Sheh Mala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Hilmi Abdul Maliqi, i njohur si Sheh Mala i Rahovecit (Kopila Gllavë, 1856 - 1928) ka qenë shejh i tarikatit Melami, poet i rrymës së bejtexhinjve dhe përkthyes shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Kopila Gllavë pranë Rahovecit më 1856, shkollimin fillor e mori në vendlindje dhe më tej ndoqi dhe kreu në medresen e Mehmed – PashësPrizren për 12 vjet. Aty nxuri jo vetëm arabisht, persisht e osmanisht, por edhe serbo-kroatisht.[1] Më pas u kthye në vendlindje, ku çeli dhe i priu teqesë së Melamive.[2]

Pos predikimeve dhe mësimeve praktike që bënte në teqen e vet, ai ka zhvilluar edhe veprimtrinë letrare të bollshme si në prozë ashtu edhe në poezi. Në prozë ka shkruar disa Risale: “Fillesa e kitabi ezel”, “Sofra e hazreti Alisë”, “Lulishta e Hilmis qoftë makbuli i Perendisë”, “Bejtullahi hakiki”, “Minderllëku i nuseve të hakikatit”. Krijimtaria poetike e Abdylmaliq Hoxhës, për dallim nga ajo e shkruar në prozë, ka zgjuar kërshëri tek krijuesit dhe

studiuesit e më vonshëm dhe do të bëhet objekt studimi fjalës së shkruar shqip.

Po të shikojmë kohën dhe hapësirën në të cilën veproi, lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij është një përpjekje unikale për të parandaluar një katandisje fetare e kulturore që po i kërcënohej shqiptarëve dhe me bejtet e tija ai apeloi vazhdimisht tek të gjithë “Vllaznit e Dinit” për t’u zgjuar dhe që ta njohin të vërtetën, apeloi qart e gjatë kësaj kohe shpesh shprehu edhe frustacione pasi konstaton se punët kanë vajtur larg. Ishte edhe i guximshëm dhe në këto rrethana nuk ngurroi t’i qes për fushe mashtruesit dhe tipat e dyzdisur me një ironi tipike e herë - herë edhe me sarkazëm të fortë. (kështu do të shkruante Idriz Vuçitërna në “Dituri islame” nr.72). Në kohën kur jetoi Abdylmaliq Hoxha – pas luftërave ballkanike, në vitet kur fillon fushata e kolonizimit të këtyre trevave, Sheh Mala me besim që kishte në popull, vazhdimisht jepte këshilla: të durojnë padrejtësitë që iu bëheshin popullit tonë, duke apeluar që vendlindjen nuk duhet lëshuar dhe thoshte: -“ Nëse je i shtrënguar të ndash shtëpinë përgjysmë me kolonë e assesi ta braktisësh atë!” Veprimtaria e tij kombëtare konsiston në angazhimin dhe në punën e palodhshme dyzetvjeçare që ka zhvilluat, të ngjallë tek besimtarët shqiptar ndjenjën për dashurinë ndaj së vërtetës apsolute, që sigurisht është parakusht për fuqizimin e çdo ndërgjegje, pra edhe asaj kombëtare.[3]

Sheh Mala ruajti dhe transkriptoi disa prej vargjeve të poetit Pir Ikbal në një bllok shënimesh zbuluar më 1999 nga Nikollë Krasniqi.[4]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Elsie, Robert (1992). "Albanian Literature in the Moslem Tradition: Eighteenth and Early Nineteenth Century Albanian Writing in Arabic Script" [Literatura shqipe në traditën islame: Gjuha shqipe me gërma arabe gjatë shekullit të 18të dhe 19të] (PDF). Oriens. Brill. 33: 287–306.
  2. ^ Harry Thirlwal Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World, Columbia, S.C: University of South Carolina Press, f. 121,  9780872499775, OCLC 28067651
  3. ^ Yvejsi, Mexhid (16 gusht 2009). "Haxhi Idriz Vuçiterna (1950-2004)". zemrashqiptare.net. Marrë më 11 tetor 2019.
  4. ^ Pir Iqbal the Impaled (2015). The Lost Couplets. London: gnomebooks. f. 4.  9780692596081.