Jump to content

Shkëlzen Doli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkëlzen Doli (lindur më 9 gusht 1971) është violinist shqiptar[1], ish student i profesoreshës legjendare të violinës Ewgenia Chugaeva[2], ai ka një pozicion unik të një muzikanti i cili është i aftë të kombinojë virtuozitetin e shkollës ruse të violinës me stilin e veçantë dhe tingullin e orkestrës së famshme të Vjenës. Jeton dhe vepron në Vjenë (Austri), nga viti 2006 është anëtar i Operës Shtetërore të Vjenës, ndërsa nga viti 2009 është anëtar i Filarmonisë së Vjenës [3].

Shkёlzen Doli lindi më 9 gusht 1971 në Elbasan (Shqipëri), mësimet e para për violinë filloi t'i marrë në moshën 9-vjeçare në qytetin që u rrit, Gjakovë (Kosovë). Fitorja e disa çmimeve në konkurset rajonale bëri që në vitin 1986 të merrte një ftesë për t’u regjistruar në Gjimnazin e Muzikës të Novi Sadit, institucioni më i shquar i këtij lloji në ish-Jugosllavi. Aty ai ishte nxënës i pedagogëve hungarezë Imre Jambor dhe Csaba Szima. Në moshën 17-vjeçare fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Muzikës për të rinjtë në ish-Jugosllavi dhe pas kësaj u regjistrua në klasën e Ewgenia Tschugaeva-s në Akademinë Muzikore të Novi Sadit. Më 1995 karriera e Shkëlzen Dolit si muzikant shënoi një sukses të ri shumë të rëndësishëm: ai filloi të luante në Orkestrën Filarmonike të Vjenës. Njëkohësisht vazhdonte studimet në Universitetin për Muzikë dhe Arte Figurative të Vjenës. Që atëherë stili dhe ngjyra tingullore e Filarmonisë së Vjenës kanë qenë vendimtare për të si violinist. Pjesëmarrja në ansamble të ndryshme filarmonike të muzikës së dhomës, si p. sh. te “Toyota Master Players”, “Virtuozët Vjenezë” dhe Rene Staars “Ensemble Wiener Collage”, “The Philharmonics”, e ndihmoi Shkëlzen Dolin të zinte një vend të përhershëm dhe të suksesshëm në skenën muzikore vjeneze. Ka qenë në shumë turne si solist dhe anëtar i grupeve të muzikës së dhomës në shtete të ndryshme evropiane, në Amerikën Veriore, Afrikë, Izrael dhe Japoni. Ai bën pjesë edhe në një grup të sapo riformuar të muzikës së dhomës, në ansamblin "Philharmonisches Ensemble - Wien"

  1. ^ Africa, Europe and the Middle East. Rough Guides. 1999. fq. 377. ISBN 978-1-85828-635-8. Marrë më 25 nëntor 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Richard Wagner Konservatorium". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  3. ^ "Filarmonia e Vjenës". Marrë më 25 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkëlzen Doli tek IMDb