Komisionit Mbikëqyrës nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar i Kryesisë së SKAP-it dhe anasjelltas. 4. Kuvendi dhe Kryesia e SKAP-it do të marrë në konsideratë raportet dhe konkluzionet e Komisionit Mbikëqyrës. 5. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë. 6. Komisioni Mbikëqyrës i SKAP-it,obligohet të informojë Komisionin Mbikëqyrës Qendror.

Neni 39[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

==SBASHK-un e përbëjnë==: 1. Sindikata e Arsimit Parafillor,Fillor dhe e Mesme e Ultë e Republikës së Kosovës (SAPFK) 2. Sindikata e Arsimit të Mesëm e Lartë e Republikës së Kosovës (SAMK); 3. Sindikata e Universitetit dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë (SUSHK); 4. Sindikata e Kulturës e Republikës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë SKK.

==Neni 40==. Mënyra e organizimit dhe veprimi i pjesëve përbërëse të SBASHK-ut rregullohet me Statut të cilin e (aprovojnë) pjesët përbërëse të tij . Neni 41. Statutet e pjesëve përbërëse duhet të jenë në harmoni me Statutin e SBASHK-ut.

VIII ORGANET E SBASHK-ut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 42[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Kongresi 2. Këshilli Drejtues ( KD) 3. Kryesia 4. Komisioni Mbikëqyrës 5. Komisioni Statusor

KONGRESI[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neni 43[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organi më i lartë i SBASHK-ut është Kongresi. 1. Kongresi është i përbërë nga delegatët,anëtarë të SBASHK-ut, që zgjidhen duke u bazuar në numrin e anëtarëve që paguajnë kuotë sindikale dhe atë: 2. Për çdo 200 anëtarë nga një delegat. 3. Statusin e delegatit në Kongres e kanë edhe:Anëtarët e Kryesisë së SBASHK-ut,anëtarët e KD, Kryetari i Komisionit Mbikëqyrës ,Kryetari i Komisionit Statutor dhe Menaxheri i Financave, pa të drejtën e votës, për raportin e punës dhe sanksionet e organeve në të cilat ata janë anëtarë . 4. Mandati i delegatit është katër vjeçar. 5. Kongresi i rregullt mbahet çdo katër vjet. 6. Kongresi i jashtëzakonshëm , nëse është e nevojshme, mund të mbahet më parë, me kërkesën e 1/3 të delegatëve të Kongresit,me vendim të KD, me vendim të Kryesisë ose Kryetarit të SBASHK-ut . 7. Vendimi për të thirr Kongresin, për kriteret e përzgjedhjes dhe numrin e delegatëve, e merr KD ne pajtim me statutin. 8. Me punimet e Kongresit udhëheq Kryetari dhe Kryesia e Punës. 9. Në Kryesinë e punës të Kongresit Zgjedhor,në fazën e zgjedhjeve , nuk mund ta udhëheq ai që është kandidat për t'u zgjedhur në ndonjë post ne Organet Udhëheqëse Qendrore të SBASHK-ut .

Neni 44 ==KONGRESI==: 1. Miraton ndryshimet dhe plotësimet e Statutit dhe Programit të SBASHK-ut; 2. Miraton ndryshimet dhe plotësimet e parimeve dhe objektivave të SBASHK-ut; 3. Miraton, plotëson apo i anulon vendimet e KD; 4. E zgjedh ose e shkarkon Kryetarin, cilindo nga anëtarët e Kryesisë të pazgjedhur 5. Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës dhe Komisionit Statutor; 6. Miraton raportin e punës dhe atë financiar të SBASHK-ut mes dy Kongreseve; 7. Diskuton dhe miraton raportin e Komisionit Mbikëqyrës. 8. Përcakton drejtimet e veprimtarisë sindikale për periudhën mes dy Kongreseve; 9. Vendos për hyrjen apo daljen e SBASHK-ut nga ndonjë Konfederatë; 10. Shqyrton ankesat dhe parashtresat që i janë drejtuar Kongresit; 11. Miraton rregulloren e punës së Kongresit, 12. Mund të ndryshojë, ose anulojë ndonjë akt normativ apo vendim të Organeve të SBASHK-ut; 13. Zgjedh Kryesinë e punës së Kongresit; 14. Zgjedh Komisionet Verifikuese të Kongresit; 15. Zgjedh Komisionin Kandidues të Kongresit; 16. Zgjedh Komisionin Zgjedhor të Kongresit; 17. Zgjedh edhe Komisionet tjera të nevojshme për punën e Kongresit 18. Verifikon anëtarët e KD sipas propozimit te SKAP-ve,SUSHK-ut dhe SK

Neni 45[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kongresi ,për funksionimin më efikas të SBASHK-ut , mund të transferojë tek Këshilli Drejtues i SBASHK-ut disa kompetenca brenda fushëveprimit të Kongresit.

==Neni 46--

KËSHILLI DREJTUES[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ( në tekstin e mëtejmë KD) është organi më i lartë i SBASHK-ut në mes dy Kongreseve. 2. KD-në e përbëjnë: Kryesia e SBASHK-ut, anëtarët e zgjedhur nga SKAP-ve sipas këtij kriteri : Deri në 500 anëtarë - një delegat, nga 500-1000 -dy delegatë, nga 1000-1500 tre delegatë ,nga 1500-2000- katër delegat e kështu me radhë duke ruajtur përfaqësimin e nivelit arsimor. 3. Në KD përfaqësohen edhe Shtëpitë Studentore dhe Kultura me nga një përfaqësues nëse kanë anëtarësi. 4. Anëtarët e KD e i verifikon Kongresi sipas propozimit te SKAP-ve, SUSHK-ut dhe SK. 5. KD e thërret Kryetari ose Kryesia e SBASHK-ut e në mungesë të Kryetarit e thërret nënkryetari i parë. 6. Mbledhja konstituive e KD duhet të thirret brenda 30 ditëve pas Kongresit. 7. KD thirret të paktën një herë në vit, por sipas nevojës edhe më shpesh. 8. KD mund të thirret edhe me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të KD apo me kërkesën e Komisionit Mbikëqyrës.

Neni 47[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KËSHILLI DREJTUES[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Verifikon draft- statutin e SBASHK-ut të përgatitur nga Komisioni Statutor ; 2. Verifikon projekt- programet e veprimit sindikal të SBASHK-ut, 3. Vlerëson, shqyrton dhe merr qëndrim lidhur me raportin njëvjeçar te punës së SBASHK-ut. 4. Vendos mbi nënshkrimin e Marrëveshjeve Sociale, Kontratës Kolektive dhe deklaratave në përputhshmëri me aktet ligjore; 5. Vlerëson,shqyrton dhe merr qëndrim lidhur me vendimet e Kryesisë së SBASHK-ut. 6. Miraton dhe ndryshon programin vjetor të punës dhe buxhetin për vitin paraprak dhe raporton mbi zbatimin e programit vjetor të punës dhe planit financiar; 7. Cakton datën e mbajtës dhe rendin e ditës së Kongresit; 8. Verifikon propozimin e Kryesisë për Komisionin Mbikëqyrës dhe Komisionin Statutor. 9. Propozon kandidatët për organet punuese të Kongresit; 10. Vendos mbi anëtarësimin apo ç'anëtarësimin e SBASHK-ut në Konfederatë; 11. Vendos në rast të konfliktit ndërmjet vendimeve të SBASHK-ut, përveç në lidhje me vendimet e Kongresit,Komisionit Mbikëqyrës dhe Komisionit Statutor; 12. Miraton rregulloren e punës së KD; 13. E informon anëtarësinë në lidhje me vendimet dhe veprimet e KD; 14. Organizon veprime të përbashkëta të solidaritetit që adresojnë çështjet sociale të punonjësve; 15. Kujdeset për mbrojtjen e plotë të anëtarëve të SBASHK-ut; 16. Merr masa ( rregullisht dhe tërësisht) për anëtarësim në SBASHK, për pagesën e kuotës sindikale si dhe për sigurimin dhe mbarëvajtjen e fondeve ; 17. Organizon forma të ndryshme të veprimit sindikal për të drejtat e anëtarëve të garantuara me Kushtetutë dhe Konventa Ndërkombëtare si dhe greva në nivel kombëtar; 18. Vendos për themelimin e kompanisë, organizatës, nxjerrjen e gazetës, revistës apo koleksionit të SBASHK-ut; 19. Kryen edhe aktivitete të tjera me interes për anëtarët e SBASHK-ut.

