Sergei Lavrov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sergey Lavrov
Sergey Lavrov 17.03.2010.jpeg
Ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse
9 mars 2004 – aktiv
Paraardhësi: Igor Ivanov
Ambasador i Rusisë në OKB
22 shtator 1994 – 12 korrik 2004
Paraardhësi: Yuli Vorontsov
Pasardhësi: Andrey Denisov
Të dhënat personale
Lindi më: 21 mars 1950
Lindi në: Moskë, Bashkimi Sovjetik (tani Rusi)
Kombësia: Ruse
Profesioni: Politikan
Partia politike: Rusia e Bashkuar


Sergey Viktorovich Lavrov (shqipërimi: Sergei Viktorviç Lavrov; rusisht: Серге́й Ви́кторович Лавро́в, lindur më 21 mars 1950, në Moskë) është ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse që nga 9 mars 2004.

Gëzon gradën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse. Është i martuar dhe ka një vajzë. Në vitin 1972 u diplomua në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës të MPJ të Bashkimit Sovjetik (BRSS). Zotëron rrjedhshëm anglishten, frengjishten dhe gjuhën senegaleze.

E filloi veprimtarinë e vet si diplomat në vitin 1972 në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Sri Lankë. Më pas ka punuar në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ të BRSS. Nga viti 1981 e deri në vitin 1988 ka qenë Sekretar i parë, Këshilltar dhe Këshilltar i Lartë në Misionin e Përhershëm të BRSS-së në OKB.[1] Lavrov është një kundërshtar i ashpër i njohjes të Republikës së Kosovës, duke e çuar diplomacin ruse të vendos veton ndaj anëtarsimit të Prishtinës zyrtare në OKB.

Që nga viti 2004 zë postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Sergei Lavrov. Biografia, Zëri i Rusisë, 9.6.2012