Sabahudin Komoni
Sabahudin Komoni | |
---|---|
Lindi | 27 nëntor, 1941 Gjakovë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | edukator |
Z. Sabahudin Komoni lindi më 27.11.1941 në Gjakovë;
Arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prof.dr. Sabahudin Komoni gjimnazin e kreu, më 1961, në Prishtinë si dhe Fakultetin Ekonomik, më 1965, në gjuhën serbokroate. Studimet Pasdiplomike i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetin të Shkupit-Drejtimin e Financave-Problemet Monetare-Kreditore. Në shkurt të vitit 1970 e mori titullin e magjistrit të shkencave ekonomike. Në vitin 1979 e mbrojti punimin e doktoratës, me titull: "Sistemet Monetare Ndërkombëtare-Mekanizmi, Kriza dhe Reforma" në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkupit. Ka bërë specializime plotësuese në Shkup, Bullgari, Shqipëri, Hungari.
Karriera pedagogjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shtator të vitit 1967 është pranuar asistent në lëndën e Financave në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Në vitin 1970 është zgjedhur ligjërues i lëndës së Financave, në vitin 1973 është zgjedhur docent për të njëjtën lëndë. Më 1980 është zgjedhur occupationesor inordinar, kurse më 1985 e gjer më sot është profesor ordinar për lëndën Financa.
Në Studimet Pasdiplomike të Fakultetit Ekonomik të Prishtinës ligjëron Ekonominë Monetare, Sistemin Monetar Ndërkombëtar, Bankat dhe Menaxhimenti Bankar, Ekonominë Fiskale dhe Tregun Financiar.
Aktivitetet profesionale dhe shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 janar 1999 është zgjedhur dekan i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe e vazhdoi në vitin 2000, 2001, 2002 deri më l janar 2003. Ishte pjesëmarrës i Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje si ekspert për çështje ekonomike si dhe anëtar i Komisionit për Financa dhe Sistem Financiar në Administratën e Z. Koushner-it.
Tekstet dhe publikimet universitare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është autor i tekstit universitar "Financat", të botuar në vitin 1976, dhe i monografisë "Medjunarodni monetarni sistem", Prishtinë, 1981 dhe Sistemi Monetar Ndërkombëtar-Mekanizmi, Kriza dhe Reforma, Prishtinë, 1996. Publikime profesionale dhe shkencore ka të botuara në "Economia" Modernization of Banking System, New York, 1996 Publiship Company, etj. dhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës: "Kosova-Strategjia e zhvillimit".