Jump to content

Shati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shati

Shati është një vegël e lashtë dhe e gjithanshme që përdoret në punët bujqësore dhe lavërtare me qëllim të prashitjes ose mihjes së tokës, largimit të barojave të këqija, pastrimin dhe shkriftësimin e tokës dhe kulturave të mbjellura bujqësore. Mihja ose prashitja e tokës përfshin grumbullimin e dheut (tokës) përreth bazës së bimëve, gërmimin e brazdave të ngushta dhe llogoreve (vadave) të cekëta për mbjelljen e farave ose bimëve. Shati përdoret gjithashtu edhe për nxjerrjen e patateve, qepëve, hudhrave, karotave, etj.