Shenjat e qarkullimit rrugor
Si mjete drejtimi në komunikacionin rrugor, përveç shenjave të komunikacionit, janë edhe: polici i trafikut dhe semafori.
Grupimi i shenjave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shenjat e rrezikut Shenjat e rrezikut,paralajmërojnë pjesëmarrësit në komunikacion për rreziqet të cilat do ti hasin në rrugë.
Shenjat e rrezikut në rrugë jashtë qendrave të banuara vendosen në largësi prej 150-250 meter para rrezikut të shënuar me shenjë kurse në qendrat e banuara vendosen në largësi edhe më të vogël se 150 meter, ndryshe nga këto largësi vendosen kryqi i San Andreas i cili vendoset 10 meter para binarëve por nuk mund të ofrohet më tepër se 3 meter, qarkullim në të dy kahjet dhe punime në rrugë. Shenjat e rrezikut kanë formë trekëndëshi barabrinjës, përjashtim nga forma trekëndore bëjnë, kryqi i San Andreas, shenjat të cilat tregojnë afërsinë e kalimit të rrugës përtej hekurudhës. Ngjyra themelore e këtyre shenjave është e bardhë, marga ose skaji ka ngjyrë të kuqe ndërsa simboli ka ngjyrë të zezë Dimensionet në autostrada 120 cm brinja kurse marga 10 cm, në rrugë të rezervuar magjistrale brinja 90 cm kurse marga 8 cm, rrugë lokale 60 cm brinja dhe 6 cm marga.
- Shenjat e Urdhërave të Prera Shenjat e urdhërave të prera kanë formë rrethore dhe vendosen në atë vend ku hyjnë në funksion.
Përjashtim nga forma rrethore bëjnë shenjat kryqëzim i rrugës me rrugën me përparësi kalimi e cila ka formë trekëndëshi dhe vendoset me maje teposhtë dhe shenja ndalje e detyrueshme që ka formë tetëkëndëshi. Shenjat e urdhërave të prera kanë këto domethënie ndalim, kufizim dhe detyrim. Shenjat e detyrimit kanë formë rrethore ngjyra themelore e tyre është e kaltërt dhe simbolet e bardha.
- Shenjat e Lajmërimit Lajmërojnë pjesëmarrësit në komunikacion për informatat e rrugës nëpër të cilën lëvizin, i lajmërojnë për emërimet e vendeve, largësitë, mbarimin e shenjave të urdhërave të prera për objektet hoteliere dhe për vendet në të cilat pjesëmarrësit në komunikacion mund të kryejn shërbime të ndryshme.
Shenjat e lajmërimit kanë formë drejtkëndëshi, përjashtim nga forma katrore bëjnë mbarimet e kufizimeve, ndalimeve dhe detyrimeve të cilat kanë formë rrethore. Ngjyra themelore e shenjave të lajmërimit është e kaltërt përkatësisht e bardhë kurse simbolet janë më ngjyrë të bardhë përkatësisht të zezë. Varësisht nga kategoria e rrugës ngjyra e shenjave mund të jetë në autostradë duhet të jenë ngjyra bazë e gjelbërt dhe simbolet të bardha, në rrugë të rezervuar dhe magjistrale duhet të jenë të kaltërta dhe simbolet e bardha, në rrugë regjionale dhe lokale shenjat duhet të jenë të bardha kurse simboli me ngjyrë të zezë. Shenjat të cilat i lajmërojnë pjesëmarrësit në komunikacion për objekte fetare, historike, kulturore, muzetë e ndryshëm kanë ngjyrë të kaftë dhe simbole të bardha.
Shiko edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |