Jump to content

Sami Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sami Xhevit Shehu , inxhinjer gjeolog.

Ka lindur më 1 janar 1939 nê fshatin Levan të trevës së Krahësit në rrethin e Tepelenës. Mbasi kreu shkollën fillore në fshatin e tij, shkoi në Kuçovë ku kreu shkollën 7-vjeçare dhe Teknikumin e Naftës. Në vitet 1958-1963 ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë e i Minierave.

Ka punuar inxhinjer gjeolog në Ndêrmarjen e Shpim-kërkimit Kuçovë(1963-1966), në Institutin e Naftës e Gazit në Kuçovë(1966-1968), kryegjeolog në Ndërmarjen e Shpim-kërkimit Kuçovë dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit shkencor të Institutit të Naftës(1968-1980), shef sektori në Ministrinë e Energjitikës(1980-1984), sekretar shkencor në Ministrinë e Energjitikës( 1984-1988), Inxhinjer, gjeolog në Ndërmarjen e Ndërtimit të Minierave në Tiranë(1989-1992).

Në rininë e tij Sami Shehu ka qënë dhe futbollist i Naftëtarit, në vitet 1953-1967. Ndër futbollistët e brezit të dytë të Naftëtarit që së bashku me shokët e tjerë rreth viteve 1952-1953, rinovuan skuadrën dhe futën një frymë të re në futbollin e Kuçovës.

Si sulmues ishte gjithmonë problem për kundërshtarin. I shpejtë, intuitiv, shpesh herë shpërthyes që me inkursionet e tij shkaktonte alarm në mbrojtjen kundërshtare. Gjithmonë i papërmbajtshëm saqë i detyronte mbrojtësit të vivin në përdorim edhe duart për ta frenuar. Në inkursionet e tij shpesh përdorte edhe gjuajtjet e befasishme dhe të forta në drejtim të portës, ç'ka bënte që të ishte edhe shënues i mirë. Vazhdoi të luante futboll me sukses edhe mbasi përfundoi studimet e larta. Ndër futbollistët e shumtë me arsim të lartë që mbushnin radhët e ekipeve të klubit Naftëtari.

Në vitin 2000 Bashkia Kuçovë e vlerëson me: "Çertifikatë: Libri i artë i qytetit: Për kontribut të veçantë në zhvillimin e sportit në Kuçovë".

Sot pensionist i nderuar.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]