Shkolla Fillore "Ismail Qemali"- "Tefik Çanga" në Ferizaj
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, në shumë qytete dhe fshatra hapen shkollat para fillore në gjuhën shqipe. Me Vendimin e Ministrit të Arsimit Shqipërisë, Ernest Koliqi, në vitin 1941 në Ferizaj hapet shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe.
Gjatë hulumtimit të dokumenteve te Shkollës fillore "Ismail Qemali" ne Arkivin e Kosovës në Prishtinë, është gjetur një dokument ku është shënuar dita e parë e fillimit të punës së kësaj shkolle. Bëhet fjalë për dëftesën shkollore të nxënësit Shefqet H. Grezda, ku në faqen e dytë të saj është shënuar data 27.XI. 1941, si ditë e parë e tremujorit të parë të vitit shkollor 1941–42. Ky shënim i kësaj date jep të kuptohet se Shkolla fillore "Ismail Qemali" ka filluar të punojë, më 27 nëntor 1941 dhe se kjo është dita e parë e punës. Andaj, mund të konstatohet dhe dokumentohet se si datë e saktë e fillimit të punës së kësaj shkolle duhet të jetë 27. XI. 1941. Kjo dëftesë është e nënshkruar nga drejtori i shkollës Fadil I. Hoxha dhe mësuesi Petro Papakosta.
Mësuese të para nga Ferizaj kanë qenë Gjina Karasani Arrni dhe Anjeza Lora Meqë, në atë kohë, mungonte kuadri arsimor nga trevat tona, Ministria e Arsimit në Tiranë, në të njëjtin vit, dërgoi në Kosovë një numër të konsiderueshëm te mësuesve për të punuar në shkollat e posa hapura, për organizimin e procesit edukativo- arsimor. Mësuesit e parë që kanë punuar në Shkollën fillore "Ismail Qemali" në qytet dhe 10 shkolla të fshatrave të rrethit të Ferizajt kanë qenë:
1. Petro Papakosta – Gjirokastër 2. Ymer Shypheja – Elbasan 3. Bashkim Karagjozi – Gjirokastër 4. Fadil Idriz Hoxha- Shkodër, 5. Koço Koça – Gjirokastër, Lubovë me Gjina Karasani kruq 6.Franc Kurti – Shkodër
Drejtori i parë i Shkollës fillore "Ismail Qemali" në Ferizaj ka qenë Fadil Idriz Hoxha, nga Shkodra. Mẽ vonë, në këtë shkollë, janë inkuadruar edhe këta mësues nga Kosova: Ismet Shaqiri- Gjakovë, Idriz Ajeti-Petreshticë (Drenicë), Filip Kajtazi-Prizren dhe Lorenc Antoni -Shkup. Këta mësues, pishtarë të parë të arsimit, për herë të parë, filluan mësimin në gjuhën shqipe dhe fëmijëve shqiptarë ua mësuan lexim-shkrimin shqip, jo vetëm atyre të klasës së parë, por edhe atyre të klasës së dytë, të tretë e të katërt, që nuk e dinin alfabetin shqip sepse e patën mësuar ciriliken. Kjo ngjarje ka rëndësi të madhe historike për arsimin shqip në Ferizaj. Me ardhjen e ushtrisë germane në Ferizaj, ndërtesa shkollore, ku zhvillohej mësimi në gjuhën serbe, ka qenë e shndërruar në spital ushtarak, andaj, tri vitet e para, Shkolla Fillore Shqipe "Ismail Qemali" në Ferizaj, mësimet i ka mbajtur në ndërtesën shkollore të shkolles qytetare (gragjanska shkolla), (ish ndërtesa e gjimnazit më vonë). Në vitin shkollor 1944–45 kjo shkollë kaloi në ndërtesën private të familjes Çemerikic, kurse në vitin shkollor 1945–46 vendoset në ndërtesën e vjetër shkollore, të ndërtuar më 1923. Ne të njëjtën ndërtesë, shkolla fillore vazhdoi punën si shkollë fillore pesë vjeçare, katërvjeçare, dhe prej vitit 1955–56 si shkollë fillore tetëvjeçare. Pra, siç shihet Shkolla Fillore "Tefik Çanga", ka vazhduar traditën e Shkollës Fillore "Ismail Qemali dhe si vit të themelimit e ka vitin 1941.