Neni 48[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KD, për funksionimin efikas të SBASHK-ut mund të transferojë te Kryesia e SBASHK-ut disa kompetenca brenda fushëveprimit të KD.

Neni 49[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur kërkesat e arsyeshme të anëtarëve të saj, nuk zghidhen përmes dialogut dhe veprimeve tjera sindikale ; 1. KD i fton shoqatat sindikale,në përputhshmëri me Ligjet dhe Statutin, të ndërrojnë formën e deritashme të veprimit sindikal për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe të përgatiten që të fillojnë grevën e përgjithshme. 2. KD shpall grevë të përgjithshme në përputhje me Ligjet në fuqi me 2/3 e votave të anëtarëve të KD.

Neni 50[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KD thërret një Kongres të jashtëzakonshëm të SBASHK-ut në qoftë se për të deklarohen të paktën 50%+1 te anëtarëve të KD.

==KRYESIA E SBASHK-ut== ( Kryesia )

Neni 51[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Kryesia përbëhet nga 9 ( nëntë ) anëtarë: Kryetari , dy Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm, dy përfaqësues për Arsimin Parashkollor, Fillor e i Mesëm i Ulët, një nga Arsimi i Mesëm një nga Arsimi Universitar dhe një nga Kultura. 2. Në kryesi mundësisht duhet të jetë përfaqësimi adekuat i gjinisë femërore 3. Takimet e Kryesisë i thërret dhe i udhëheq Kryetari i SBASHK-ut. 4. Niveli Arsimor qe ka më pak se 1000 anëtarë nuk përfaqësohet ne Kryesi,përveç nëse Kryetari i Nivelit Arsimor shkon me automatizëm.

Neni 52[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Kryetari,dy Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm zgjidhen duke e respektuar nenin 51. 2. Anëtarin e dytë të Kryesisë, përfaqësues i niveleve arsimor, e propozon niveli përkatës arsimor. 3. Kandidatët për kryetar duhet të paraqesin para Kongresit programin e punës për mandatin që dëshiron të zgjidhet. 4. Kryetari zgjidhet nga Kongresi ndërsa Nënkryetarët,Sekretarin e Përgjithshëm dhe anëtarin e dytë të Kryesisë nga Arsimi Fillor i zgjedh KD në mesin e së paku dy kandidatëve të propozuar dhe kanë mandat 4 vjeçar. 5. Nënkryetari i parë është ai që vjen nga niveli me anëtarësi më numerike.

Neni 53[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KRYESIA[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Zbaton vendimet e Kongresit dhe KD; 2. Monitoron dhe vlerëson zbatimin e marrëveshjeve shoqërore, Kontratës Kolektive, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore; 3. Vendos për mjetet dhe procedurat e tjera në mungesë të marrëveshjeve shoqërore, kontratës kolektive, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore; 4. Vendos për thirrjen e mbledhjeve të KD, përgatit dhe zbaton vendimet e KD; 5. Miraton, Rregullat e Punës së Kryesisë, 6. I raporton KD për punën e vet; 7. Miraton rregullore dhe dokumente tjera relevante për aktivitetet e SBASHK-ut ; 8. Miraton rregulloren e përgjithshme mbi të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës për punonjësit në të gjitha nivelet e organizimit të sindikatave; 9. Miraton rregulloren për sistematizimin e vendeve te punës në SBASHK ; 10. Cakton vlerën e poenit për paga. 11. Propozon krijimin e organizatave, botimin e revistave, broshurave, etj; 12. Kujdeset për personelin profesional,kadrovik dhe çështje të tjera për punën dhe aktivitetet e SBASHK-ut; 13. Kujdeset për pronat e blera nga fondet në përputhje me rregullat e ndarjes së tarifave 14. I propozon KD planin vjetor dhe planin financiar; 15. Merr vendime dhe jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e kontakteve me autoritetet shtetërore qendrore, lokale, organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare, si dhe persona të tjerë juridik në fushën e arsimit; 16. Emëron dhe shkarkon grupe punuese për të negociuar dhe lidhur marrëveshje kolektive,si dhe ua jep atyre udhëzimet e duhura për negociatat; 17. Propozon shkarkimin e Kryetarit të SKAP,SUSHK e SK, në raste të shkeljeve statutare apo moszbatimit të vendimeve të organeve të SBASHK-ut, të organet që i kanë zgjedhur . 18. I propozon KD veprim të rregullt dhe të plotë për anëtarësim të anëtarëve , pagesa të kuotës apo politikat destinuese për përdorimin e fondeve të sindikatave; 19. Bashkëpunon me institucionet e përfaqësuesit sindikal dhe koordinon punën e niveleve komunale të SBASHK-ut, 20. Cakton personin përgjegjës për informim, 21. Vendos dhe mban kontakte me sindikatat dhe organizatat tjera në të gjitha fushat; 22. Vendos për propozime, për të ngritur procedura para Gjykatës Kushtetuese; 23. Shqyrton dhe merr vendime lidhur me iniciativat dhe propozimet e anëtarëve dhe organeve të tjera të sindikatave; 24. Emëron përfaqësuesit e SBASHK-ut në organe dhe organizata tjera; 25. Jep opinion mbi ligjet,rregulloret dhe dokumentet e tjera; 26. Miraton vendime të tjera në kuadër të statutit.

