Shpellat Kanheri
Shpellat Kanheri (shqiptimi sanskritisht: Kānherī-guhāḥ) përbëjnë një grup monumentesh shkëmbore që gjenden në veri të Borivali-t në rrethinat perëndimore të Bombeit, kryeqyteti i shtetit të Maharashtras. Të gjendura brenda pyjeve të parkut kombëtar Sanjay Gandhi, shpellat janë 6 km nga porta kryesore e parkut dhe 7 km nga stacioni i Borivalit. Touristët mund të hyjnë pas orës 9:00 të mëngjesit. Shpellat Kanheri demostrojnë ndikimin budist në artin dhe kulturën e Indisë. Kanheri vjen nga sanskritishtja Krishnagiri, që do të thotë mali i zi (Krishna).[1] Ato janë skalitur nga një masiv shkëmbor bazalti.[2]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto shpella datojnë nga shekulli i I p.e.s. deri në shekullin e X të e.s.. Nga shkëmbinjtë bazaltikë janë skalitur njëqint e nëntë shpella. Ndryshe nga shkëlqimi elegant i Shpellave Elephanta në afërsi, qelitë më të hershme janë spartane dhe të pazbukuruara. Secila shpellë ka një plinth guri si shtrat. Një sallon mbledhjesh me kollona të stërmëdha përmban stupan, një faltore budiste. Më tej në kodër ndodhen kanalet dhe çisternat, mbetjet e një sistemi të lashtë që kanalizonte ujin e shiut në depozita të stërmëdha.[3] Dikur shpellat u shndërruan në manastire permanente, shkëmbi u skalit me relieve të ndërlikuara të Budës dhe Bodhisattva-s. Kanheri u bë një vendbanim i rëndësishëm budist në bregun Konkan rreth shekullit të III të e.s..[4]
Shumica e shpellave janë përdorur si vihara budiste, për të banuar dhe medituar. Shpellat më të mëdha ishin chaitya-t, ose hollet e adhurimit të përbashkët; janë të mbushura me skulptura me skalitje të ndërlikuara budiste, relieve dhe shtylla; dhe përmbajnë stupa shkëmbore për adhurim. Avalokiteshwara është figura më e veçantë. Numri i madh i viharave dëshmon për mirë-organizimin e murgjërve budist. Ky stablishment ishte i lidhur edhe me shumë qendra tregëtare, si portet e Sopara-s, Kalyan-it, Nasik-ut, Paithan-it dhe Ujjain-it. Kanheri ishte një qendër universitare në kohën që zona ishte nën drejtimin e perandorisë Maurayane dhe asaj Kushane.[1] Nga fundi i shekulli të X, mësuesi budist Atisha (980–1054) erdhi në Krishnagiri Vihara për të studiuar meditimin budist nën Rahulagupta-n.[5] Shpella numër 34 ka piktura të pambaruara të Budës në tavanin e shpellës. Shpellat gjenden thellë brenda Parkut Kombëtar Sanjay Gandhi. Transporti me autobus është i disponueshëm në çdo orë. Visitorët duhet të paguajnë një tarif për hyrjen në portën e parkut dhe në hyrjen e shpellës. Shpellat Kanheri u ofrojnë vizitorëve piknikë të shkëlqyer, veçanërisht gjatë stinës së shirave. Terreni kodrinor i shpellave krijon mjaft ujëvara të vogla dhe të mëdha. Rruga nga pika e hyrjes se Parkut Kombëtar Sanjay Gandhi deri në Shpellat Kanheri është i ndarë më dyshë nga rrjedhat ku familjet mund të gëzojnë një shllodhje fundjave së bashku.
Mbishkrimet në Kanheri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kanheri janë gjetur gati 51 mbishkrime të lexueshme 26 epigrafe, që përfshijnë mbishkrime në shkrimin Brahmi, Devanagari dhe 3 shkrime Pahlavi[6] dhe epigrafe që gjenden në Shpellën 90.[1][7] Një nga mbishkrimet domethënëse përmend martesën e sunduesit të Satavahana-s, Vashishtiputra Satakarni me vajzën e Rudradaman-it I.[8]
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhe nga Shpellat Kanheri
|
---|
|
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Arkitektura budiste e Indisë
- Shpellat Barabar
- Shpellat Elephanta
- Shpellat Ajanta
- Shpellat Bhaja
- Shpellat Karla
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "Kanheri Caves". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2009. Marrë më 28 janar 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rajen Noir (2006-10-31). "Mumbai's Ancient Kanheri Caves". Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2008. Marrë më 31 janar 2007.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mumbai attractions". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2007. Marrë më 23 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kanheri Caves Mumbai". Marrë më 31 janar 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Niharranjan Ray: Bangalir Itihas: Adiparba in Bengali; Calcutta: Dey's Publishing, 1993, ISBN 81-7079-270-3, fq. 595
- ^ West, E.W. (1880). "The Pahlavi Inscriptions at Kaṇheri". The Indian Antiquary. 9: 265–268.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|journal=
(Ndihmë!) - ^ H.P. Ray: Inscribed Pots, Emerging Identities te P. Olivelle ed. Between the Empires: Society in India 300 BCE to 400 CE, 2006, New York: Oxford University Press, ISBN 0-19-568935-6, fq. 127
- ^ "A Note on Inscriptions in Bombay". Maharashtra State Gazetteers-Greater Bombay District. Government of Maharashtra. 1986. Marrë më 23 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- S. Nagaraju: Buddhist Architecture of Western India; 1981, Delhi: Agam Kala Prakashan.
- Niharranjan Ray: Bangalir Itihas: Adiparba in Bengali; Calcutta: Dey's Publishing, 1993, ISBN 81-7079-270-3.
- H.P. Ray: Inscribed Pots, Emerging Identities te P. Olivelle ed. Between the Empires: Society in India 300 BCE to 400 CE, 2006, New York: Oxford University Press, ISBN 0-19-568935-6.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kanheri Caves Mumbai
- Kanheri Caves Arkivuar 15 qershor 2009 tek Wayback Machine