Shahnameja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Behram Guri me oborrtarë, duke u argëtuar nga Barbad Muzikanti, Faqe nga një dorëshkrim i Shahnamesë së Firdeusit. Brooklyn Museum.
Shahnameja (Libri i Mbretërve) Ebu'l Kasim Firdeusi (935-1020)

Shahnameja (Persisht: شاهنامه Stampa:IPA-fa, "Libri i Mbretërve"), është një poemë e gjatë epike e shkruar nga vjershëtari pers Firdeusi mes viteve 977 dhe 1010. Është eposi kombëtar i Iranit të Madh. Shahnameja është poema epike më e gjatë e shkruar prej një vjershëtari të vetëm, dhe përbëhet gjithsej nga rreth 50,000 "distikë" ose kupletë (dy vargje çifte).[1] E rrëfen kryesisht të shkuarën mitologjike, e deri diku edhe atë historike, të Persisë, nga krijimi i botës e deri te pushtimi islamik në shekullin VII. Irani i sotëm, Azerbajxhani, Afganistani dhe tërë rajoni i ndikuar nga kultura persiane (si Gjeorgjia, Armenia, Turqia dhe në Dagestani) e çmojnë këtë ep kombëtar.

Faramarzi, biri i Rrustemit, vajton vdekjen e babait dhe xhaxhait të tij.

Përbërja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vrasja e Khosraut II, në një dorëshkrim të Shahnamesë së Shah Tahmasp bërë nga Abd al-Samad më 1535

Firdeusi filloi Shahnamenë në vitin 977 dhe e përfundoi më 8 mars 1010.[2] Shahnameja është monument i poezisë dhe historiografisë,duke qenë kryesisht paraqitje poetike e asaj që Firdeusi, paraardhësit dhe bashkëkohësit e tij e konsideronin si historia e lashtë të Iranit. Shumë përshkrime të tilla të historisë së Iranit ekzistonin në prozë, për shembul Shahnameja e Ebu Mensurit. 

Ndikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një betejë skenë nga Baysonghori Shahnameh

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Lalani, Farah (13 maj 2010). "A thousand years of Firdawsi's Shahnama is celebrated". The Ismaili. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2013. Marrë më 24 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Khaleghi-Motlagh, Djalal (26 janar 2012). "Ferdowsi, Abu'l Qāsem i. Life". Encyclopædia Iranica. Marrë më 27 maj 2012. the poet refers... to the date of the Šāh-nāma's completion as the day of Ard (i.e., 25th) of Esfand in the year 378 Š. (400 Lunar)/8 March 1010 {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)