Zomb
Appearance
Autor | Ag Apolloni |
---|---|
Gjuha | shqip |
Zhanri | Ese |
Botoi | Sh.B.OM |
Zomb është vepër poetike e shkrimtarit Ag Apolloni, botuar më 2009 në Prishtinë.
Analizë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Apolloni ndërton poezinë në simbiozë me muzikën, ritmin e kadencën e vargut. Poezia e tij është kryesisht me rimë por edhe me varg të lirë të ndërlidhur në të, me figuracion por jo aq shumë sa ta errësojë atë dhe t’ia humbasë toruan lexuesit. Madje një nga cilësitë e vargut të tij poetik a strofës së tij është liria e të shkruarit.[1]
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zomb, 2009, Prishtinë.
- Zomb, 2012, Prishtinë, (botim i plotësuar)[1]
Kanë thënë për këtë vepër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rexhep Qosja: “Libri Zomb tregon se poezia e Ag Apollonit ndryshon rrënjësisht prej poezisë së poetëve të tjerë shqiptarë – të traditës dhe të bashkëkohësisë. Megjithëse ata kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, poezia e të gjithëve është shumë e ngjashme. Poezia e Ag Apollonit, ndërkaq, e hapë një shkollë të re të poezisë sonë: të re me fakturë dhe të re me gjuhën poetike”
- Agron Y. Gashi: “Për Apollonin poezia është një religjion në vete, prandaj ai e bën poezinë duke përmbysur një rend “vlerash” që u trumbetohet tërë kohën. Poezia e tij është një çerdhe ku gëlojnë të gjitha figurat stilistike. Intertekstualiteti dhe intermedialiteti në Zomb kanë gjetur prehje më mirë se kudo në poezinë shqipe. Zomb ështe sistem poetik ideal, më tipiku në letërsinë shqipe të këtij fillimshekulli”
- Blerina ROGOVA: “Zomb është libër unik, është diçka tjetër, “i llahtarshëm” do të thoshte Lasgushi, dhe di të të llahtarojë tmerrësisht. Është i dhimbshëm si vdekja dhe i mbyllur si arkivolet e saj, për ata që do të kërkonin në të një angazhim”
- Manjola Brahaj, studiuese nga Tirana: "Strukturimi i mirëmenduar të kujton strukturimin e “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit, vetëm se te Zomb nuk kemi në fund një parajsë të arritur, por një shkatërrim çka vjen si rezultat i mungesës së dashurisë. Të kujton një komedi hyjnore, për kujdesin dhe zgjedhjen e numrit të poezive të përfshira në të(100), në pjesët ndarëse duke patur parasysh gjithmonë simbolikën e numrave, veçse tani kemi të bëjme me një simbolikë që është e lidhur me religjonin lindor (Budizmi).
- Pra, me anë të këtij vëllimi poetik është synuar dhe është arritur përsosmëria".
- Adil OLLURI: “Poezisë shqipe ka kohë që i mungon një vepër e sistemuar në formatin e librit poetik, prandaj libri Zomb i Ag Apollonit e plotëson në mënyrën më të mirë dhe më të duhur këtë mungesë. Ky libër poetik i Apollonit ka një natyrë postmoderne, duke qenë kështu një vepër unike në letërsinë tonë sa i përket modeleve letrare”
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Morina, Kujtim (27 nëntor 2017). "Poeti Ag Apolloni- si e zbulova unë". Kultplus. Marrë më 28 gusht 2020.