Jump to content

Shtëpia e Zymer Musiqit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 5 nëntor 2019 20:32 nga Liridon (diskuto | kontribute) (top: ref fix, zëvendësova: ref=mei-ks → ref=mei-ks |language=sq duke përdorur AWB)
Shtëpia e Zymer Musiqit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaCeceli, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3379

Shtëpia e Zymer Musiqit është një monument i trashëgimisë kulturore në Ceceli, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .

Historiku

Shtëpia me vlera arkitektonike popullore e familjarëve Musiqi dhe Mulaku gjendet në Fshatin Ceceli, Fshat ky i cili emërohet në bazë të shenjtores Sicilia. Është i regjistruar në Muhasebe-i Vilajet-i RUMELI DEFTERI 1530 (937 h), në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Çeçelije. Shtrihet në një luginë, në mes kodrave, në të dy anët e lumit, rreth 14 km në verilindje të Vushtrrisë. Është vendbanim i ndarë në lagje, të tipit të dendur. Fshati ishte çiftllëk i bejlerëve nga Vushtrria, ku çifçinjtë ishin banorët shqiptarë të këtij fshati, në fillim të fisit Berisha e pastaj familjet që jetojnë sot. Nga të dhënat e familjarëve dhe fshatarëve thuhet se shtëpia ishte e ndërtuar nga mjeshtrit Dibran, si dhe konsiderohet se ishte shtëpia e parë e këtij tipi në këtë trevë, e po ashtu edhe shkolla e parë në këtë rajon. Shtëpia është ndërtuar në fillim të shekullit XVII. Kjo shtëpi shquhet me një arkitekturë me tipare të veçanta. Është e ndërtuar prej materialit të gurit, drurit dhe llaçit të përzier me byk e me kashtë. Shtëpia është e tipit në kat. Kati përdhe i tëri është i punuar nga materiali i gurëve të butë gëlqeror dhe drurit dhe me mure me trashësi rreth 1. Kati i parë është i ndërtuar prej çatmave dhe llaçit të përzier me byk e me kashtë, ndërsa ana veriore e katit të parë prej materialit të gurit dhe drurit. Pullazi i punuar me çatma dhe i mbuluar me tjegulla të vjetra dhe me strehë të dalura jashtë 1m. Shtëpia i ka dy hyrje, hyrja nga ana jugore dhe ajo veriore dhe me shkallë brenda. Të dy hyrjet i kishin nga tri dhoma fjetje, odën, shtëpinë e zjarrit ( kuzhinën), korridorin dhe banjat brenda. Vetëm hyrja nga ana jugore kishte divanhanen të dalë jashtë që përdorej për ndeje verore.

Referimet

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme