Muhammed esh-Shenkiti
Muhammed el-Emin Bin Muhammed el-Muhtar bin Abdulkadir el-Jaknee esh-Shenkiti[1] (Arabisht: محمد الأمين بن محمد المختار بن عبد القادر الجقني الشنقيطي) ishte dijetar prej vendit Mauritania. Ai lindi më 17 shkurt 1907 në departamentin Chinguetti.[2]
Burimi i diturisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai më së shumti morri dituri prej familjes së tij. Në moshën dhjetë vjeçare, ai memorizoi Kur'anin me xhaxhain e tij, Abdullah Bin Muhammed el-Mukhtar Bin Ibrahim Bin Ahmed Nooh el-Jaknee. Ai zotëronte texhvidin dhe artin e shkrimit të Uthmāni Mus'haf me kushëririn e tij, Muhammed Bin Ahmed Bin Muhamed el-Mukhtar. Ai studioi bazat e gramatikës arabe, historinë e jetës së Profetit Muhammed dhe historinë e prejardhjes arabe me tezen e tij.
Sa i përket fushave të tjera të dijes, të tilla si fikh, tefsir, hadithe, gramatikë arabe, usul el-fikh dhe poezi, ai studioi me disa dijetarë që ishin të pranishëm në kohën e tij si Shejh Muhamed Bin Sali, Shejh Ahmed -Afram Bin Muhammed el-Mukhtar, Shejh Ahmed Bin Umer, Shejh Ahmed Bin Mood, Shejh Muhamed el-Nimah bin Zaydani dhe Shejh Ahmed Fali Bin Aaduh.
Arritjet dhe punimet në jetë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas studimeve të tij, ai vazhdoi të jepte mësim dhe të luante rolin e një gjyqtari në juridiksionin familjar. Vendimet e tij u zbatuan shumë, madje nga sundimtarët e kohës së tij. Në vitin 1947, ai udhëtoi për në Arabinë Saudite ku kryente haxhin e tij. Pas përfundimit të haxhit, ai shkoi për të dhënë mësim në Xhaminë e Profetit. Njerëzit ishin të ndikuar shumë nga stili i tij i mësimdhënies, kështu që ata iu lutën të qëndronte dhe të vazhdonte mësimet e tij në Mekë.
Në vitin 1951, ai u pyet të mësonte në institutin dhe kolegjin e Riadit. Pas një kohe, ai u kthye në Medine për të mësuar në Universitetin Islamik të Medinës.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muhammed esh-Shenkiti vdiq më 10 janar 1973 në kthimin e tij prej haxhit në Mekë. Varrimi i tij u bë pas namazit të drekës në njëjtin ditë.
Librat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adwâ-ul-Bayân fî Tafsîr-il-Qur'ân bil-Qur'ân (Interpretimi i Kuranit. Kjo është puna e tij më e madhe që ka përpiluar në shumë vëllime) ;
- Al-Mudhakkirah fî Oussoûl-ul-Fiqh (traktat i vogël në Parimet e Fik-hut) ;
- Adab Al-Bah-th wal-Munâdhara
- Alfiyyah fil-Mantiq Daf'ou Îhâm Al-Idtirâb `an Ayât-il-Kitâb
- Ansaab-ul-'Arab (Tekst poetik)
- Furoû' Mâlik (Tekst poetik)
- Man`ou Jawâz Al-Majâz
- Manaahij wa Dirâsât li-Ayât-il-Asmâ was-Sifât (Ligjërat që jepi në Universitetin Islamik të Medinës më 1962[2]
- Mandhoûmah fîl-Farâ'id (Libër për rregullat e trashëgimisë) ;
- Sharh 'alâ Marâqî As-Sa'oûd (Diktim që jepi nxënsëve të tij) ;
- Sharh 'alâ as-Soullam (Diktim që jepi nxënsëve të tij).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Son vrai nom est Mohammed al-Amîn Ibn Mohammed al-Mukhtâr Ibn `Abdil-Qâdir al-Jakni ash-Shanqîtî (محمد الأمين الشنقيطي)
- ^ a b "Mohammed al-Amîn ash-Shanqîtî". 28 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2008. Marrë më 26 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja), biographie faite par Sayyid Ibn 'Abbâs al-Julaymi.