Simbolet
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(4 shkurt 2010) |
Ky 4 shkurt 2010 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Simboli sipas "Fjalorit të gjuhës shqipe" është një shkronjë ose shenjë e caktuar që përdoret në mënyrë konvencionale për të paraqitur një element, një madhësi të caktuar, një njësi matjeje, një veprim etj; diçka që është zgjedhur nga tradita shoqërore për të paraqitur një ide, një ndjenjë etj. Simbol i kombit, i besimit, i qëndresës, i dashurisë etj.
Lidhur me fuqinë e shenjave dhe simboleve filozofi i madh kines Kong Fu Tzu (551-479) ka shkruar: Shenjat dhe simbolet janë ato që e sundojnë dhe udhëheqin botën e jo fjalët apo ligjet”. Në botën e shenjave dhe simboleve (shih: Enciklopedi e plotë e shenjave dhe simbolev, London 2006) Në këtë enciklopedi identifikohen dhe anilozohen shenjat e kodet e panjohura të gjuhëve sekrete dhe simbolet më të lashta përmes 1600 simboleve vizuale ku përfshijnë fotografi, piktura, ilustrime të shoqëruara me komente, definicione dhe shpjegime nga ana e ekspertëve të fushave përkatëse.. Sipas kujtesës së Adamit (shih te Krijimi…) e gjithë fshehtësia e jetës së gjatë ka qenë e skalitur në dy shtylla guri. Njëra pas përmbytjes së madhe është gjetur, ndërsa shtylla ku ishte shënuar fshehtësia e jetës së gjatë-përjetshme edhe sot kërkohet!/Mihailo Popovski/9. Fshehtësitë ishin të skalitura me shenja-simbole! Adami i vetmi njeri që u pa ballë për ballë me Perëndiun-Krijuesin-ARKITEKTI I MADH, nga i cili mësoi të gjitha fshehtëit DHE KY ADAMI IA LA Setit (Sheti), shpresës së madhe, meqë dy djemët e parë i shkuan, Kaini mbyti Abelin e pafajshëm, dhe iu desh ta largohet nga vendi!!
Simbolet e lashtësisë
Fillohet nga agimi i njerëzimit – mitologjia e Egjiptit të lashtë, periudha klasike, të Evropes pagane, pastaj ato të mitologjisë dhe kulturës së popujve të Lindjes së Mesme... Këtu mësojmë mbi rolin simbolik të farave (bërthamave), daulleve, armëve dhe rekuizitave të tjera të cilat përdoren në ritet shamaniste, pastaj mbi domethënien e vulës së Lao Ce-së dhe simbolin e dualizmit (fil. Burimi i çdo gjëje nga dy baza fillestare...) kozmik “yin-yang” te taoizmi, kuptimin e “omit të shenjtë” i cili simbolizon trinin e shenjtë hyjnore (Brahma-krijues, Vishnu-kujdestar, Shiva = shkatërrues i botës) në mitologjinë e hinduizmit, gjurmën e këmbës së Siddharta Guathames, stupat dhe “dharmaçakra” (rrota eligjeve) tek budizmi por edhe mbi simbolet manoteiste si “Ylli i Davidit” në judaizëm, pastaj simbolet e peshkut, pëllumbit, trikuetës (simbol trisepësh i trinisë hyjnore), monogramit të Krishtit si dhe të kryqit si sibol qendror në krishterim dhe në fund hilalli (gjysëmhëna dhe ylli), minarja (arab. manare=që jep dritë) amuleti i quajtur “dora e hazreti Fatimës” të cilëc edhe pse nuk përmendet në Kuran, myslimanët shiit i atribuojnë veçori të Shën Mërisë; simb. i melekëve, të cilët i udhëheq Xhibrili (Xhebraili).. çdo njeri i ka nga dy (melaqe an) të cilat na mbrojnë nga të këqijat si dhe s. I Kabes (Qabes) që padyshim është simboli më i shenjtë në besimin islam... Frojdi mendonte se simbolet janë produkte të mendjes së pavetëdijshme (nënvetëdija) të cilat mund të përmbajnë informata domethënëse, ndërsa Karl Jang zhvilloi teorinë mbi vetëdijen kolektive të evoluimit të mendjes e cila përdorë simbolet për t’i shprehur motivet dhe subjektet universale njerëzore...
