Jump to content

Shkolla e Mjekësisë Luciano Motroni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e shkollës "Luciano Motroni".
Ndërtesa e Shkollës së Mesme Mjekësore Luciano Motroni.

Shkolla e mjekësisë Luciano Motroni është një institucion i arsimit profesional që ndodhet në qytetin e Prizrenit.[1]

Shkolla e mesme mjekësore "Luciano Motroni" u themelua si pjesë e gjimnazit "Gjon Buzuku". Shkolla më vonë është pavarësuar me vendim të Komunës së Prizrenit më 30 qershor 1964. Në vitin 1990 ndodhi ndarja përfundimtare etnike kur nxënësit dhe mësuesit u shpërngulën nga territori i shkollës për arsye politike. Pas Luftës së Kosovës (16 tetor 1999), shqiptarët u kthyen përsëri në shkollë. Përveç gjuhës shqipe, ligjëratat në shkollën "Luciano Motroni" zhvillohen edhe në gjuhën bosnjane dhe turke. [2] Tani shkolla mjekësore "Luciano Motroni" organizon mësimin në këto fusha:

  • mjekësi (e përgjithshme)
  • infermieri
  • fitnes
  • pediatri
  • farmaci
  • gjinekologji
  • stomatologji [3]
  1. ^ https://www.koha.net/kosove/152078/shkolla-e-mjekesise-ne-prizren-do-te-shnderrohet-ne-ndertese-ekologjike/
  2. ^ https://prizrenpress.com/perurimet-ne-shkollen-e-mjekesise-luciano-motroni-ne-prizren/
  3. ^ https://lajmi.net/u-perurua-shkolla-e-mesme-e-mjekesise-luciano-motroni/