Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore (1944-1991)
Ushtria Popullore e Shqipërisë | |
---|---|
Degët | Forcat Toksore |
Fuqia njerëzore | |
Personel aktiv | 61.000 |
Personeli rezervë | 450.000 |
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për organizimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura në 1 korrik 1945, u krijua Ministria e Luftës dhe e Mbrojtjes Kombëtare, ku në përbërje të saj vepronte Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare. Shtabi i Përgjithshëm ishte në varësi të Komandantit Suprem, i cili ishte edhe i ngarkuari me punët e Luftës dhe të Mbrojtjes Kombëtare. Në varësi të Shtabit të Përgjithshëm ishin 2 Drejtori: e Mbrojtjes Kombëtare dhe e Ndërlidhjes, si dhe 8 Seksione: Operativ, i Informacionit, i Topografisë, i Shifrës, i Stërvitjes Luftarake, i Ekspeditës, i Aeronautikës, i Brendshëm. Komandat dhe drejtoritë e tjera vareshin drejtëpërdrejtë nga Komanda Supreme.
Në gusht të vitit 1946 Kryetar i Shtatmadhorisë u emërua Gjeneralmajor Mehmet Shehu, në vend të Gjeneralmajor Spiro Moisiut. Që nga 1 tetori i vitit 1946, pasi u suprimuan Komandat dhe disa seksione dhe u krijuan drejtoritë e seksionet e reja, kaluan në vartësi të drejtëpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm 7 Drejtori: e Prapavija, e Artileria, e Nderlidhja, e Xhenio, e Mbrojtja Bregdetare, Operative dhe e Organizim-Mobilizimit, si dhe 10 seksione: i Zbulimit, Sekretariati i Shefit të Shtatmadhorisë, Shërbimi i Brendshëm i Shtatmadhorisë, i Prapavijës i Shtatmadhorisë, i Kimisë, i Tankeve dhe Autoblindave, i Aviacionit, i Stërvitjes Luftarake, i Shifrës, i Topografisë.
Në vitin 1952 Gjeneralmajor Petrit Dume emërohet Shef i Shtabit tëPërgjithshëm, i cili u zëvendësua nga Gjeneralmajor Arif Haso në vitin 1954. Në vitin1956 Gjenerallejtnant Petrit DUME riemërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili qëndroi në këtë post deri në korrik 1974. Më vonë realizoheshin detyrat e gadishmërisë luftarake, të plotësimit, të drejtimit dhe të përgatitjes së komandave e shtabeve.
Në vitet 1956 e në vazhdim Shtabi i Përgjithshëm u shndërrua në një institucion, që vepronte plot harmoni, operativitet e dinamizëm, duke ndikur dukshëm në rritjen e aftësive drejtuese të komandave dhe shtabe të të gjitha rangjeve dhe në nivelin e stërvitjes e të gatishmërisë luftarake të trupave.
Në riorganizimin ushtrisë në vitin 1966 Shtabi i Përgjithshëm u riorganizua dhe vlerësohej si organ i MMP, që organizon, bashkërendon dhe harmonizon veprimtarinë e aparatit të Ministrisë, kontrollon e ndihmon për zbatimin e vendimeve të Qeverisë dhe të urdhërave e udhëzimeve të MMP në ushtri, si dhe punën e tyre me organet shtetërore për çështjet e mbrojtes. Kryerja e këtyre funksioneve kushtëzoi edhe zhvillimin strukturor të këtyre institucioneve e kompletimin e tyre me të gjithë elementët e nevojshëm për drejtimin, stërvitjen e për veprimtaritë e tjera të domosdoshme për ushtrinë.
Me riorganizimin e vitit 1966 Shtabi i Përgjithshëm përbëhej nga 4 drejtori: Operative, e Zbulimit, e Organizim-Mobilizimit dhe e Ndërlidhjes; dhe nga 7 degë autonome: e MKK, e Shifrës, e Topografisë, e Administratës, Ekonomike, e Stërvitjes luftarake dhe e Shërbimit, sturkturë e cila nuk ndryshoi deri në vitet ’80. Nga Shtabi i Përgjithshëm nuk vareshin Komandat e Korpuseve, Drejtoria Politike, Drejtoria e Xhenios, Komanda e MBL, Komanda e Artilerisë, Prapavija dhe Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendëshme.
Pas vitit 1970, me krijimin e korpuseve, u lehtësua edhe puna e detyrat e Shtabit të Përgjithshëm për zgjidhjen e problemeve të reparteve apo për vështërsitë e drejtimit elastik të reparteve e n/reparteve. Tani Shtabi i Përgjithshëm merrej me drejtimin dhe udhëheqjen e përgjithshme të veprimtarisë luftarake dhe organizimin e kontrolleve të FA. Në riorganizimin e vitit 1974 të FA Shtabi i Përgjithshëm nuk pati ndryshime esenciale nga struktura dhe detyrat që kryente