Shtriga simbolizon fuqinë femërore të së mirës por edhe të së keqes... Ëndrrat e të rinjvet-fëmijëve simbolizojnë mënyrën e jetesës së tyre... Gjërat tabu, apo përdorimi i gjërave që konsiderohen (veprime të ndaluara) të shenjta ose të rrezikshme e që përcaktohen në baza të moralit individual apo kolektiv... Në kuadër të simbolizimit në shoqëri si simbole të lashta të identitetit trajtohen : flamuri, svastika (kryqi gremç i cili prej simbolit të lashtë parahistorik në vitin 1935 u shndërrua në simbol të ideologjisë shtetërore gjermane), drapëri dhe çekani, që nga simbole agrikulturale u bën s. të komunizmit ; simbolet në fushat e ndryshme të arteve (figurat antropmorfe), maskat si simbol i artit tribal, pastaj s. e artit të epokës së renesancës, të barokut, rokokosë e deri te ato të pop artit dhe të artit surrealist.
Simbolet që nga përditshmëria deri te simbolet religjioze, prej atyre të përkohshme deri te ato të përjetshme... Roli i simboleve, në shoqëri, në natyrë, në mitologji dhe në traditat religjioze të popujve të ndryshëm, është tejet i madh.. Disa nga këto simbole Janë universale dhe mund të kanë domethënie të shumëfishtë si kryqi, gjarpri, ylberi dhe rrota etj.
Simbolizim të posaçëm kanë shkronjat dhe shkrimet (sh. A simbolizon fillimin por edhe suksesin, notën më të lartë, A=alfa dhe omega greke, janë sinonim (simbolizojnë) fillimin dhe mbarimin e çdo gjëje)... zeroja simbolizon paskajshmërinë, numri 1 është simbol I fillimit, 6 është s. I harmonisë, ndërsa 666 është s. I djallit, numri 12 simbolizon dishepujt e Krishtit, numri 13 është numër ters dhe simbol i tradhtisë, por te kabala mistike e hebrenjve simbolizon 13 shpirtrat e djallit, kurse tek indigjenët e Amerikës konsiderohet si numër hyjnor. (shih te Numerologjia)
Dielli është personifikim i hyjit në mitologjinë e shumë popujve, perëndimi i diellit simbolizon vdekjen.
Hyji Shamash-Mesopotami; Hyji Ra-Egjipt, Mithra në Persi, Helios tek grekët e lashtë... Eklipsi (errësim – zënia e hënës etj) është simbol i fatkeqësisë, Hëna e re simbolizon rifillimin e procesit të jetës, simboli i saj shoqëron shën Mërinë në paraqitje artistike të krishtere dhe në trajtë të hënës së re është pjesë e simbolizimit të besimet islam (bashk me yllin pesëcepësh). Yjet simbolizojnë ndriçimin shpirtëror dhe prezencën hyjnore dhe paraqiten në disa variante si 5-rremësh (edhe në formë pentagrami = pesë vija paralele) 6 ose edhe 8-rremësh. Trajtim të posaçëm kërkojnë simbolet e gjuhës së simboleve të trupi (dy gishtërinjtë e dorës së djathtë në formë “V” simbolizon Fitore, ata të dorës së majtë simbolizojnë ofendim, shuplakat e bashkauar shprehin lutje. Cecila pjesë e trupi të njeriut ka simbolikën e vet: Flokët simbolizojnë forcën (Samsoni), sytë-shpirtin, pasqyra e sh.); goja fuqinë dhe inspirimin e shpirtit, zemra konsiderohet simbol i dashurisë dhe i së vërtetës, kërthiza simbolizon fuqinë hyjnore, gjaku dhe frymëmarrja forcën e jetës dhe fuqinë hyjnore, organet seksuale simbolizojnë Plleshmërinë dhe fuqitë misterioze...
Të gjitha shenjat vizuele, që janë me mijëra, (1111 & 500) paraqesin simbole të ndryshme : të bestytërive, mitologjike, religjioze, shkencore-kimi, fizikë, gjeologji, botanikë...) të florës dhe faunës.. deri te s, në jetën e përditsdhme – bashkëkohore si BMVV...
Vetëm për simbolin e kryqit janë paraqitur 55 variante të ndryshme.. monogrami (një shkronjë, inicial) i Jezu krishtit, 8 variante për kryqin gremç, 7 për svastikën = kryqi i shtrembëruar... dielli, simbol i jetës dhe vdekjes në parahistori, nga svasti=fat, shëndet...
Ylli pesëkëndsh… një nga simbolet më të famshme në botë, përdorej 4.000 vjet para Krishtit...
pesë cepat e yllit ose (pentagramit) simbolizojnë njeriun me të dy duart dhe këmbët e hapura dhe njihet si shenjë tëpër e lashtë okulte. Pikërisht ky yll simbolizon idealin i cili pasqyron shpirtin që dominon trupin... (shih te Maksim Zotaj : Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar) YLLI me pesë cepa-pentagrami- ajri, zjarri, toka dhe shpirti i Zotit, katër elementet themelore të botës, por edhe pesë ndjesitë e njerëzve: shija, shikimi, dëgjimi, të prekurit, nuhatja por edhe pesë kontinentet.