Neni 54[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KRYETARI[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. - Përfaqëson SBASHK-un; 2. Përfaqëson interesat e anëtarëve para autoriteteve dhe institucioneve dhe në takimet sindikale ndërkombëtare; 3. Thërret seanca dhe kryeson punën e KD dhe Kryesisë; 4. Zbaton vendimet dhe konkluzionet e KD dhe Kryesisë; 5. Merr masa të nevojshme për zbatimin e politikave të përcaktuara nga SBASHK-u; 6. Në mbledhjet e KD dhe Kryesisë raporton për punën , aktivitetet dhe realizimin e vendimeve; 7. Siguron zbatimin e vendimeve të KD dhe Kryesisë 8. Nënshkruan Kontratën Kolektive për sektorin e arsimit; 9. Nënshkruan kontrata të treta , në interes të SBASHK-ut sipas vendimeve të KD apo Kryesisë; 10. Është përgjegjës për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me sindikatat e tjera në Republikën e Kosovës dhe vende të tjera sipas vendimeve të KD dhe Kryesisë së SBASHK-ut. 11. Udhëheq bashkëpunimin sindikal ndërkombëtar ; 12. Është përgjegjës i fondeve në llogaritë e SBASHK-ut ; 13. Obligohet që të informojë menjëherë anëtarësinë dhe opinionin publik për të gjitha vendimet e Organeve të SBASHK-ut; 14. Vendos për çështje të tjera në përputhje me këtë Statut dhe vendimet e KD dhe Kryesisë. 15. Raporton për punën e vetë Kryesisë,KD dhe Kongresit.

Neni 55[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

==NËNKRYETARËT==:

1. Në bashkëveprim me kryetarin kryejnë të gjitha punët dhe detyrat që i angazhon Kryesia dhe Kryetari. 2. Detyrat e veçanta që kryejnë nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë nga nivelet arsimore duhet të përcaktohen me rregullore të Kryesisë.

Neni 56

==SEKRETARI i PËRGJITHSHËM==:

