Jump to content

Shtrati (komedi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sipas Komedisë "Katërmbëdhjetvjeç dhëndër" të Andon Zako Çajupit, në regji të Adem Mikullovcit. Për të parën herë është shfaqur në Teatrin Oda(skena kamertale) në Prishtinë me aktorët Ryvë Kajtazi dhe Shpëtim Kastrati.

“Shtrati” – Një Komedi për jetën bashkëshortore-dje dhe sot. Burrë e grua në shtrat: dy miq dy dashnor, dhe dy armiq me kokë në një jastëk. Çka është shtrati bashkëshortor? Një arenë e përgjakshme, një oazë në jetën e zymtë të njeriut ku shpërthejnë epshet dhe ndjenjat, apo është një ring ku njëri nga boksierët duhet të nokautohet gjithsesi.Këto janë disa nga pyetjet dhe dilemat që shtrohen në këtë komedi. ”Shtrati” është një kundërvështrim tjetër i komedisë katërmbëdhjetvjeç dhëndër. Personazhet e njëjta, vend i ngjarjes është i njëjti, teksti dhe dialogu nuk ndryshojnë fare por mbetet interpretimi dhe artikulimi i veçante i tekstit të gjuhës së vjetër te Çajupit. Pra kjo komedi e shkruar para gati një shekulli trajtohet në formën dhe stilin e një anti drame të stilit të Joneskos apo Beketit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]