Jump to content

Sandalet e Senekës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sandalet e Senekës
AutorAg Apolloni
Gjuhashqip

Sandalet e Senekës është vëllim poetik i poetit Ag Apolloni në vitin 2020.

Sipas autorit: Ky libër asht motivue nga prania e Neronëve në kohën tonë dhe nga udhëtimet e mia nëpër Evropë: në Greqi, duke ecë mes tempujve, rrënojave, maleve dhe shesheve, pësova nji metamorfozë; në Itali, duke shëtitë rrugëve, shesheve, sokaqeve e parqeve, kisha ndjesinë e nji metempsikoze; në Francë, çdo shëtitje kthehej në përshpirtje; në Gjermani pata nji compassion në Dachau dhe lava nji borxh në Calw dhe Frankfurt; në Austri përjetova nji katarzë në nji ekspozitë; në Çeki më dukej sikur udhëtoja me nji fëmijë për dore, nji fëmijë që isha unë në fillim të viteve ’90, kur nji natë të ftohtë, bashkë me familjen time, pata përjetue ankthin e ilegalit, në përpjekje për ta kalue kufinin çeko-gjerman. Pjesa tjetër e librit asht diçka tjetër. Natyrisht, as nuk mund e as nuk due ta shpjegoj trazimin dhe dëshpërimin që çuen te krijimi i këtyne poezive, mbasi që, pavarësisht mjegullës së metaforave, ju mund t’i ndiqni vetë gjurmët e gjuhës, se gjuha asht gjaku që gjithmonë ju orienton drejt gjahut në pyjet poetike.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]