Jump to content

Sanghamitra Bandyopadhyay

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Sanghamitra Bandyopadhyay
KombësiaIndiane
ShkollimiUniversiteti i Kalkutës, Kampusi Rajabazar (B.Tech.)

Instituti Indian i Teknologjisë, Kharagpur (M.Tech.)
Instituti Indian i Statistikës (Ph.D.) Los Alamos National Lab
Universiteti i New South Wales, Sydney (Postdok)
Universitati i Teksasit, Arlington
Universiteti i Merilandit, Baltimore
Universiteti Tsingua, Beijing
MPI, Saarbrucken

ICTP, Itali
Karriera shkencore
FushatShkenca Kompjuterike
InstitucionetIndian Statistical Institute

Sanghamitra Bandyopadhyay (lindur në vitin1968) është një shkencëtare e shkencave kompjuterike e specializuar në biologjinë Kompjuterike dhe profesoreshë në Institutin Indian të Statistikës,në Kalkuta të Indisë. Ajo është fituese e Çmimit Infosys 2017 në kategorinë Inxhinierike dhe Shkencë Kompjuterike. [1] [2] Kërkimi i saj përqëndrohet kryesisht në fushat e të mësuarit makinerik dhe bioinformatikës . [3] Që nga 1 Gushti 2015, është Drejtore e Institutit Indian të Statistikës dhe mbikëqyr funksionimin e pesë Njësive të këtij Instituti, të vendosura në Kalkutë, Bangalore, Delhi, Chennai dhe Tezpur. Përveç kësaj, ajo mbikqyr edhe disa kontrolle të tjera statistikore dhe operacionale. Këto njësi të Kërkimit u përhapën në të gjithë Indinë. Sanghamitra është drejtoresha e parë grua në Insitutin Indian të Statistikës. Aktualisht bën pjesë në Këshillin Këshillimor të Kryeministrave të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Edukimi dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sanghamitra Bandyopadhyay mbaroi bachelorin e Shkencave,në degën Fizikë pranë Kolegjit Presidenca të Kalkutës dhe më pas, në vitin 1992, mori një diplomë tjetër bachelor (në teknologji) në degën e Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit të Shkencor të Rajabayarit, në Universitetin e Kalkutës. Më vonë mbaron Masterin për Shkenca Kompjuterike pranë Institutit Indian të Teknolohjisë, dhe më vonë, në vitin 1998 mbron Doktoraturën në Institutin Indian të Statistikës.

Çmime dhe nderime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Cmimi TWAS për Shkencat Inxhinierike, nga TWAS, në vitin 2018, nga Akademia Botërore e Shkencave. [4]
  • Çmimi Infosys 2017 në Inxhinieri dhe Shkencë Kompjuterike
  • Cmimi i Shquar Alumnus, IIT në Kharagbur, 2017.
  • Çmimi Shanti Swarup Bhatnagar në Shkencën e Inxhinierisë, 2010
  • Anëtare e JC Bose
  • Bashkëpunëtore e Lartë, Qendra Ndërkombëtare për Fizikën Teorike (ICTP), Trieste, Itali, 2013-2019.
  • Bursa Humboldt nga Fondacioni AvH, Gjermani, 2009-2010.
  • Bursa Swarnajayanti, 2006-2007.
  • Bashkëpunëtore, Akademia Botërore e Shkencave (TWAS), 2019.
  • Bashkëpunëtore, Akademia Kombëtare e Shkencës Indiane (INSA), 2016
  • Bashkëpunëtore e IEEE, 2016
  • Bashkëpunëtore, Akademia Kombëtare e Inxhinierisë Indiane (INAE), 2012.
  • Bashkëpunëtore, Akademia Kombëtare e Shkencave, Indi (NASI), Allahabad, 2010. 
  1. ^ "Prime Minister PM Confers Shanti Swarup Bhatnagar Awards - 2009 & 2010". Press Information Bureau, Govt. of India. Marrë më 19 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Infosys Prize - Laureates 2017 - Sanghamitra Bandyopadhyay". www.infosys-science-foundation.com (në anglisht). Marrë më 2017-12-01.
  3. ^ "Sanghamitra Bandyopadhyay". Google Scholar. Marrë më 19 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Winners of 2018 TWAS Prizes announced". The World Academy of Sciences. Marrë më 28 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)