Jump to content

Sasha Rasiç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Saša Rasič)
Sasha Rashiq
Lindi8 korrik 1973
KombësiaSerb
ProfesioniJurist

Sasha Rashiq (srb: Saša Rašić), lindi më 8 korrik të vitit 1973 në Dobratin, të komunës së Lipjanit, është politikan serb i Kosovës.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Lipjan. Diplomën e juristit e ka marrë në Fakultetin Juridik në Kragujevc. Ka punuar si : jurist në NSH, “farmed“ në Prishtinë.

Si përkthyes në KFOR - in Britanez në Lipjan, si Asistent dhe Koordinator në Policinë e UNMIK-ut, në Lipjan dhe Shtabin Kryesor në Prishtinë.

Deri në emërimin në këtë funksion ka qënë Zevendes Ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Është pjesëmarrës i takimeve dhe seminareve të shumta në : Organizatën e KB-se, OSBE-se, Qeverise së Kosovës, DCAF–it, ICITAP-it, Departamentit të Drejtësisë së ShBA–ve.

Është anëtar i Udhëheqësisë më të ngushte të Partisë së Pavarur Liberale.

Burimet e informatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]