1. Organizon, dhe është përgjegjës-e për përgatitjen e materialeve për mbledhjet e KD , komisioneve dhe organeve nën mbikëqyrjen e KD ; 2. Organizon punët për përgatitjen e mbledhjeve të Kryesisë; 3. Organizon dhe koordinon punën e grupeve punuese ; 4. Kujdeset për shqyrtimin e kërkesave,njofton palët me qëndrimet e KD apo Kryesisë dhe detyra tjera; 5. informon anëtarët e SBASHK-ut dhe i udhëzon për punë në të gjitha nivelet e organizimit në pajtueshmëri me vendimet e KD apo Kryesisë së SBASHK-ut 6. Krijon dhe mban kontakte me organizatat sindikale ndërkombëtare në pajtueshmëri me vendimet e KD apo Kryesisë së SBASHK-ut 7. Ju ofron asistencë të rregullt për trajnime dhe çështje tjera të sindikatës. 8. Koordinon punën me Kryetarët e Sindikatave Komunale,me Arsimin Parauniversitar, Universitar,Shkencën e Kulturën për mbajtjen e Kuvendeve; 9. Asiston me zyrtarë për të kryer planin financiar, 10. Është përgjegjëse për të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve në SBASHK 11. Nënshkruan kontratat e të punësuarve në SBASHK 12. Përfaqëson SBASHK-un në kontestet Gjyqësore, 13. Udhëheq diskutimet dhe negociatat me organizatat e tjera përveç nëse Kryesia vendos ndryshe, 14. Kryen edhe punë tjera në përputhje me statutin dhe dokumentet tjera të SBASHK-ut

Neni 57

Kryetari,Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm gjatë mandatit duhet të jenë të liruar nga obligimet e punës primare në ndonjë institucion tjetër.

Neni 58 Kryetarit,Nënkryetarëve,Sekretarit të Përgjithshëm ,Anëtarëve të Kryesisë dhe të gjithë personave të zgjedhur në të gjitha nivelet , i pushon detyra me: 1. Përfundim të mandatit 2. Pensionim ( mosha 65 vjeç sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212) 3. Shkelje të rëndë të Statutit 4. Shkarkim 5. Dorëheqje 6. Nëse deklarohen të paktën 50%+1 të anëtarëve të Kongresit .

Neni 59

1. Në rastet kur Kryetari nuk është në gjendje të kryejë funksionin e tij,funksionin e kryetarit e kryen Nënkryetari i parë. 2. Në rastet e parashikuara në nenin 58, pika 2, 3, 4 5 dhe 6 të Statutit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, ushtrues i detyrës është nënkryetari i parë . Zgjedhja e Kryetarit , sipas paragrafit 2 të këtij neni, duhet të bëhet brenda 6 muajve, 3. E njëjta procedurë vlen edhe për Nënkryetarët,Sekretarin e Përgjithshëm e Anëtarët e Kryesisë. 4. Kryetari,Nënkryetarët,Sekretarin e Përgjithshëm e Anëtarët e Kryesisë të zgjedhur kanë mandat deri në Kongresin e rregullt zgjedhor.

Neni 60 KOMISIONI MBIKËQYRËS: 1. Komisioni Mbikëqyrës mbikëqyrë ligjshmërinë e financimit, alokimin dhe përdorimin e fondeve të SBASHK-ut. 2. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet prej tre anëtarëve të cilët në mbledhjen konstituive zgjedhin kryetarin. 3. Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës nuk mund të jenë anëtarë të KD e as të Kryesisë. 4. Komisioni Mbikëqyrës do të veprojë me nismën e vet, me iniciativën e KD, Kryesisë dhe Kryetarit. 5. Komisioni Mbikëqyrës është i pavarur në punën e tij. 6. Dokumentet e Komisionit Mbikëqyrës janë:mendimet interpretimet dhe vendimet. 7. Komisioni Mbikëqyrës miraton rregullat e veta të procedurës. 8. Monitoron zbatimin e politikave të përcaktuara financiare, kontrollon dhe shqyrton se si bëhet grumbullimi i të hyrave; 9. Kontrollon menaxhimin e përgjithshëm financiar të SBASHK-ut; 10. I raporton Kryesisë dhe KD dhe Kongresit; 11. Nëse konstaton parregullsi mund të kërkoje thirrjen e Kryesisë apo KD; 12. Ka qasje në të gjitha dokumentet ligjore të SBASHK-ut dhe organet e tij, në të gjitha nivelet e organizimit, të cilat janë të lidhura me realizimin e objektivave të Komisionit Mbikëqyrës. 13. Anëtarët e Komisioni Mbikëqyrës do të zgjidhen për një mandat prej 4 vjetësh. 14. Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës janë vullnetarë.

