Shko te përmbajtja

Sandvika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sandvika
Qytet
Shtëpia e kulturës në Sandvika në anën e majtë
Shtëpia e kulturës në Sandvika në anën e majtë

Sandvika është qendër administrative e komunës BærumNorvegji. U shpall qytet në këshillin komunal të Bærum më 4 qershor 2003.[1]

Sandvika ndodhet 15 km në perëndim të Oslos. Është qendra e transportit të Bærum Perëndimor, dhe ka autobusa dhe stacion hekurudhor. Sandvika ka një qendër tregtare që është më e madhja në Skandinavi, Sandvika Storsenter, me 190 dyqane dhe me një sipërfaqe prej 60,000 metra katrorë. Sandvika dikur ka qenë shtëpia e shkollës së biznesit Shkolla e Biznesit Norvegjez BI, e cila u zhvendos në një lagje të Oslos, në Nydalen në gusht 2005.[2] Ndërtesa, pas disa renovimeve, u kthye në shtëpinë e Shkollës së Mesme Sandvika.

Një ishull i vogël në Sandviksbukta, jashtë Sandvikës, quhet Danmark. Danezët që jetojnë këtu bashkohen çdo vit më 5 qershor e cila është dita kombëtare e Danimarkës.[3]

Claude Monet vizitoi në fillim të vitit 1895. Gjatë qëndrimit të tij, ai vizatoi pamje të qytetit dhe dhe peizazhe. Ndoshta vizatimi i tij më e njohur është 'Fshatin Sandviken në Borë' i cili përmban urën Løkke në plan të parë me Kolsås në sfond. Ura ende qëndron në Sandvika.[4]

  1. http://www.baerum.kommune.no/sandvika Arkivuar 11 shtator 2018 tek Wayback Machine (Norvegjisht)
  2. "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 2012-03-17. Marrë më 2012-03-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) (in Norwegian)
  3. Danish Society in Oslo Arkivuar 10 qershor 2002 tek Wayback Machine Report from the 2002 ceremony
  4. "Go Norway Tourism Site Bærum page". Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2019. Marrë më 12 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)