Shkolla Kostandin Kristoforidhi Elbasan
Shkolla Kostandin Kristoforidhi Elbasan | |
---|---|
Adresa | |
Rruga "Dyli Haxhire" | |
Koordinatat | 41.115556°N 20.080556°E |
Të dhëna | |
Lloji | Shkollë e Mesme |
Kryetari | Klaud Feçi |
Drejtor | Ermir Çela |
Officer in charge | Flobens Buzhani |
Personeli mësimor | 43 |
Klasat | 10-12 |
Shkolla Kostandin Kristoforidhi është gjimnazi i prëgjithshëm në qytetin e Elbasanit. Ndodhet në qendër të qytetit dhe ka 21 klasa.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Godina, ku gjendet sot gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi”, fillimisht ka qenë ndërtesë e gjimnazit “Dhaskal Todri”, i cili në vitet 84-85 u zhvendos në godinën e re, ku është edhe tani. Godina e vjetër u përdor pjesërisht edhe më pas, deri në vitin 85-86 si vijim i gjimnazit “Dhaskal Todri” (kati i parë), pasi akoma godina e re kishte mungesat e saj; kati i dytë dhe i tretë ishte shkollë dyvjeçare profesionale. Me qëllim krijimin i një gjimnazi të ri, u hap në 1986-ën gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi”.
Shkolla mori emrin “Kostandin Kristoforidhi” nga shkolla 8-vjeçare që ishte në kala. Më pas, kjo shkollë u quajt “Tush Pina”, e cila me kalimin e viteve u mbyll fare.
Drejtori i parë i gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”, ishte Filip Nanushi i cili e drejtoi shkollën deri në vitin shkollor 1991-1992. Më pas, për një vit u drejtua nga Bashkim Gjevori; pas tij me radhë Fuat Xhomaqi, Gazmend Haxhiymeri etj.
Vitin e parë të hapjes së shkollës 1986-1987, u regjistruan 233 nxënës për herë të parë me kriter përzgjedhës gjuhët e huaja (frëngjisht dhe rusisht), nga ku morën diplomën 140 nxënës në vitin shkollor 1989-1990.
Në vitin 1989-1990, gjimnazi u rrit shumë në numër nxënësish gradualisht, dhe për këtë arsye filloi mësimi me dy turne. Për shkak të numrit të lartë të nxënësve të regjistruar, u pa e drejtë të hapej të një gjimnazi të ri. Kështu, në 1991-shin u krijua gjimnazi “Ahmet Dakli”, i cili u vendos te ndërtesa e ish-Institutit të Lartë “Aleksandër Xhuvani”.
Statistika ndër vite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nxënësit e regjistruar dhe të diplomuar gjatë viteve1986-2011, numër i marrë nga regjistrat e amzës në shkollën “K. Kristoforidhi”, janë vendosur në tabelën e të dhënave më poshtë. Në atë kohë njihej fenomeni i mbylljes së klasave nga viti i parë deri në vitin e katërt. P.sh.: nëse në fillim janë regjistruar 233 nxënës, në fund janë diplomuar 140 prej tyre.
Regjistruar në fillim të vitit të regjistruar | Nr. i nxënësve | Nr.Amzës | Viti i mbarimit të studimit | Nr. i nxënësve të diplomuar |
---|---|---|---|---|
1986-1987 | 233 | 01-233 | 1989-1990 | 140 |
1987-1988 | 316 | 234-549 | 1990-1991 | 250 |
1988-1989 | 383 | 550-933 | 1991-1992 | 150 |
1989-1990 (Krijimi i Ahmet Daklit) | 404 | 934-1337 | 1992-1993 | 133 |
1990-1991 | 183 | 1338-1520 | 1993-1994 | 101 |
1991-1992 | 222 | 1521-1742 | 1994-1995 | 101 |
1992-1993 | 163 | 1743-1906 | 1995-1996 | 75 |
1993-1994 | 195 | 1907-2102 | 1996-1997 | 82 |
1994-1995 | 205 | 2103-2308 | 1997-1998 | 116 |
1995-1996 | 205 | 2309-2514 | 1998-1999 | 95 |
1996-1997 | 270 | 2515-2785 | 1999-2000 | 110 |
1997-1998 | 200 | 2786-2986 | 2000-2001 | 103 |
1998-1999 | 204 | 2987-3191 | 2001-2002 | 103 |
1999-2000 | 193 | 3192-3385 | 2002-2003 | 143 |
2000-2001 | 198 | 3386-3584 | 2003-2004 | 117 |
2001-2002 | 278 | 3585-3863 | 2004-2005 | 126 |
2002-2003 | 401 | 3864-4265 | 2005-2006 | 220 |
2003-2004 | 214 | 4266-4480 | 2006-2007 | 114 |
2004-2005 | 164 | 4481-4645 | 2007-2008 | 139 |
2005-2006 | 227 | 4646-4873 | 2008-2009 | 165 |
2006-2007 | 236 | 4874-5110 | 2009-2010 | 159 |
2007-2008 | 298 | 5111-5349 | 2010-2011 | 188 |
5392 | 2930 |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kapllani, Migena. "Historiku në zanafillë i gjimnazit "Kostandin Kristoforidhi"". Arkiva digjitale.[lidhje e vdekur]