Jump to content

Sheh Feuzan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shejh Feuzan)

Salih bin Feuzan bin Abdullah vjen nga familja Feuzan prej banorëve të Esh Shemasije nga fisi Ed Devasir.

Shejhu (Allahu e ruajtë) u lind më 1354 h. I ati i shejhut vdiq kur ai ishte i ri, kështu që ai u edukua nga familja e tij. Ai mësoi Kuranin Fisnik, bazat e leximit dhe shkrimit me imamin e xhamisë të qytetit Humud bin Sulejman Et Telalu, i cili ishte një recitues shumë i mirë.

Më pas shejhu filloi studimet në shkollën shtetërore kur ajo u hapë në Esh Shemasije në vitin 1369 h si dhe i përfundoi studimet në shkollën El Fesalije në Burejde në vitin 1371 h ku më pas ai u emëruar mësues në një shkollë fillore. Pas kësaj shejhu (Allahu e ruajtë!) u hyri në institutit edukativ në Burejde kur ai hapi dyert e tij në vitin 1373 h dhe u diplomua aty në vitin 1377 h.

Pas mbarimit të studimeve në në Burejde shejhu filloi studimet në Fakultetin e SheriatitRijad ku dhe u diplomua në vitin 1381 h. Shejhu në këtë fakultet arriti gradë shkencore në fëkëh (jurisprudencë), e më vonë edhe doktoratën po në degën e fikhut.  Pas diplomimit në Fakultetin e Sheriatit, ai u caktuar mësues në institutit edukativ në Rijad, pastaj u transferua për të dhënë mësim në Fakultetin e Sheriatit. Më vonë, ai u transferua në departamentin e Studimeve të Larta në Fakultetin Usulud din.

Më pas shejhu u transferuar për të dhënë mësim edhe në Gjyqin Suprem të Drejtësisë ku u emërua drejtor. Më pas shejhu u kthye që të japë mësim atje pasi që përfundoi periudha e kryesisë së tij. Pas kësaj, ai u bë anëtar i Komitetit të Përhershëm për Hulumtime Islamike dhe Fetva, ku edhe vazhdon deri në ditët e sotme.

Shejhu po ashtu është anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj, anëtar i Komitetit të Fikhut në Meke si dhe anëtar i Komitetit për Mbikqyrjen e Thirrësve në Haxh.

Gjithashtu shejhu (Allahu e ruajtë!) është imam, hatib dhe mësues në xhaminë e “Princit Mutib bin Abdulaziz Al Es Seudi” në El Melzi. Shejhu është i ftuar në radio-programin “Nurun Ala Ed Derb”, ku u përgjigjet pyetjeve të dëgjuesve. Po ashtu shejhu merr pjesë në mbikqyrjen e një numri të punimeve në nivelin e Gradës Shkencore dhe e Doktoratës.

Dijetarët nga të cilët ai ka mësuar: Shejhu (Allahu e ruajtë!) ka studiuar nën mbikqyrjen e një numri dijetarësh dhe juristësh të mirënjohur. Ku prej tyre po përmendim: Shkëlqesia e tij, shejh Abdulaziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!), shejh Abdullah bin Humejd (Allahu e mëshiroftë!) ku shejhu merrte pjesë në mësimet e tij në Burejde, shejh Muhamed el Emin Esh Shenkiti (Allahu e mëshiroftë!), shejh Abdurrazak Afifi (Allahu e mëshiroftë!), shejh Salih bin Abdurrahman Es Sukejti, shejh Salih bin Ibrahim El Bulejhi, shejh Muhamed bin Subejjil, shejh Abdullah bin Salih El Khulejfijju, shejh Ibrahim bin Ubejdin El Abdilmuhsin, shejh Salih El Ali En Nesir si dhe shejh Humud bin Ukala Esh Shuajbijju. Gjithashtu shejhu studjoi edhe nën mbikqyrjen e një numri dijetarësh nga Universiteti el-Ez’her (Egjipt) ku u specializua në lëmin e hadithit, tefsirit (komentim të Kuranit) dhe gjuhën arabe.

Shejhu (Allahu e ruajtë!) ka shumë punime, libra dhe fetva ku prej tyre po përmendim:

  1. Et Tahkikatul Merdijjetu fil Mubahithil Feradijjeti një vëll., në trashëgimi e cila është pjesë e gradës së tij Shkencore (Master). 
  2. Ahkamul Etimeti fish Sheriatil Islamijjeti një vëll. (ky është punim për doktorat).
  3. El Irshadu ila Sahihil Itikad një vëll. 
  4. Sherhul akidetil Uesitijjeti një vëll. 
  5. El Bejanu fima Ekhtae fihi ba’dul Kuttab një vëll.
  6. Nakdu Kitabil Halali vel Harami fil Islam 
  7. Sherhu Kitabi Et Teuhid
  8. Mexhmu’u Muhadaratin fil Akideti ved Daveti dy vëll. 
  9. El Mulekhasul Fikhijju dy vëll.
  10. Akidetu Et Teuhid
  11. Min Usuli Akideti ehlis Suneh vel Xhema’ah (është libri që keni në duar)
  12. Meana la ilahe il lAllah, si dhe shumë libra të tjerë.

Ndërsa prej audio-kasetave po përmendim:

  1. Sherhu Lumatil I’tikadi 12 kaseta
  2. Sherhu Nunijjeti Ibn el Kajjim 64 kaseta
  3. Sherhu Umdetil Ahkam 11 kaseta
  4. El Likaul Usbuijju el Meftuh 12 kaseta
  5. Sherhu Rasail min Mexhmuati et Teuhid 9 kaseta
  6. Sherhu Nevakidil Islam 10 kaseta
  7. Sherhu Bulugil Meram 168 kaseta (tani ka dalur edhe në libër)
  8. Sherhu Zadil Mustekni’i 69 kaseta
  9. Sherhu El Uddeti fi Sherhi el Umdeti 43 kaseta
  10. Et Tealiku Ala Kurratin Ujuni El Muvehhidin 60 kaseta, si dhe shumë të tjera