Shkëlzen Baftiari
Shkëlzen Baftiari | |
---|---|
Informata themelore | |
Lindi | 1986, Tetovë, Republika e Maqedonisë |
Profesioni | pianist, profesor |
Instrumenti | Piano |
Shkëlzen Baftiari (lindur më 1986, në Tetovë) është një pianist dhe profesor shqiptar nga Maqedonia. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Qendrën e Shkollës së Muzikës - Baletit "Ilija Nikolovski - Luj" në Shkup, dhe u diplomua me "Cum Laude" nga Fakulteti i Muzikës në Shkup. Ai përfundoi studimet master në piano me pianistin Simon Trpceski.[1] Shkëlzeni është vëllai i violoçelistes Yllza Baftiari.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Baftiari ka marrë pjesë në shumë koncerte në Maqedoni dhe jashtë saj. Përveç kësaj, ai është gjithashtu fitues i shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa prej tyre përfshijnë: çmimin e parë në Blagoevgrad (Bullgari), Laureat në Konkursin Ndërkombëtar "Valentino Bucchi" në Romë, çmimi i dytë në Konkursin Ndërkombëtar "Nikolai Rubinstein" në Paris, çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar "Schumann-Brahms" në Plovdiv (Bullgari). Në prill të vitit 2007 ai ishte fituesi i Çmimit të Special të Parë në Konkursin e Pianos në Republikën e Maqedonisë.[1]
Ai ka dhënë recitale në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Sofje, Beograd, Tetovë, Ohër, dhe ka performuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë dhe Orkestrën Simfonike të Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup.[2][3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "SHKËLZEN BAFTIARI". european-music-academy-ks.com. European Summer Music Academy. Marrë më 1 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pianist Shkelzen Baftiari". londoncityphilharmonic.co.uk. London City Philharmonic. Marrë më 28 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Piano and flute concert - Shkëlzen Baftiari and Lejla Beqiri". Tetovo Municipality. 24 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 28 nëntor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)