Neni 61 KOMISIONI STATUTOR:

1. Komisioni Statutor e interpreton Statutin dhe dokumentet tjera të SBASHK-ut. 2. Përkujdeset ,që rregulloret e punës dhe rregulloret tjera të niveleve komunale dhe shoqatave sindikale të jenë në harmoni me Statutin e SBASHK-ut . 3. Komisioni statutor zgjidh ankesat e anëtarëve, shoqatave sindikale,niveleve komunale apo organeve tjera brenda SBASHK-ut në lidhje me : 3.1 Shkeljen e procesit zgjedhor; 3.2 Anulimin e zgjedhjeve sindikale; 3.3 Shkeljen e Statutit 3.4 Shkarkimin dhe dorëheqjen. 4. Komisioni Statutor merr vendime në mbledhjen e tij brenda 30 ditëve nga marrja e ankesës në procedurë të rregullt. 5. Komisioni miraton rregulloren e punës. 6. Dokumentet që nxjerrë Komisioni Statutor janë konkluzionet dhe vendimet . 7. Dokumentet janë përfundimtare dhe të detyrueshme në qoftë se për ta nuk parashtrohet ankesë brenda afatit të parashikuar. 8. Komisioni statutor ka 5 anëtarë. Në mesin e anëtarëve zgjidhet Kryetari. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Statutor do të jetë me votim të fshehtë me kundër kandidat në Kongres . 9. Anëtarët e Komisionit Statutor zgjidhen për një mandat prej 4 vjetësh. 10. Anëtarët e Komisionit Statutor janë vullnetarë.

Neni 62

Marrëdhëniet dhe vendimarrja në sindikatë: 1. Kushti themelor për të vendosur në Shoqata Sindikale dhe në të gjitha organet e SBASHK-ut është shprehja e vullnetit në mënyrë demokratike, në interes të anëtarësisë. 2. Organet e shoqatave sindikale,nivelit komunal,niveleve arsimore dhe të SBASHK-ut mund ligjërisht të vazhdojnë punën nëse në seancë marrin pjesë shumica e anëtarësimit të përgjithshëm dhe vendimet janë të vlefshme në qoftë se ato janë marrë me votimin e shumicës së të pranishmëve, përveç nëse ndonjë nen i statutit për ndonjë organ të caktuar e parasheh ndryshe. 3. Të gjitha organet e SBASHK-ut para marrjes së vendimeve, qëndrimeve dhe konkluzioneve për çështjet më vitale të veprimtarisë së tij si dhe në dokumentet e karakterit programor dhe statusor, duhet të organizojnë një debat publik me anëtarësisë. 4. Vendimet merren me votim, në përputhje me statutin.

Neni 63

PROCEDURAT E KANDIDATURËS

1. SBASHK-u është i pavarur në menaxhimin e politikës së kuadrove të tij . 2. Anëtari i SBASHK-ut ka të drejtën e vetë-kandidimit , mund të zgjedhë dhe të propozojë, të jetë i propozuar dhe i zgjedhur në të gjitha funksionet dhe forumet e organeve nga Shoqata Sindikale deri në SBASHK dhe në Konfederatë Sindikale në Republikën e Kosovës ,nëse SBASHK-u është anëtare. 3. Për propozimin dhe kryerjen e ndonjë funksioni në Sindikatë, anëtari duhet të paraqesë kandidaturën me shkrim. 4. Çdo kandidat i propozuar duhet të deklarohet për pranimin e kandidimit , i cili pastaj fiton të drejtën qe të futet në listën e kandidatëve.

Neni 64 1. Nëse zgjedhjet në Shoqatat Sindikale,nivelin komunal dhe nivelet tjera nuk janë mbajtur në kohën e paraparë me statut , Kryesia e SBASHK-ut do të caktojë një ushtrues detyre të Kryetarit në kohën prej më së shumti 6 muaj. 2. Gjatë kësaj kohe ushtruesi i detyrës së kryetarit duhet t'i organizojë zgjedhjet.

Neni 65

1. Funksionet në organet e SBASHK-ut janë të papajtueshme me funksionet në organizatat politike dhe autoritetet qeverisësë në nivel qendror. 2. Kryetarët e sindikatave në të gjitha nivelet nuk mund të jenë në listat zgjedhore të partive politike, në zgjedhjet në Republikën e Kosovës.

