Shaip Zurnaxhiu
Appearance
Shaip Zurnaxhiu (Mamushë, 1884 - Rahovec, 1951) ka qenë një një dervish melami nga fshati Mamushë.[1] Shaip Zurnaxhiu ishte nxënësi i Sheh Malës (Abdylmaliq Hoxhës) të Rahovecit. Ashtu si edhe mësuesi i tij, i takonte rendit të dervishëve melami. Si shumë të tjerë u ndikua dhe u frimëzua nga mësuesi i tij. Zurnaxhiu është autor i shtatëmbëdhjetë vjershave shqip, njëzet në turqisht dhe pesë në serbokroatisht, të gjitha të shkruara me alfabet arab. Poezia e tij me ngarkesë të mirë emocionale e me një shqipe pak të përzier me fjalor oriental përfshin tema fetare dhe lirika dashurie.[2] [3]