1.Plejada e parë e mësuesve të shkollës Puna edukative-arsimore prej vitit 1941–45
Viti shkollor 1941–42 është viti i parë i Shkolles së Parë Fillore "Ismail Qemall" në Ferizaj. Ne këtë kohë, në shkollë, janë regjistruar mbi 150 nxënës, prej klasës 1 deri në të V Mësuesi, i parë i Ferizajt ishte zotëri Shabani, më parë, me profesion ka qenë hoxhë. Më vonë, gjatë ushtrimit të profesionit të mësuesit e ka kryer kursin pedagogjik dhe bëhet mësues i kualifikuar. Më tutje, me korrespondencë e kryen Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe Fakulteti Albanologjik. Shabani prej vitit 1946–1955 e ka ushtruar detyrën e drejtorit të shkollës fillore 4 vjeçare. Pastaj, emërohet zëvendës- drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike në Ferizaj. Në Shkollën fillore "Ismail Qemali' në vitin shkollor 1942–43, kanë qenë të regjistruar, sipas klasave, afro 160 nxënës.
Klasa I- 72 meshkuj dhe 32 femra Klasa II- 50 meshkuj dhe 25 femra Klasa IIl- 29 meshkuj dhe 12 femra Klasa IV- 25 meshkuj dhe 12 femra Klasa V- 2 meshkuj dhe 3 femra.
Shkolla qendër kulturore e qytetit
Kushtet dhe mundësitë pēr fillimin e proceseve kulturore në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare, jashtë kufijve të shtetit amë u krijuan vetëm prej prillit 1941 kur Gjermania hitleriane pas tërheqjes së Jugosllavisë nga Pakti trepalësh Berlin- Romë- Tokio më 6 prill 1941 filloi bombardimin e Beogradit e pastaj sulmoi edhe me forca tokësore. Brenda 12 ditësh e pushtoi territorin e Mbretërisë Serbe-Kroate- Sllovene dhe e detyroi qeverinë Cvetkoviq-Maçek të nënshkruajë kapitullimin. Pjesa më e madhe e territoreve etnike shqiptare i takuan zonës okupuese italiane. Në viset e kontrolluara nga forcat italiane dhe atyre gjermane që në vjeshtën e vitit 1941 u hapën shkollat e para në gjuhë shqipe
Kështu edhe në Ferizaj në këtë kohë u hap shkolla e parë fillore, "Ismail Qemali" me drejtorin e parë Fadil Idriz Hoxha nga Shkodra. Njëherit kjo shkollë luante edhe rolin e një qendre kulturore të qytetit. Falë angazhimit të mësuesve vendorë dhe atyre që kishin ardhur nga Shqipëria pasuan aktivitetet kulturore, ku merrnin pjesë në grupe të ndryshme perveç nxënësve te rritur edhe të rinjtë dhe qytetarë të moshuar. Në këtë mënyrë në këtë shkollë u vunë themelet e kulturës së teatrit, bibliotekës dhe korit të qytetit. Regjinë e disa dramave të Kristo Floqit e kishte bërë Hasan Dylgjeri nga Elbasani, cili aso kohe ishte inspektor i shkollave të nënprefekturës së Ferizajt. Ato drama nuk i kanë përgatitur vetëm mësuesit por ka pasur aktorë edhe nga radhët e qytetarëve. Grupi teatral nuk ishte i shkollës por i qytetit, për shkak të mungesẽs se lokalit për përgatitje të pjesëve teatrale janë shfrytëzuar lokalet e ndërtesës se shkolles. Në grupin teatral të qytetit kanë qenë të përfshirë: Katarina Josipi, Shaban Shaqui, Engjëll Zefi, Anjeza Lora, Eshref Saraçini, Gjina Karasani, Zeqir Jakupi dhe mësues e qytetarë të tjerë.
Pjesët teatrale që përgatiteshin shfaqeshin në Ferizaj e rrethine, në Shtime, ashtu edhe qytete tjera si në Gjilan, Prishtinë dhe Vushtrri, çka shërbeu si nxitje dhe frymëzim për shumë të rinjtë e të reja dhe të moshuar. Për t'u marrë me veprimtari kulturore Shumë prej tyre më vonë u orientuan per aftësim profesional për punë në këtë fushë e disa u bënë edhe emra të afirmuar të kulturës së dramës në Kosovë, siç ishte Katarina Josipi. " Në dokumentin nr.41, të datës 14.01.1944 që ruhet në arkivin shtetëror të Kosovës argumentohet se teatri i sotëm i qytetit zanafillën e ka nga periudha e Luftës së Dytë Botërore 1941–1945.
