Sheshi i Madh në Bruksel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Brüssel 09.JPG

Sheshi i Madh [1] i njohur edhe si Grand Place ose Grote Markt  është sheshi qendror në Bruksel. Sheshi është destinacioni më i rëndësishëm turistik si dhe pika më e paharrueshme referimi në Bruksel. Ai ka përmasat 68 by 110 metres (223 ft × 361 ft), dhe është një Vend i Trashegimise Boterore (World Heritage Site) i njohur edhe nga UNESCO[2]

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shek. e X, Carlsi, Duka i Lorenit të Ulët ndërtoi një fortesë në Ishullin Saint-Géry, ne brendësi të vendit ne pikën më e largët te lundrueshme të lumit Senne. Kjo paraqet zanafillen e asaj e cila më vonë do të njihet si Bruksel. Deri në fund të shek. XI, do te hapet edhe një treg i hapur e qe me vone do te njihet si Nedermerckt, ose Tregu i Poshtëm.[3]

Tregu u zhvillua njëkohësishtë me zhvillimin tregtar të Brukselit. Një dokument nga viti 1174 përmend Tregun e Ulët (Latin: forum inferius) jo larg nga porti në lumin Senne. Tregu ishte vendosur përgjatë rrugëve të rëndësishme tregtare të cilat lidhnin rajone të tila si Rhineland dhe Principata e Flandrisë.

Në fillim të shekullit XIII, u ndërtuan edhe tri tregje të mbyllura: një mishtore, një bukëpjekës si dhe një i tekstilit.[3] Këto ndërtesa, të cilat i përkisnin Dukës Brabant, lejuan mallrat të jenë të ekspozuara edhe në kushtet e këqija të motit, me kusht qe Duka të mund të mbledhë taksat. Objekte të tjera, të bëra nga druri apo guri, u ndërtuan përreth Sheshit të Madh (Grand Place.

Rritja e rëndësisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzeu i Qytetit të Brukselit në Maison du Roi (Pallatit mbretëror), ose Broodhuis (Breadhouse).

Shkatërrimi dhe rindërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 13 gusht 1695, një ushtri prej 70.000 ushtarësh freng nën Marshall François de Neufville, duka i Vilerojit, filloi bombardimin e Brukselit në një përpjekje për të larguar Lidhjen e forcave te Augsburgut larg nga rrethimi i tyre në Namur, në atë që tani njihet si Belgjika jugore. Francezët nisen një bombardim masiv të qendrës së pambrojtur të qytetit me topa dhe mortaja, duke e goditur me zjarr kryesisht Sheshin e Madh (Grand Place) si dhe qytetin përreth. Vetëm ndertesat dhe objektet nga guri dhe disa fragmente të ndërtesave të tjera mbeten në këmbë. Eshte ironike që keso rrethana ka mbijetuar bashkia e qytetit, pasi ajo ishte objektivi kryesor i zjarrit te artilerise.

Guildhalls në Grand Place
Detaje të guildhalls

Lule qilim[redakto | redakto tekstin burimor]

Tepih lule në vitin 2008

Çdo dy vjet në gusht, një "lule qilim" i madh ngritet në Grand Place për disa ditë. Një milion ngjyra begonia vendosen në modele dhe shfaqja mbulon 24 by 77 metres (79 by 253 ft), të sipërfaqes totale prej 1,800 square metres (19,000 sq ft).[3] I pari lule qilim është bërë në vitin 1971, dhe për shkak të popullaritetit të tij, tradita ka vazhduar, me lule qilim duke tërhequr një numër të madh të turistëve.[4]

Në kulturën popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Grand Place natën
  • Seria e dytë dhe e tretë televizive e BBC Secret Army është filmuar këtu në vitin 1978 dhe 1979, posaçërisht rreth ndërtesës, e cila tani është Restorant Maximit.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ In this case, the French word place is a "false friend", and the correct counterparts in English are "plaza" or "town square".
  2. ^ La Grande-Place de Bruxelles (fr). bruNET (17 maj 2007). Vizituar në 9 tetor 2009.
  3. ^ a b c History of the Grand Place of Brussels. Commune Libre de l'Îlot Sacré. Vizituar në 25 gusht 2009.
  4. ^ Giant Flower Carpet on the Grand Place in Brussels Pays Tribute to Turkish Immigrants.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]