Shefki Xheladini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shefki Xheladini, mësues i lindur më 30 03 1945 në Sllubicë. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa atë të tetë klasëshë në Pogragjë. Mësimet e para i muar nga mësuesi Naim nga Përlepnica dhe nga mësuesi Haki Shillova. Në vitin 1962 regjistrohet në normalen e Gjilanit të cilën e kryen në vitin 1967. Në vitin shkollor 1967/68 për herë të parë punësohet si mësues në Bilinicë. Në Kokaj filloi punën pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin shkollor 1968/69. Në Kokaj fillimisht punuan mësues Rrustem Rrustemi nga fshati Kokaj, Halil Halili nga fshati Kokaj, të cilët pastaj vazhduan studimet në Universitetin e Prishtinës në gjuhë dhe letërsi shqipe, ku i kryen studimet dhe vazhduan të jetojnë e të punojnë në Prishtinë. Pastaj në Kokaj një vit 19698/69, Shefkiu punoi bashkë me mësuesin Rrahman nga fshati Gare, Adem A.Jashari nga Pogragja, Rexhep Ferizi (i ndjerë) nga Pogragja, Rahim Ymeri (i masakruar- i ndjegur gjallë nga paramilitarët serb në vitin 1999) nga Lloca, Shaip Ajeti (i ndjerë) nga Lloca. Mësuesi Shefki sot jeton në Gjilan. Ndërsa udhëton për çdo ditë për të mbajtur mësim në Kokaj në shkollën e cila numëron vetëm katër nxënës . Një nxënës në klasën e parë, një nxënës në klasën e tretë dhe një nxënës në klasën e katërt. Këtë vit janë regjistruar edhe dy nxënës në klasën e parë.