Me këtë shkresë drejtoria e shkollës kërkon nga organet e pushtetit (nënprefekturës) të intervenojnë te komanda gjermane te lejohet që në njërën nga tri sallat – skenat e qytetit te bëheshin provat gjenerale të pjesëve të pērgatitura teatrale. Në shkresë theksohet se më tepër iu përgjigjet ajo e shtëpisë së "Sokolëve" (teatri 1 sotëm i qytetit).
Se grupi teatral i qytetit ka ekzistuar pranë shkollës fillore e vërteton kjo shkresë se është përgatitur për t'u shfaqur një dramë me titull "Detyra e mëmës" dhe një komedi me titull "Reklamë e blof ".
Pranë shkollës ka ekzistuar edhe biblioteka e qytetit. Kjo argumentohet me një dokument tjetër, që po ashtu ruhet në arkivin shtetëror të Kosovēs. Në Procesverbalin e Mbledhjes së Komisionit shkollor të mbajtur më datën 26.03.1944 në pikën 4 behet fjalë për 42 franga shqiptare që janë shpenzuar per transportimin e dy arkave me libra që janë dhënë falas për popullin e rrethit të Ferizajt. Kjo jep të kuptohet se në Ferizaj ka ekzistuar biblioteka e qytetit. Andaj biblioteka e parë në Ferizaj nuk u themelua në vitin 1950, siç figuron në historikun e bibliotekës së sotme të qytetit, por në periudhën 1941–1945 (një frang shqiptar ka pasur vlerën prej 25 lekësh, kurse një napolon 100 lekësh).
Pranë shkollës fillore "Ismail Qemali" në Ferizaj ka ekzistuar kori i qytetit dhe ai i shkolles. Këto dy kore janë udhëhequr nga dirigjenti Lorenc Antoni. Pra, siç shihet këto tri lëmi të kulturës së qytetit kanë vepruar pranë shkollës së qytetit.
Lista e mësimdhënësve që punuan në këtë periudhë në shkollat e para shqipe në Ferizaj dhe rrethinë:
1. Abdullah Laçi, Elbasan 2. Anjeza Lora, Ferizaj 3. Asaf Peshkëpia, Gjirokastër 4. Bashkim Karagjozi, Gjirokastër 5. Dilaver Haliti 6. Engjëll Zefi, Stubëll 7. Engjëll Noka 8. Enver Juzufati, Tiranë 9. Fadil I. Hoxha, Shkodër 10. Ferit Buzo, Berat 11. Filip Kajtazi, Prizren 12. Franc Kurti, Shkodër 13. Gjeto Leka, Tuz 14. Gjina Karasani, Ferizaj 15. Idriz Ajeti, Petreshticë 16. Ismet Shaqiri, Gjakovē 17. Jusuf Rexhepi, Gjilan 18. Jusuf Ramadani, Llugaxhi 19. Kadri Greca, Elbasan 20. Koço Koça, Labovẽ e kryqit 21. Koço Shukollari, Përmet 22. Lorenc Antoni, Shkup 23. Mujo Sokoli 24. Muhamet Sopoti 25. Mustafa Biçaku 26. Petro Papakosta, Gjirokastër 27. Ruzhdi Guranjaku, Elbasan 28. Rrahman Palushi, Bicaj 29. Shaban Sh. Vata, Ferizaj 30. Ymer Shypheja, Elbasan
2.Plejada e dytë 1946–1955
Pas Luftës së Dytë Botërore, prej vitit 1946 e deri në vitin 1955, kjo shkollë e vazhdon veprimtarinë e saj edukativo-arsimore si shkollë fillore katërvjeçare (klasa I-IV). Me rritjen e numrit të nxënësve, shtohet edhe numri paraleleve në tẽ gjitha klasat. Nuk janë marrë shënime se sa ka qenë numri nxënësve dhe paraleleve në këte periudhë.
