Sabiha Bengütaş

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sabiha Ziya Bengütaş (lindur në 1904- 2 tetor 1992) ishte një skulptore turke. Ajo është skulptorja e parë grua në Turqi.[1]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sabiha Ziya lindi në Stamboll në 1904.[2] Ajo kishte një motër dhe një vëlla më të madh. Ajo përfundoi gjimnazin “Eyubsultan Numune”, njohur ndryshe me emrin “Eyüp Anatolian”. Ajo jetoi për katër vite në Dmaskus, Siri (dikur pjesë e perandorisë osmane, ku i ati i saj ishte i thirrur). Ajo vijoi edukimin e saj atje, duke ndjekur një shkollë franceze dhe katolike për një vit.Më pas familja u rikthye në Büyükada, ku ajo përfundoi gjimnazin pranë “Köprülü Fuat Pasha”. Në 1920 ajo nisi të studiojë artet e bukura në departamentin e Pikturës dhe të Skulpturës në Akademinë e Arteve të Bukura të Stambollit (ditët e sotme ka marrë emrin Universiteti Mimar Sinan). Ajo ishte studentja e parë vajzë në klasë. [3]Feyhaman Duran ishte një prej pedagogëve të saj në akademi. Në 1924 ajo fitoi një bursë të shtetit për të studiuar pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Romë, Itali ku ajo dhe ndoqi një punëtori të Ermenegildo Luppi(1877-1937).

Më vonë ajo u martua me Şakir Emin Bengütaş, një diplomat dhe nipi i poetit Abdülhak Hâmid Tarhan. Ajo udhëtonte shpeshherë jashtë shteti duke shoqëruar bashkëshortin e saj. Çifti u shpërngul në Maltepe, Çankaya në Ankara.

Ajo u largua nga jeta në 2 tetor 1992.

Art[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1925, tre buste të skulptores Ziya u shfaqën në ekspozitën pranë muzeut “Galatasaray/ Beyoğlu” në Stamboll. Vitin tjetër, tre buste të tjera të saj u ekspozuan në të njëjtin muze. Disa prej skulpturave të saj janë buste të personave të famshëm sikurse poeti Ahmet Haşim (1884-1933), dramaturgu dhe poeti Abdülhak Hamit Tarhan (1852-1937), aktorja e parë myslimane në filma Bedia Muvahhit (1897-1994), dhe politikani Hasan Âli Yücel (1897-1961).

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Sabiha Bengütaş". İstanbul Kadın Müzesi. Marrë më 2017-11-03. 
  2. ^ "Sabiha Ziya bengütaş" (në turqisht). Sabiha Bengütaş. Marrë më 2017-11-03. 
  3. ^ "Sabiha Behgütaş". Biyografya. Marrë më 2017-11-03.