Selma Rıza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Selma Riza

Selma Riza (lindur në 5 shkurt 1872- 5 tetor 1931) ishte gazetarja e parë vajzë në Turqi. Ajo ishte gjithashtu një nga novelistet e para në Turqi. Pas vdekjes së saj, të afërmit treguan se mbiemri i saj ishte Feraceli, ndaj ajo njihet ndryshe dhe si Selma Riza Feraceli.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo lindi në 5 shkurt 1872.[1] Babai i saj ishte Ali Riza, një diplomat i Perandorisë Otomane në Austro-Hungari, kurse e ëma, Naile ishte austriake.

Pasi u edukua nga mësuese private në Konstandinopoj, ajo udhëtoi drejt Parisit, në 1898 për tu takuar me vëllain e saj më të madh Ahmet Riza, i cili ishte pjesë e lëvizjes së xhonturqve.[2] Ajo studioi në Universitetin e Sorbonës dhe ishte e lidhur me Komitetin e Porgresit. Ajo ishte pjesëtarja e vetme vajzë e këtij komiteti.[2] Në Paris ajo shkruajti për dy gazeta të publikuara nga komiteti me emër: "Mechveret Supplément Français" në frëngjisht dhe "Şura'i Himmet" në turqisht. Në 1908 ajo u rikthye në Stamboll ku shkruajti për dy gazeta: “Gazeta për gratë” dhe “Bota e grave”. Ajo gëzonte gjithashtu pozicionin e sekretares së përgjithshme për organizatën “Turkish Red Crescent” midis viteve 1908-1913. Gjatë viteve të fundit të Perandorisë Otomane, ajo punoi fort për ta transformuar pallatin mbretëror të sulltanit Adile në një shkollë për vajzat. Me ndihmën e vëllait të saj ajo ia arriti këtij qëllimi dhe pallati u quajt gjimnazi për vajza “Kandilli” deri në vitin 1986, kur dhe u dogj pjesërisht.[3][4]

Ajo vdiq në 5 tetor 1931.[1]

Në 1892, teksa ishte vetëm 20 vjeçe, ajo shkruajti novelën e papublikuar me titull “Miqësia”. U publikua në 1999, vite pas vdekjes së saj nga Ministria e Kulturës.[3]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Writers of turkey page (turqisht)
  2. ^ a b Women's movement page (turqisht)
  3. ^ a b Women's Museum page
  4. ^ "Adile sultan palace page (turqisht)[[Kategoria:Artikuj me lidhje të jashtme në turqisht]]" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 gusht 2016. Marrë më 27 mars 2018.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë); konflikt URL-wikilink (ndihmë)