Gjatë tërë kësaj kohe detyrën e drejtorit të shkolles e ka ushtruar Shaban Shaqir Vata plotë nëntë vjet. Sipas ligiit, në këtë periudhë, shkollimi fillor katërvjeçar ka qenë obligueshëm për të githë fëmijët, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale e gjinore. Si pasojë nivelit të ulët arsimor të popullatës kosovare, ka pasur prindër që e pengonin shkollimin e fëmijëve të tyre e sidomos të femrave. Jo rrallëherë drejtoria e shkollës ka qenë e obliguar, që në bazë të Ligjit ndaj prindërve të tille t'i paraqesë fletëparaqitje Gjykatës për Kundërvajtje, për të marrë masa ndëshkuese. Zakonisht prindërit e fajësuar dënoheshin me të holla. Orët e mësimit mbaheshin në një ndërrim, edhe atë paradite ose pasdite. Ne vitet para të pasluftës, në këtë shkollë, punonte një numër jo i vogël i mësuesve të pakualifikuar. Mirëpo, më vonë, për çdo vit vinte duke u përmirësuar struktura kualifikuese e mësuesve. Përveç angazhimit në procesin edukativo-arsimor në shkolla mësuesit në këtë periudhë, kanë qenë të detyruar që të mbajnë kurse për zhdukjen e analfabetizmit për të rritur. Njëherit, kanë organizuar edhe kurse shëndetësore për vajzat që nuk e vijonin shkollimin. Vlen të përmendet se në këtë periudhë, për herë të parë, hyn në përdorim abetarja e parë e veteranit të njohur të arsimit, Mehmet Gjevori. Per zhvillimin e shkronjave përdorej e ashtuquajtura: metoda e fjalës normale. Sipas kësaj metode, në start, zhvillohej fjala "lule" dhe me metodën analitike mësoheshin menjëherë tri germa të kēsaj fjale dhe atë "L", "U", "E" Gjatë kësaj periudhe të veprimtarisë, kjo shkollë nuk ka pasur emër. Per shkaqe të rrethanave të njohura politike të asaj kohe emri Ismail Qemali i hiqet kësaj shkolle dhe kështu mbeti pa emër.
3.Plejada e tretë 1956–1989
Ne vitin shkollor 1955–56 filloi zbatimi i Reformës shkollore. Sipas Ligjit mbi reformën shkollore parashihej që shkollimi i obligueshëm të jetë tetëvjeçar (l-VIII). Sipas këtij ligji Gjimnazi i Ulët Shqiptar në Ferizaj shuhet. Në këtë mënyrë prej klasave te kësaj shkolle fillore dhe të klasave të Gjimnazit të Ulët, e që nxënësit e këtyre klasave i takonin rajonit të dytë dhe të tretë të qytetit, kjo shkollë shndërrohet prej shkollës fillore katërvjeçare në shkollë fillore tetëvjeçare. Më vonë e merr emrin Shkolla fillore "Tefik Çanga" .Njëherit, në të njëjtën kohë prej nxënësve të kësaj shkolle që banonin në rajonin e parë dhe të katërt të qytetit dhe nxënësve të Gjimnazit të Ulët, që gjithashtu i takonin këtyre dy rajoneve, themelohet shkolla e re tetëvjeçare që më vonë merr emrin shkolla fillore "Jeronim de Rada".
Këto dy shkolla tetëvjeçare që u themeluan në bazë të ligjit për reformën shkollore janë emëruar me numra sipas rajonit ku gjendeshin shkollat. Shkolla e re tetëvjeçare që gjendet në rajonin e parë u quajt shkolla e parë tetë vjeçare, ķurse shkolla e rajonit të dytë u quajt shkolla e dytë tetëvjeçare. Pra, emërtimi i shkollave të gytetit nuk janë emërtuar sipas vjetërsisë, por sipas rajoneve që i takonte, e dihet mirëfilli se shkolla më e vjetër që është themeluar në vitin 1941 është shkolla e dytë tetëvjeçare, që më vonë në vitin shkollor 1961–62, emërtohet me emrin "Tefik Çanga", kurse shkolla e parë tetëvjeçare me emrin "Peko Tepavçeviq" e tani "Jeronim de Rada". Në Shkollën fillore " Tefik Çanga" në klasat e ulëta, kuadri ishte i kualifikuar, kurse në klasat e larta kishte arsimtarë të pakualifikuar. Mirëpo, për çdo vit shkollor, në vazhdim edhe në klasat e larta struktura kualifikuese e kuadrit arsimor vinte duke u përmirësuar. Trupi arsimor i klasave të larta ka qenë i përbërë nga disa prej arsimtarëve të Gjimnazit të Ulët, që pushoi së ekzistuari në vitin 1955.
