Jump to content

Shkishërimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkishërimi ose ekskomunikimi është një vepër ligjore e kishës që nënkupton shkallë të ndryshme të përjashtimit të një anëtari të saj nga bashkësia e besimtarëve për shkak të shkeljeve të rënda dhe këmbëngulëse në moral dhe/apo në doktrinën e krishterë. Shkishërimi mund të jetë i përkohshëm apo i përhershëm, në mvarësi të kundravajtjeve. Në disa kisha, Shkishërimi përfshin mallkimin shpirtëror të anëtarit të grupit.

Shkishërimi në krishterim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prejardhja biblike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Baza biblike e Shkishërimit është mallkimi. Lidhjet gjenden në “Galatasve 5:8”

5. "Çuditem që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,
6. i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.
7. Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t`ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.
8. Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar".

Poashtu edhe tek “Korintasve 16:22”

* "Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar!"

Prejardhja e Shkishërimit ne krishterim lidhet normalisht me thenien e Jezusit mbi "lidhjen dhe zgjidhjen" te “Mat. 16:19” drejtuar Pjetrit dhe 18:18 dishepujve Gjo. 20:23.

* "Une do te te jap celsat e mbreterise se qiejve; gjithcka qe do te lidhesh ne toke do te lidhet edhe ne qiej, e gjithcka qe do te zgjidhesh ne toke do te zgjidhet ne qiej" (Mat. 16:19).
* "Une me te vertet po ju them qe te gjitha gjerat qe do te lidhni mbi toke, do te lidhen ne qiell; e te gjitha gjerat qe do te zgjidhni mbi toke, do te zgjidhen ne qiell" (Mat. 18:18).
* "Kujt t´ia falni mekatet, do ti falen; kujt do t`ia mbani, do t`i jenë mbajtur" (Gjo. 20:23).

Edhe te Gjoni 2, 7-9:

7. " Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.
8. Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,
9. sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga".

Apostulli Pal parashikon shkallen ndeshkimore per anetaret e kishes qe kane kryer shkelje te renda, lloje perjashtimesh te nivelit shoqeror deri ne perjashtimin e plote nga bashkesia.

* "Dhe nese ndokush nuk bindet ne cfare themi ne kete leter, verejeni, e mos kini lidhje me te, gjersa te turperohet" (Thes. 2; 3:14).
* "Por ata të jashtmit i gjykon Perëndia. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj". (1 Kor. 5:13)

Mallkimi ne kishen e hershme ishte nje forme e mbrame e ndeshkimit fetar, pertej Shkishërimit. Shembulli me i hershem daton ne vitin 306. Kisha katolike ende sot perdor ndeshkime te tilla, megjithese perdoret rralle kunder nje individi.

Kisha katolike romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Llojet e Shkishërimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raste të njohura të Shkishërimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]