Jump to content

Melami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Melamitë)

Melamitë janë një tarikat sufi i Islamit aktiv që nga shekulli i nëntë në Horasanin e Madh. Emrin e marrin nga fjala arabe malāmah (ملامة) që domethënë "faj", dhe pasuesit e kësaj përudhjeje shpirtërore besojnë te vlera e vetëfajësimit. Duke e çmuar devotshmërinë çështje private, nëse i jepej haku siç duhej atëherë të shpie drejt lidhjes së përmbarshme me botën. Pasuesit e fshehin dijen e tyre dhe siguroheshin që fajet e tyre të dilnin në dritë, që t'u kujtohej papërsosmëria.[1]

Melamitë e kanë zanafillën në NishapurHorasanit, në Persinë Lindore, që në shekujt e nëntë dhe të dhjettë dhe i pari i tarikatit njihet Hamdun al-Qassar.[2] Për shkak të largësisë me Bagdadin, përudhja shpirtërore e tarikatit Melami pati një zhvillim deri diku të pavarur deri kur praktikat sufi të Horasanit me të Bagdadit u gërshetuan. Me ngritjen e letrave sufi dhe zmadhimin e Bagdadit si qendër politike e kulturore, termi Sufi u bë petku përmes të cilit kuptohej çdo mistik musliman, megjithatë disa vlerësojnë se Melamitë kanë qëndrime të ndryshme jo vetëm nga Sufizmit, por edhe nga Islami.

Në viset shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Melamitë, si tarikat brenda Perandorisë Osmane, u përhapën në Ballkan mjaft herët. Ndërkohë që Oghlan Shehut i mveshet prurja e mësimeve të tarikatit nga AnadolliStamboll, i cili u ekzekutua për herezi më 1529 po në kryeqytet, ka gjasë që ai që e nisi përhapjen në Ballkan ishte i quajturi Ahmed Gamilexhiu nga Hajrabolu në Traki.[3] Pas përndjekjes që iu bë pasuesve të tarikatit me në krye Hamzain nga hierarkia fetare e ulemave, më 1582 ngrejnë krye dhe pësuan represion të përgjithshëm.[4]

Nipi i Hamzait, Shejh Ibrahimi i njohur si Al-Kazazi (mëndafshpunuesi) u shtrëngua të vendosej në Kairo, ku drejtoi një nëndegë tarikati (taifa) të njohur si Bajramitë.[5]

Në viset shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut vijoi veprimtarinë e vet një degëzim tjetër i tariaktit, i njohur si Malãmiyya-Nüriyya që themelet i ka në shek. XIX, i cili pati gjallëri të veçantë duke ruajtur lidhjet kulturore me vendet arabe. Themeluesi i këtij degëzimi, Muḥammad Nūr al-Arabī (1813-1887), vinte nga Tantah në Egjipt. Në një datë që nuk dihet udhëtoi për në Vilajetin e Kosovës, ku përveç ndejës në Prizren, shkoi të shumtën e jetës së vet në Shkup, ku u njoh si Hoxha Arapi.[6] Hapi disa teqe në vilajetin e Kosovës dhe Manastirit dhe pati pasues. La pas të bijën, e cila u martua me ‘Abdurraḥīm Fedai Efendiun, një myderriz i cili e pasoi vjehrrin e tij si shejh i tarikatit.[7]

Në viset e ish-vilajetet e Kosovës dhe Manastiritu çelën këto teqe:

  • Strumicë - ka patur dy teqe. Në njërën ka qëndruar Muhammed Nuru’l Arabiu dhe pas vdekjes është varrosur aty ku e ka edhe tyrben. Pas shejhut në post është ulur Faik Beu. Pas tij teqenë e ka udhëhequr Haxhi Valdeja. Teqeja e dytë është udhëhequr nga djali i shejhut Sherif Efendiu. Pas vdekjes së tij në vitin 1905 në të shejh është bërë Haxhi Abish Beu, në kohën e të cilit teqeja është mbyllur nga bullgarët.
  • Dojran dhe në fshatin Dedeli ka vepruar nga një teqe melamite.
  • Veles - ka patur vetëm një teqe melamite.
  • Kavadar, ku teqen e ka themeluar Haxhi Abdu’l-Kadir Beu.
  • Shtip, ku teqen e ka ndërtuar muridi i shejhut Salih Rif’at Efendiu.
  • Shkup, ku u themelua nga dhëndri dhe halifi kryesor i shejhut Abdurrahim Fedai Efendiu. Pas tij shejh janë bërë Haxhi Kemal Efendiu dhe djali i tij Hakki Efendiu.
  • Manastir - teqeja rifai'i e Vranjevcit të Manastirit me kalimin e shejh Ali Riza Efendiut në tarikatin Melami ka vepruar si teqe melamite.
  • Prizren - muridi i shejhut Haxhi Rexhep Efendiu ka ndërtuar një teqe melamite në Prizren. Pas tij erdhi Shejh Sejfuddini, r pas tij Shejh Omer Lutfi Paçarizi.
  • Gjakovë - Hafiz Sulejman Baba Gjakovari ka themeluar një teqe melamite në Gjakovë.
  • Mitrovicë, ku Jonus Sabri Efendiu nga Jashanica e Prokuples-Toplicës çeli teqen në Suhodoll më 1887, ku çeli një teqe tjetër edhe pasuesi i tij Hafiz Halil Mripës.
  1. ^ Toussulis, Yannis (2011). Sufism and the Way of Blame. Wheaton: Quest Books. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Norris 1993, p. 115.
  3. ^ Harry Thirlwal Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World, Columbia, S.C: University of South Carolina Press, fq. 116, ISBN 9780872499775, OCLC 28067651 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Norris 1993, p. 117.
  5. ^ Norris 1993, p. 118.
  6. ^ Norris 1993, p. 119.
  7. ^ Norris 1993, p. 120.