4.Plejada e katërt 1990–1999
Në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar, definitivisht erdhi deri te ndarja e mësimdhënësve dhe nxënësve në baza etnike si pasojë politike, që pasuan deri në këtë kohë. Kjo kulmoi me suprimimin me dhunë të Autonomisë së Kosovës, që kishte sipas Kushtetutës së vitit 1974, kur Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave dhe ishte e barabartë me republikat tjera dhe Krahinën e Vojvodinës. Me vendimin e Fondit Krahinor për Arsim,Nr. 400193-9. të datës 05. 1991, bëhet ndërprerja e përkohshme e financimit të shkollave fillore, në të cilat nuk është duke u realizuar plani dhe programi i punës edukativo-arsimore, të miratuar nga Pleqësia e Arsimit të Republikës Së Serbisë. Pra, sipas këtij vendimi ndërpriten pagesat dhe te ardhurat personale të drejtoreve dhe të arsimtarëve shqiptarë të shkollave fillore. Si të gjitha shkollat në Kosovë edhe kjo shkollë filloi ti hartojë planet dhe programet mësimore, të aprovuara më 24. O8. 1990, në Pleqësinë e Arsimit të Kosovës. që do të zbatoheshin në vitin shkollor 990-91 si dhe Rregulloret e planeve dhe të programeve mësimore për shkollën fillore dhe atë të mesme, nr. 06. -1224 -90, të datës 24. gusht 1990 të Pleqësisë së Arsimit të Kosovës. Për këtë, shkolla njoftohet me shkresë nga Enti Krahinor për Përparimin e Arsimit dhe të Edukimit, nr. 03. nr. 334, më 28. gusht 1990, të nënshkruar nga drejtori, Halim Hyseni.
Një inspektor serb i Kuvendit Komunal në Ferizaj, më 25. shtator 1990 në Shkollën fillore "Tefik Çanga" bëri shikimin dhe në bazë të procesverbalit, me nr. 03. 614-8, të datës 15. 10. 1990, ka vërejtur se: "Planprogrami i ri për klasën e parë dhe të pestë të shkollës fillore i ushtruar nga ana e Këshillt tẽ Arsimit RS të Serbisë të publikuar në " Fl. zyrtare të RSS" FL. arsimore ".4-90, me mësimin në Gjuhën Shqipe, nuk zbatohet. Meqë pushteti serb, shkollën shqipe, tërësisht e privoi nga e drejta e financimit nga buxheti i rregullt shtetëror, çështja e financimit të shkollës shqipe i mbeti barrë Këshillit Komunal, Këshillit të vetëorganizuar nga popullata shqiptare dhe prindërit e nxënësve. Filluan vitet më të vështira për arsimin -shkollën shqipe, me të cilat u ballafaqua edhe Shkolla Fillore "Tefik Çanga" në Ferizaj.
Meqenëse gjendja në të gjitha institucionet vinte duke u keqësuar nga masat e dhunshme, që i merrte pushteti serb, kjo u reflektua edhe në këtë shkolle edhe atë si në aspektin financiar ashtu edhe në kushtet e vështira të punës së lokalit të shkollës dhe organizmit të mësimit. Mu për këtë, grupi arsimor i shgiptarëve, mori iniciativën që t'i rezistohet masave të pushtetit serb me qëllim të ruajtjes së vlerave te arsimit shqip. Më 7 shator 1990, në mbledhjen e Këshillit të arsimtarëve, debatohet për plan- programet mësimore. Personeli arsimor serb dhe drejtori insistonin në zbatimin e ligjeve dhe të plan-programeve të Serbisë edhe tek shqiptarët. Këshilli i arsimtarëve përbëhej prej 83 shqiptarëve, të udhëhequr nga Ekrem Qorolli, zëvendësdrejtor dhe 29 serbëve, të udhëhequr nga drejtori serb, Stevo Vuksha. Në këtë mbledhje trupi arsimor shqiptarë nuk u pajtua e hodhi poshtë përgjithmonë plan-programet dhe ligjet arsimore të Serbisë duke përfaqësuar plan-programet dhe ligjet arsimore të Pleqësisë së Arsimit të Kosovës. Pas një debati të nxehtë dhe të tensionuar, arsimtarët serbë e braktisën mbledhjen. Të revoltuar, arsimtarët serb të Shkolles fillore "Tefik Çanga" e pagëzuan shkollën me emrin: "Prva osnovna shkolla" (Shkolla e Parë Fillore). Në vitin shkollor 1990–91 shkolla u nda në baza etnike, kurse serbët, e uzurpuan ndërtesën shkollore dhe vendosën që ata të që ata të punojnë vetëm paradite, prej orës 8:00 deri në 12:00, me gjithsej 320 nxënës, kurse mësimi në Gjuhën Shqipe të mbahet prej 12:30 deri në 19:00, me 1816 nxënës, të shpërndarë në 63 paralele. Shfrytëzimin e lokalit shkollor dhe respektimin e orarit të punës e ka përcjellë policia.
