Horasani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Emrat e territoreve gjatë Hilafetit më 750

Horasani (persisht: خراسان Xorāsān/Xorâsân, persishte e mesme: Khorasanpahlavi.png) është rajon që shtrihet në verilindje të Persisë (Iranit të sotëm).[1] Në kohërat para-islame dhe islame, termi "Horasan" ka pasur kuptim më të gjërë, duke mbuluar edhe pjesë të Azisë Qendrore dhe Afganistanit; ndërsa në disa raste u përdori si term për çdo gjë në lindje të Persisë perëndimore.[2]

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri "Horasan" rrjedh nga fjala e persishtes së mesme, gjuhë e folur në vitet 300–800, Khwarāsān (Khorasanpahlavi.png), një fjalë e përbëre nga khwar (që do të thotë "diell") dhe āsān (nga fjala ājān, që do të thotë "të vijë"). Kështu fjala Horasan ose Horajan do të thotë "vendi ku ngritet dielli"[3] ose "lindja".[4] Fjala persiane Hāvar-zamīn (Persisht: خاور زمین) që do të thotë "vendi lindor", është përdorur si sinonim.[5]

Rëndësia kulturore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në të kaluar, Horasani kishte rëndësi kulturore në mesin e rajoneve tjera. Horasani mbetet rajon i kultures së Persisë. Shumë dijetarë vijnë nga Horasani, ata ishin Ahmed ibn Hanbeli, Imam Buhariu, Ebu Hanife, Imam Myslimi, Ebu Davudi, Imam Tirmidhiu, Al-Nasa'i, El-Gazaliu, Imam Maturidiu, Imam Xhuvajni, Fakhr al-Din al-Razi dhe të tjerë. Shejh Tusi, Al-Zamakhshari dhe një dijetarë i shiave gjithashtu kanë jetuar në Horasan.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Khorasan". Encyclopædia Britannica Online. Marrë më 2010-10-21. historical region and realm comprising a vast territory now lying in northeastern Iran, southern Turkmenistan, and northern Afghanistan. The historical region extended, along the north, from the Amu Darya (Oxus River) westward to the Caspian Sea and, along the south, from the fringes of the central Iranian deserts eastward to the mountains of central Afghanistan. Arab geographers even spoke of its extending to the boundaries of India. 
  2. ^ "Khurasan", The Encyclopaedia of Islam, page 55. Brill. Marrë më 2010-10-22. 
  3. ^ Humbach, Helmut, and Djelani Davari, "Nāmé Xorāsān", Johannes Gutenberg-Universität Mainz; Persian translation by Djelani Davari, published in Iranian Languages Studies Website
  4. ^ MacKenzie, D. (1971). A concise Pahlavi dictionary (p. 95). London: Oxford University Press.
  5. ^ DehKhoda, "Lughat Nameh DehKhoda", Online version