Jump to content

Shtëpia e Enver Hoxhës në Tiranë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Shtëpia e Enver Hoxhës në Tiranë.JPG
Shtëpia e Enver Hoxhës në Tiranë
Shtëpia e Enver Hoxhës , pamje nga lart

Shtëpia ku ka jetuar diktatori komunist Enver Hoxha ndodhet në qytetin e Tiranës, në zonën që njihet me emrin ish-blloku.[1]

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.

Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më 9.1.1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar marrëveshjen e datës 9.1.1940.

Më 2.6.1942 u përpilua “akt revokimi kontrate qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga Korça.

Qemal Biçakçiu (1921-1988) u dënua dhe vuajti burgimin në vitet 1946-1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

Hamit Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2 mars 1948.

Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr. 31[2].

Vila e parë që ngjan të jete një shtepi me arkitekture të viteve 30 ku gjithcka ka një hije njerëzore.

Pjesa tjetër është një ndërtim socialist me cepa, strukture të rende dhe beton të veshur me pllaka guri të bardha. Ka të dhëna gojore se cepi i fundem i ndërtuar me arkitekture të re, (pra ai që duket në fotografi) të ketë qene i një anëtari tjetër të byrosë por...

  1. ^ Websajti i Bashkise se Tiranes. "Ish vila e Enver Hoxhës dhe Blloku". Bashkia Tirane. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2017. Marrë më 2 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Dervishi K., Historia e dy shtëpive të Enver Hoxhës, Shekulli, 20 tetor 2016.