Per të filluar viti i ri shkollor 1991–92 nxënësit dhe arsimtarët u tubuan në oborr të shkollës, por fillimi mësimit nuk u lejua, me një ultimatum të organeve policore dhe të drejtorit serb: "ose me plan-programe të Serbisë ose për shqiptarët mësim nuk ka"!!! Nga pamundësia për të depërtuar brenda në objekt shkollor, të gjithë u detyruan të kthehen në shtëpitë e veta. Nga ana Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) "Naim Frashëri", Entit Pedagogjik Rajonal të Ferizajt dhe Aktivit të drejtoreve të komunës sonë dhe Këshillit të prindërve të shkollës u vendos që të tentohet edhe një herë në rikthimin e lokaleve të shkollës, duke protestuar të qetë. Kështu, më 2, 3 tetor 1991 në oborrin e shkollës u organizua protestë e përgjithshme e nxënësve, e arsimtarëve dhe e prindërve, derisa serbët e mbanin mësimin. Ne këto protesta kishte pankarta me mbishkrime: Duam mësim", "Shkollat janë tonat", " Lironi shkollať", Diturinë nuk mund të na e ndalni" etj. Në këto protesta folën: drejtori i shkollës, Ekrem Qorolli dhe kryetari i prindërve, Haki Shaqiri. Përkundër përpjekjeve për kthim në objektin e shkollës, pushteti okupues e ndërpreu të drejtën për mësim dhe viti shkollor për shqiptarët nuk filloi. Më 20 janar 1992 prapë u protestua me kërkesë që t'u lejohet nxënësve shqiptarë vijimi në shkollë, por edhe kësaj here, të tubuarit në oborr të shkollës, u larguan me dhunë dhe urdhër policor. Sipas vendimit të organeve arsimore të Kosovës dhe të komunës u vendos që procesi- edukativo arsimor të organizohet në shtëpitë private, sipas variantit të quajtur "C", çka do të thotë me program të shkurtuar dhe të reduktuar, vetëm që të mos humbë ky vit shkollor.
Qytetarët i hapën dyert e shtëpive të tyre, për të pranuar nxënësit në dhomat që u shndërruan në mësimore dhe mësimi në to është mbajtur më 27, 28, dhe 29 janar 1992. Prindërit -gytetarët e Rajonit të dytë dhe të tretë të qytetit, që shtëpitë e tyre i vunë në shërbim të shkollës, ishin: 1. Ymer Shuku, 2, Sahit Selmani, 3. Ali Çerkini, 4. Azem Çerkini, 5. Aziz Elezi, 6.Faruk Guri. 7. Shaban Cokli, 8. Jashar Istrefi, 9. Fatmir Hasani, 10. Ismail Hajdari, 11. Gani Salihu, 11. Jakup Xhuka, 12. Xhevat Halili, 13. Shaban Reçica, 14. Sherif Berisha, 15. Iliaz Qenani, 16. Ali Aliu, 17. Fadil Rexhepi, 18. Sadik Caka, 19. Hetem Ramadani, 20. Naman Shabani, 21. Ilaz Selmani. Për t'u kthyer në objektin e shkollēs, mẽ 1 shkurt 1992, prindërit, arsimtarët dhe nxënësit tubohen edhe një herë për të protestuar në oborr të shkolles. U protestua prej orës 12:00 deri 13:00, ku ishin të tubuar më se 3.000 pjesëmarrës. Në këtë rast drejtoria dhe trupi arsimor serb i shkollës u detyruan që ta pranojë marrëveshjen për rikthimin e lokaleve të shkollës, pёr nxënësit shqiptarë. Ky akt i rëndësishëm u realizua në shkurt të vitit 1992 pas pesë muajve të qëndrimit jashtë objektit shkollor.
