Jump to content

Forcat Tokësore (Ushtria Popullore e Shqipërisë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Forcat Toksore)
Forcat Toksore
Degët Ushtria Popullore e Shqipërisë
Fuqia njerëzore
Personel aktiv 61.000
Industria
Furnitorë të brendshëm MEIKO
KM Poliçan
UM Gramsh


ULP Mjekës

Furnitorë të jashtëm Kina Kina
Flamuri Bashkimi Sovjetik


Pas çlirimit te vendit ajo ju nënshtrua një procesi reduktimi e riorganizim. Më 9 korrik 1945 ajo mori emrin Ushtria Kombetare dhe numri i saj u reduktua në 40 000, në dhjetor në 35 000 ndërsa në 1948 ky numër ra në 27 000 ushtarakë aktiv. Në të njëjtën kohë ajo filloi ransformimin në një ushtri të rregullt të kohës së paqes. Struktura organizative esaj përbëhej nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, FT, FD, FA, FR dhe ato Territoriale.Në vitin 1951 Ushtria krijoi për herë të parë aviacionin ushtarak, në vitin 1953 armën e Kimisë, shërbimin e Komunikimit, Zbulimin etj. FD, tanket, artileria, transporti, logjistika dhe disa shërbime të tjera u riorganizuan.Shqipëria ishte anëtare e Traktatit te Varshavës nga vitet 1950 deri 1968. Ushtria shqiptare u pajis me armatim dhe teknikë nga Bashkimi Sovjetik. Kjo periudhë shënoi fillimet e stërvitjeve të mëdha, sië ishte ajo e vitit 1950.Në vitin 1966 sipas udhëzimeve të PPSH me qëllimin e bërjes së ushtrisë më pak të kushtueshme dhe të lidhur me popullin për mos lejimin e krijimit të ë Kastës Ushtarake, u realizua nxjerrja e ushtrisë nga kazermat, heqja e sistemit të gradave dhe shpërndarja e saj ne cdo pjesë të territorit të vendit. Komisari politik u vendos për të përfaqësuar vijën e partise në komandat e të gjitha niveleve të Forcave të Armatosura.Gjate periudhës së Luftës së Ftohtë, në vitet 70 dhe 80, Forcat e Armatosura patën një rritje të madhe numerike duke arritur shifrën 61 000 forca aktive, dhe 260,000 rezerviste dhe një numër i madh i Forcave Vullnetare. Ato u riorganizuan disa herë në njësi të përmasave dhe formave joeficente. Në fund të viteve 80 kishte 22 divizione që përbënin 3 fronte. Bazuar në konceptin e ëmbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbëë Ushtria u shpërnda në 2200 pika në të gjithë vendin dhe fortifikimi u kthye në qëllim më vete.

Ishin 127 Brigada, Këmbësorie, Artilerie dhe Sulmueses

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishin 34 regjimente të artilerisë kundërajrore
Ishin rreth 1050 tanke inkuadruar në 9 brigada e dy batalione

Modeli Foto Origjina Sasi
BTR-50 Rusia Rusia 200
YW531 Kina Kina 200
SU-76 Rusia Rusia 20+
SU-100 Rusia Rusia 40+
T-34  RSFS e Rusisë 30+
T-54s  RSFS e Rusisë 75
T-55  RSFS e Rusisë 300+
Type-59 Kina Kina 721
Type-62 Kina Kina 200

Mbrojtja kundërajrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Modeli Foto Kalibri Origjina Sasi
ZU-23-2 23mm Rusia Rusia
KPVT 14.5mm Rusia Rusia
M1939 61-K 37mm Rusia Rusia
M1939 52-K 58mm Rusia Rusia
S-60 57mm Rusia Rusia
HN-5 72mm Kina Kina

Në përbërje të ushtrisë shqiptare janë 3-Grupe luftarake raketash një Grup tjetër që përdoret për qëllime mësimore si dhe një grup teknik. Katër grupet e raketave janë të vendosura në Petrelë, Sukth, në Patos dhe Krujë. Çdo Grup ka nga 6-të shtretë raketash. Pra gjithësej 24 shtretë. Është përllogaritur që çdonjëri nga shtretet të lëshojë deri në 10 raketa. Realisht 240 raketa. Ato kanë një gjatësi prej 10.,88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanëpasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente ndahej në 3600 copa.

Modeli Foto Origjina Sasi
S-75 Dvina Rusia Rusia 240

Artileria 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Ndërmjet viteve 1954-1955. Ushtria Shqiptare u pajis me bateri KA 85 mm e mjete radioteknike më të sofistikuara, ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm. Në vitet 1959-1969, në armatim futen edheraketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozet 14,5 mm me katër tyta, dhe me radarë të zbulimit të largët. Në vitet '70 kishte 22 regjimente të AKA, 18 batalione mitraliere AKA, që llogarisnin rreth 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit”

Modeli Foto Kalibri Origjina
Type 63 MBRLS Rusia Rusia
D-44 85mm Rusia Rusia
M-30 122mm Rusia Rusia
Type 60 122mm Kina Kina
M-46 130mm Rusia Rusia
D-20 152mm Rusia Rusia

.

Divizionit të Xhenjos 100 mijë qendra zjarri në 5 vjet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Tërë procesi i projektimit, prodhimit dhe montimit të mbi 100 mijë qendrave zjarri u bë për afro 4-5 vjet, (1975-1980). U bënë njëkohësisht qendrat e zjarrit të montuara me kërkesën e Mehmet Shehut, të cilat iu nënshtruan eksperimentimit me qitje direkte me të gjithë kalibrat e armëve, ku u nxorën konkluzionet dhe reflektime në projektimin dhe prodhimin e tyre. Në Shqipëri u prodhuan dhe u montuan rreth 100 mijë qendra zjarri. Vitet me intensitet më të lartë kanë qenë 1976-1980”.

Industria Ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombinati i Poliçanit i themeluar në vitin 1962 është i specializuar për prodhimin e municioneve të kalibrave të ndryshëm.Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri. Në periudhën 1970-1972 u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm. Në periudhën 1977-1985 u mundësua prodhimi i municionit kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm.

Uzina e Gramshit e themeluar në vitin 1962 është i specializuar për prodhimin e pushkëve dhe automatikëve. Në vitin 1962 mori licencë kineze për prodhumin e pushkës së tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47.

Uzina e Mjekësit e themeluar në vitin 1962 është e specializuar për prodhimin e eksplozivëve dhe propelantëve. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksploziveve të fuqishëm me licencën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme.

Bazat e Betonizuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Depove të tunelizuar në Vermsh Gjerbes, Qafë -Shtamë
Ndërtimi i Radiostacioneve për kohë lufte, në Bizë, Livadhe e Hamet, Puke, Teqe e Dushkut, Gramsh etj”