Neni 66

ZGJEDHJET NË SBASHK:

1. Zgjedhjet e rregullta në shoqata sindikale kryhen çdo 4 vite, në bazë të vendimit për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve. 2. Shoqatat Sindikale me rregullat e tyre e rregullojnë mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të organeve të tyre , në përputhje me Statutin e SBASHK-ut 3. Konstituimi i Kuvendeve Komunale të sindikatave bëhet pas mbajtjeve të zgjedhjeve në shoqata sindikale. 4. Zgjedhja e Kryetarit, gjegjësisht Kryesisë së Shoqatës Sindikale bëhen me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve. 5. Është e drejtë e çdo anëtari të iniciojë dorëheqjen ose shkarkimin e udhëheqësve ose anëtarëve të organeve sindikale. Iniciativa duhet të dorëzohet me shkrim me një shpjegim nga organi që ky anëtar i takon , përmes shoqatës sindikatave të tij. 6. Zgjedhjet e parakohshme kryhen në bazë të vendimeve të miratuara te Shoqatave Sindikale,Nivelit Komunal dhe SBASHK-ut.

Neni 67

1. Për pozitat udhëheqëse dhe anëtarë të forumeve të SBASHK-ut propozohen kandidatët të cilët zotojnë aftësi dhe njohuri për përmbushjen e interesave të anëtarësisë dhe mbrojtjen e të drejtat e tyre, që posedojnë zotësi organizative dhe zotësi tjera për punë sindikale dhe si të tillë gëzojnë reputacion e besim te anëtarësia. 2. Iniciativa për propozimin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni mund të iniciojë edhe organet në nivele më të larta të SBASHK-ut. 3. Anëtarët e SBASHK-ut mund të kryejnë vetëm një funksion në Organet e SBASHK-ut nëse Statuti i SBASHK-ut nuk e definon ndryshe.

Neni 68

1. Kandidatin për Kryetar e propozon:KD,Kryesia, Kuvendi Komunal apo Shoqata Sindikale. 2. Kandidat për Kryetar mund të propozohet një anëtar i cili në periudhën e kaluar ka marrë pjesë në mënyrë aktive në punët e SBASHK-ut, në nivelin komunal apo qendror dhe që ka së paku 5 vjet përvojë pune në fushën e arsimit. 3. KD i përcakton kriteret për kandidat dhe hyrjen në procedurën e zgjedhjes për Kryetar bazuar në Statutin e SBASHK-ut.

Neni 69 1. KD konstituohet pas Kongresit, sipas kritereve të përcaktuara me këtë Statut. 2. Vendimin për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve e merr KD dhe zbatohet nga organet e SBASHK-ut. 3. KD shpall zgjedhjet për të gjitha organet e SBASHK-ut, në të gjitha nivelet në afat prej së paku 60 ditëve para skadimit të mandatit të organeve Qendrore.

Neni 70

PROCEDURA E ZGJEDHJEVE

1. Zgjedhjet në SBASHK janë me votim të fshehtë. 2. Zgjedhjet në të gjitha nivelet i bën Komisionin Zgjedhor. Komisioni Zgjedhor emëron organet që i menaxhojnë zgjedhjet. 3. Zgjedhjet janë të vlefshme nëse kanë votuar shumica e anëtarëve me të drejtë vote. 4. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të anëtarëve prezent, zgjidhet . 5. Për fillimin dhe mbarimin e mandatit të organeve të shoqatave sindikale, vendos KD me vendimin për shpalljen e zgjedhjeve. 6. Mandati i të gjitha organeve tjera, fillon dhe mbaron me vendim të Kongresit. 7. Në zgjedhje, zgjidhen anëtarët dhe organet e SBASHK-ut me një mandat që e përcakton ky statut. 8. Procedura për zgjedhje të parakohshme është e njëjtë si procesi zgjedhor i rregullt. 9. Organet e SBASHK-ut në përgjithësi ose të anëtarëve të këtyre organeve do të shkarkohen në të njëjtën mënyrë që vlen për zgjedhje. 10. Nëse kandidati në tri raunde nuk merr votat e nevojshme,ndërpritet votimi për të vazhduar në një afat jo me gjatë se 15 ditë dhe ndërrohen kandidatët.

