Shahin Leka
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Shahin Leka, u lind në Delvinë më 2 tetor 1934, Shkollën fillore dhe tetëvjecare i kreu në Sarandë dhe Tiranë. Me përfundimin e vitit të parë në gjimnazin “Qemal Stafa”, në vitin 1951, Dega Ushtarake kërkon nga drejtoria e shkollës që disa nxënës të vitit të dytë të vijonin studimet në Shkollën e mesme Ushtarake “Skënderbej”. Shahini me pesë shokë të tjerë iu përgjigjën kësaj thirrjeje. Pasi mbaroi klasën e dytë gjimnaz në shkollën “Skënderbej”, dërgohet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, ku gjatë viteve 1952-1954 përfundon me rezultate të shkëlqyera kursin e gjuhëve të huaja (gjuhën angleze) dhe gradohet nëntoger.
Gjatë vitit 1955-1956, përsëri në Shkollën e Bashkuar kryen një kurs plotësues për zbulimin ushtarak.Me përfundimin e këtij kursi transferohet në Ersekë me detyrën e shefit të zbulimit të batalionit autonom.Pas këtij viti kthehet rishtas në Tiranë, në dispozicion të Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në pranverë të vitit 1957, me krijimin e Detashmentit të Zbulimit pranë kësaj drejtorie, emërohet komandant i Grupit të Zbulimit. Vazhdon me korrespodencë Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës gjatë viteve 1958-1962, duke e përfunduar me rezultate shumë të mira. Në vitin 1958 njihet me Dhimitra (Zhaneta) Koroveshin. Miqësia dhe lidhjet e shëndosha që u krijuan mes dy të rinjve, përfundojnë me martesë në maj të vitit 1962. Në shtator të vitit 1964 tashmë me gradën kapiten i parë Shahini u dërgua me studime në Akademinë e shtabit të Përgjithshëm (sot akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”) të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera në dhjetor të vitit 1966. Me mbarimin e studimeve u emërua pedagog pranë kësaj akademie. Filloi kështu një periudhë e gjatë mbi 25 vjecare në fushën e pedagogjisë e të shkencës ushtarake, ku Shahini kreu një varg detyrash.Për nëntë vjet rresht (1966-1975) kreu detyrën e pedagogut të zbulimit e të ushtrive të huaja; në vitet 1975-1977 kreu detyrën e pedagogut të historisë ushtarake. Me krijimin e Katedrës së Historisë Ushtarake, të Zbulimit dhe të Ushtrive të huaja u emërua përgjegjës i kësaj Katedre. Në marsin e vitit 1980 emërohet shef i degës së studimit të Artit Ushtarak të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ndërsa me shkrirjen e Sektorit Shkencor të Akademisë u emërua sërish shefi i Katedrës së Historisë Ushtarake, detyrë të cilën e kreu deri në korrik të vitit 1991, me rivendosjen e gradave në Ushtri, u gradua kolonel.