Sinoni
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Sinoni (greqisht: Σίνων, Latin: Sinon) - ushtar akeas, i cili bëri të mundshme sjelljen e "kalit trojan" brenda mureve të Trojës dhe kështu bëri të mundshme që akeasit ta pushtojnë Trojën.
Për detyrën e tillë tejet të rrezikshme e zgjodhi Odiseu, mbreti i Itakës, shpikës i idesë për "kalin trojan". Për këtë Sinoni ka qenë tejet i përshtatshëm: ishte njësoj dinak sa edhe trim. Sipas këshillës së Odiseut me rastin e largimit të trilluar të akeasve nga Troja, u lidh dhe u shtri nën kaçubë jo larg kalit, në barkun e të cilit ishin të fshehur luftëtarët e zgjedhur akeas. Kur trojanët e zbuluan kalin dhe kur, sipas këshillit të Laokoanitit, pristit të Apollonit, deshtën ta asgjësojnë, Sinoni ua tërheqi vëmendjen duke qajtur me zë. Kështu që hoqën dorë nga qëllimi dhe e sollën para mbretit Priam. Gjatë hetimeve Sinoni deklaroi se ka ikur prej ushtrisë akease, sepse është dashur që t'i flijohet zotërave për lundrim të qetë për në shtëpi. Sa i përket kalit, tha, se akeasit e kanë ndërtuar me urdhërin e hyjneshës Athena, që kështu ta zëvendësojnë vjedhjen e trupores së saj të shuguruar nga tempulli trojan. Kali është me dimensione aq të mëdha, me qëllim që kinëse trojanët mos të mund ta shtijnë në qytet. Kjo për arsye se, sipas profecisë, është dashur t'i mbrojë në vend të trupores së vjedhur të Athenës dhe kështu t'ua sigurojë pasardhësve të tyre pushtimin e qyteteve akease në Arg. Trojanët i besuan rrëfimit të tij në mes të tjerash edhe ngase hyjnesha Athena, armike e trojanëve, urdhëroi që para syve të tyre të vriste Laokoanti, dhe kështu kalin e madh solemnisht e futën në qytet.
Meqë ishte aq i madh sa që nuk mund të kalonte as nëpër dyert e Skeut, e rrënuen një pjesë të mureve, pikërisht para pallatit mbretëror. Natën, derisa trojanët ishin në gjumë, pas kremtimit të përfundimit ngadhënjimtar të luftës, Sinoni e çeli shulin në bark të kalit dhe i lëshoi ata që ishin brenda në bark të tij. Pastaj shkoi në mure dhe me vravashkë lajmëroi thyerjen e mureve nëpër të cilat ushtria akease depërtoi në qytet. Fati i Trojës qe i vendosur: pas luftës së natës vetëm gërmadhat, shkrumbajat dhe tymi e dëshmonin vendin, ku dikur gjendej Troja e famshme.
Homeri vetëm tërthorazi e përmend tregimin për kalin e Trojës (në Odise), ndërsa emrin e Sinonit nuk e përmend lidhur me këtë. Rolin e tij, lidhur me pushtimin e Trojës, për herë të parë, hollësisht e përshkruan siç e japin autorët antikë, Arktini nga Mileti në epin, sot i humbur (në shek. VII-VI para e.s.). Me veprën e vet, po edhe më tepër me guximin e vet, në antikë Sinoni ka hyrë në botën e fjalëve të urta.
Te grekët Sinonin e shihnin burrin dinak dhe tejet besnik, ndërsa romakët, që konsideroheshin pasardhës të trojanëve, tradhëtarë të turpshëm. Në mënyrë relativisht objektive e karakterizoi Vergjili ne Eneidë: "I panjohur, me ide të guximshme, i gatshëm për dy gjëra,për ta zbatuar trillimin ose me siguri t'i nënshtrohet vdekjes".