.

Neni 71

1. Udhëheqësit ose anëtarit të ndonjë organi të SBASHK-ut i ndërpritet mandati: a. Pas skadimit të mandatit; b. Përfundimi i anëtarësimit në SBASHK; c. Me kërkesën e tij; d. Shkeljet e rënda statusore e. Shkarkim f. Dorëheqja; g. Daljes në pension ( mosha 65 vjeç sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212). 1. Në rastet e ndërprerjes së mandatit të udhëheqësit apo anëtarësisë të ndonjë organi sindikal, udhëheqësi apo anëtari i sapozgjedhur ka mandat deri në zgjedhjet e rregullta.

Neni 72 1. Dorëheqja duhet të paraqitet tek organi apo organizata në të cilën është kryer funksioni. 2. Vendimi për shkarkimin, miratohet nga organi kompetent i SBASHK-ut me votim të hapur. 3. Para marrjes së një vendimi për shkarkimin të udhëheqësit apo anëtarit, jepen arsyet për shkarkimin e tij.

FINANCIMI

Neni 73 1. Baza materiale për operimin dhe funksionimin e SBASHK-ut janë fondet e burimeve nga kuota sindikale ,donacione dhe të tjera. 2. Kuota sindikale paguhet nga shoqatat sindikale, kurse SBASHK-u krijon kushte për ndalesë të kuotës sindikale përmes listës së pagave.. 3. Shoqatat sindikale mund të përcaktojnë një sasi më të lartë të kuotës sindikale me kusht që pjesa mbi % e përcaktuar me këtë statut të mbetet për nevoja të shoqatës. 4. Përdorimi i të hyrave nga kuota sindikale përdoret në mënyrë rigoroze sipas Rregullores së miratuar nga Kryesia e SBASHK-ut . 5. Anëtari nuk mund të pretendojë rimbursim të kuotës sindikale.

Neni 74

SBASHK-u ndjek procedurat për çështjet financiare në përputhje me ligjet dhe standardet e përcaktuara në Republikën e Kosovës.

INFORMACION

Neni 75

1. SBASHK-u informacionin dhe edukimin mund ta bëjë përmes hapjes së një Qendre për Arsim. 2. Organizimi i punës dhe juridiksioni i Qendrës duhet të themelohet nga KD me akt të veçantë. 3. Të gjitha organet e sindikatave dhe organizatave përmes seminareve, punëtorive, kurseve etj. publike që veprojnë janë të obliguara të raportojnë punën e tyre duke siguruar informacione në kohë, të vërteta dhe të plota. 4. KD dhe Kryesia e SBASHK-ut për punën e vet dhe aktivitetet i informon organizatat sindikale,anëtarësinë dhe opinionin e gjerë në media, web sites, revista, broshura dhe forma të tjera.

SHËRBIMI PROFESIONAL

Neni 76

1. Detyrat profesionale, administrative dhe teknike kryhen nga shërbimi profesional i SBASHK-ut. 2. Kryesia me akte normative të veçanta përcakton organizimin si dhe sistemimin për këqyrjen e detyrave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni.

SHPËRBLIME Neni77

1. KD mund të japë shpërblime. 2. Propozimin, dhe kriteret për dhënien e shpërblimeve e përgatit Kryesia.

DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 78

1. Ky Statut hyn në fuqi pas miratimit nga Kongresi i SBASHK-ut. 2. Me miratimin e këtij Statuti përfundon vlefshmëria e Statutit të prillit te vitit 2009. 3. Ndryshimet në këtë Statut do të bëhen sipas procedurës me të cilin është miratuar. 4. Ndryshime në Statut midis dy Kongreseve mund të bëjë KD në qoftë se për këto ndryshime votojnë së paku dy të tretat e anëtarëve te KD.

Neni 79

Shoqatat sindikale dhe organet tjera në të gjitha nivelet obligohen që brenda dy muajve të harmonizojë politikat, vendimet dhe dokumentet tjera në përputhshmëri me këtë Statut[2].

Prishtinë ,Shkurt 2014 Kryetari i SBASHK-ut

Rrahman Jasharaj

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]