Më 30 qershor 1992, kur përfundoi viti shkollor, drejtoria serbe u tërhoq nga kërkesa shkollore e përbashkët dhe kaloi në lokalet e shkollës së mesme teknike. Me këtë rast e morën tërë inventarin e mirë, pajisjet dhe mjetet mësimore të shkolles. kurse shqiptarëve ua lanë shkollën e zbrazët e të demoluar. "Prva osnovna shkolla", gazetari i mirënjohur Rexhep Rifati, në gazetēn" Shkëndija Për këtë vandalizëm, që shkaktoi drejtoria dhe kolektivi i shkollës serbe e ashtuquajtur në numrin e datës 3. gusht 1992, pat shkruar një artikull me titull -"Serbët shkatërrojnë shqiptarët ndërtojnë". Nëntitujt në këtë artikull ishin: Plaçkitje dhe seleksionim i pazakonshëm në shkollat e Ferizajt. Mësimdhënësit dhe prindërit shqiptarë në Shkollën fillore "Tefik Çanga" ndërmorën një aksion te rëndësishëm vullnetar për riparimin e tërësishëm të shkollës .
5. Plejada e pestë 2000-
Prej vitit 2001 shkolla "Tefik Çanga" ishte nën udhëheqjen e drejtorit Gafurr Bytyqit. Dihet se vetë periudha në të cilën ishte drejtor Gafurr Bytyqi ishte periudhë e tranzicionit për të gjitha institucionet në Kosovë, sigurisht që pjesë e tranzicionit ishte edhe institucioni i arsimit.
Viti i ri shkollor 2000–2002 për shkollën "Tefik Çanga" isht më i ftytshëm për shkak se mësimi u zhvillua në dy ndërrime, pasi që po në atë vit shkollorë do të fillojë punën shkolla e re "Ahmet Hoxha". E veçanta në është se në këtë shkollë do të përcillen edhe një numër i madh i nxënësve të shkollës sonë, ku bashkë me ta, në ahkollën e re do të kalojnë edhe një numër i arsimtarëve. Kaeakteristikë tjeteër për vitin e ri skollor 2003–2004 ishte se pati reforma në arsim në nivel të Kosovës, ku për herë të parë shkolla e deritanishme tetëvjeçare bëhet shkollë nëntë vjeçare.
Manifestimi i 65-vjetorit të shkollës "Ismail Qemali"-"Tefik Çanga" në Ferizaj
Shkolla fillore "Tefik Çanga" në vitin 2006, në mënyrë solemne dhe me një program të pasur, shënoi 65-vjetorin e themelimit të shkollës së parë shqipe, shkollës fillore "Ismail Qemali" në Ferizaj. Meqë, në vitin 2006, kjo shkollë do ti mbushë 65 vjet të themelimit, Ibrahim Hyseni, veteran i arsimit, i propozoi drejtorit se do të ishte mirë që të shënohet "ne mënyrë solemne" ky jubile. Këtë ide e pranoi drejtori shkollës - Shaqir Govori dhe ia paraqiti Këshillit të Arsimtarëve, i cili vendosi që të kremtohet ky jubile dhe e zgjodhi Këshillin Organizativ , i cili do ti bëjë të giitha përgatitjet e duhura. Meqenëse duhej të shkruhej një referat për akademinë solemne, nevojiteshin shënime shtesë për historikun e shkollës, pra u paraqit nevoja që të hulumtohen dokumentet e vjetra shkollore, të cilat gjenden në Arkivin e Kosovës në Prishtinë. Gjatë hulumtimit të këtyre dokumenteve nga ana e lbrahim Hysenit u zbuluan shumë shënime të reja dhe të panjohura deri në këtë vit. Në këtë mënyrë u siguruan të dhëna të rëndësishme për referat dhe u pasurua historiku i shkollës me afro 40 dokumente të vjetra të shkollës dhe mbi 150 fotografi të vjetra shkollore. Të gjitha dokumentet dhe fotografitë e mbledhura kanë qenë të ekspozuara në ekspozitën e fotografive dhe dokumenteve të vjetra shkollore të Shkollës së parë shqipe në Ferizaj, e cila ka qenë e hapur për vizitorë prej 30.09.deri më 10 tetor 2006, në galerinë e arteve. Jubileu i shkollës u shënua me mbajtjen e Akademisë Solemne në Qendrën e Kultures "Hivzi Sulejmani", i përcjellë me një program kulturor e artistik të korit të Shkolles së Mesme të Muzikěs "Çesk Zadeja" dhe me praninë e balerinave të vogla, të përcjellë me recital, që e shfaqën nxënësit e Shkollës fillore ,"Tefik Çanga". Në akademi ishin të ftuar dhe prezantuan anëtarët e familjeve të mësuesve të parë nga Shqipëria, që punuan në periudhën 1941–44 në shkollën e parë shqipe në Ferizaj.
Më 4 nëntor 2006 manifestimi i këtij jubileu përfundoi me shpërndarjen e mirënjohjeve. Mirënjohje u ndanë të gjithë mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të shkollës, të gjallë e të vdekur (post-mortor), që kanë punuar në këtë shkollë prej vitit 1941 e deri me 2006.
[1]Jeta dhe veprimtaria e Tefik Çangës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tefik Çanga u lind më 25 nëntor 1911 në Shkoder, në një familje zanatlinjsh të varfër.I ati, Halili, megjithëse i varfër, duke e kuptuar rëndësinë e shkollës me sakrifica shumë të mëdha u mundua t'u jepte
shkollë tre djemve të vetë. Në vjeshtën e vitit 1921, Tefiku regjistrohet në klasën e parë të shkolles fillore të Perashit, ku i kreu tri klasat e para. Klasën e katërt e kreu gjatë vitit shkollor 1924–25 në shkollen fillore të fshatit Kastriot të Peshkopisë. Këtu shërbente si mësues vēllai i tij i madh. Gjatë këtij viti Tefiku pati bashkënxënës heroin e popullit Nazmi Rushitin dhe dëshmorin e Luftës Nacionale çlirimtare, Demir Gashin. Vitin e fundit të shkolles fillore e kreu në Shkodër, pas një viti.
Në Shkodër bën një klasë të shkollës industriale dhe në shtator të vitit 1933 futet në klasën e parë të gjimnazit të shtetit. Ne gjimnaz bie në kontakt me idetë komuniste.
Ka pasur prirje letrare dhe shkruante vetë disa skeçe dhe drama, si p.sh, pjesën "Rrethimi i Oso Kukës në Vraninë". Merr pjesë në organizimin e grupit letrar të gjimnazit (në kuadër të shoqërisë "Besa") dhe në shfaqjen e shumë pjesëve me pērmbajtje patriotike.
Duke e ditur prirjen dhe deshirën e madhe te Tefikut per t'u marrë me pikturë, megjithëse në pamundësi për të siguruar bursë,i ati me sakrifica shumë të mëdha e dërgon në Bukuresht të Rumanisë, në shtator të vitit 1938, që ti ndjekë studimet. Këtu Tefiku kreu vitin e parë të Fakultetit të Arteve të Bukura. 7 Prilli i vitit 1939 e gjeti në Bukuresht, ku merr pjesë në demonstratën antifashiste të studentëve shqiptarë, dhe të anëtarëve të kolonisë shqiptare të këtij qyteti kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Në verën e vitit 1939 kthehet në Shqipëri per pushime verore dhe autoritetet fashiste nuk e lejojnë të shkojë më në Rumani për ti vazhduar studimet.
Tefiku vendoset në Tiranë, ku shumë shpejt bie në kontakt dhe lidhet me anëtarët e grupeve komuniste dhe filloi aktivitetin revolucionar. Gjatë tri vjetëve punon në sektorë të ndryshëm në Tiranë dhe në Shëngjin, pa e ndërprerë pa asnjë çast luftën kundër fashizmit. Nga fillimi i vitit 1942 Tefiku vjen në Kosovë dhe vendoset në Ferizaj. Ka qenë drejtor i Magazinës së drithit, që quhej "Sasteb". Si njeri human që ka qenë, u ka ndihmuar familjeve të varfra, duke u shpërndarë miell. Meqë në atë kohë, ishte i organizuar në punën ilegale antifashiste, Tefiku prej "Sastebit" me miell i ka furnizuar njësitet ushtarake antifashiste, që vepronin në malet e Sharrit. Shpeshherë, në magazinën e drithit ka strehuar udhëheqësit e ndryshëm të Lëvizjes antifashiste të asaj kohe, që kanë qenë të ndjekur nga regjimi fashist.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura:0
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hyseni-Goga, Ibrahim; Hasani, Basri (2021). Rrugëtimi 80 vjeçar i shfmu "Tefik Çanga" në Ferizaj (bot. Edicioni i parë). Prishtinë: SAS. ISBN 9789951822107.