Sistemi i dënimeve gjatë regjimit komunist
Vlerësohet se rreth 6,000 persona u zhdukën nën regjimin komunist në Shqipëri në periudhën midis 1944 dhe 1991. Sipas të dhënave zyrtare rreth 5,501 persona të dënuar për arsye politike, u ekzekutuan gjatë kësaj periudhe. Trupat e tyre nuk u kthyen kurrë në familjet e tyre. Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se 987 të burgosur politikë vdiqën nga shkaqe të ndryshme në burgje ICMP.GR.WB.152.6.alb.W.doc Faqe 5 nga 16 dhe qendra të paraburgimit në Shqipëri. Vendndodhja e mbetjeve të tyre mortore është e panjohur për të afërmit që mbijetuan.[1]
Sistemi i burgjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burgjet në Shkodër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1944, Shkodra u mbush me burgje dhe u kthye në një qytet-burg. Në atë periudhë numëroheshin shumë burgje.[2]
Qyteti i Shkodrës rreth viteve ‘50-të, kishte vetëm 40 mijë banorë dhe numëronte 26 qeli burgu. Një nga burgjet më famëkeqe ishte ai i Degës së Punëve të Brendshme, i njohur ndryshe si burgu i Sigurimit, sot Muzeu i Kujtesës, ku u burogsën, torturuan dhe hetuan figura të njohura të qytetit, intelektualë dhe figura të rezistencës. Midis tyre, në këtë burg, u torturuan dhe mbajtën të burgosur: At Zef Pllumi, Imzot Errnest Çoba, At Benardin Palaj, përfaqësues të tjerë të besimit klerik, të burgosur myslimanë si Myfit Qamil Bushati, Ethem Rrem Mehmeti, Ragip Nut Lohja etj,
Dy herë në ditë, për dy orë, të burgosurit detyroheshin të lexonin libra nga diktatori komunist Enver Hoxha. Ata gjithashtu rriheshin rregullisht.[3]
Burgu i madh (në dokumente gjendet me fjalët “i përgjithshëm”), ishte një tjetër burg, i cili dëshmoi dhe ashpërsinë e regjimit në Shkodër, që në muajt e parë të udhëheqjes komuniste. Burgu i Madh kishte një personel prej 60 vetash dhe një kapacitet rreth 170 të burgosur. Ky burg pa të hynin e të dilnin në tre muajt e parë të pushtetit komunist mbi 600 të arrestuar. Në të gjithë Shkodrën, gjatë vitit 1945, u burgosën mbi 3 mijë vetë.[4] Shkodra si qark ka 601 të pushkatuar nga regjimi komunist,136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politik dhe 1924 të internuar politikë. [5]
Burgjet në Tiranë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse shumica e burgjeve famëkeqe ndodheshin larg kryeqytetit dhe syve të udhëheqjes, në Tiranë ekzistonte Burgu i madh i Tiranës, i ndërtuar në vitin 1940 nga italianët. U mendua të ndërtohej si një kompleks, që të kishte bashkë Komandën e Përgjithshme të Karabinierisë (sot godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave) e lidhur kjo me burgun prapa saj. Burgu filloi të funksionojë qysh gjatë kohës së luftës. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, burgu u mbush menjëherë me kundërshtarët e këtij regjimi dhe shërbente si burg kalimtar në të cilin vuanin dënimin të burgosurit që ishin në proces hetuesie në Tiranë. Në këtë funksion burgu ngeli gjatë gjithë kohës së sundimit komunist.
Burgu te rruga “Mine Peza” u ndërtua në vitin 1930 dhe njihej me emrin “burgu i vjetër”. Ishte ndër të vetmit burgje të trashëguara që u shfrytëzua për të burgosurit politikë pas lufte. Në muajt e parë të sundimit komunist, ky burg u mbipopullua ndjeshëm nga “armiqtë e popullit”. Vetëm në fillim të vitit 1945 kërkoheshin të arrestoheshin rreth 600 persona për arsye politike. Në këtë burg kaloi pothuaj gjithë elita shqiptare e dënuar me procese speciale në Tiranë.[6]
Sistemi i kampeve të punës së detyruar dhe internimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjate regjimit, mbi 10% e popullsisë u internua duke u dërguar forcërisht në zonat e thella të përcaktuara nga regjimi. U krijuan qytete artificiale me pallate në fshatrat e zonat më të thella të vendit për të unifikuar mënyrën e jetesës. [7]
Lëvizja e kufizuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishte partia dhe autoritetet që caktonin vendbanimin dhe vendin e punës të qytetarëve. Individëve nuk u lejohej të kundërshtonin qytetin, fshatin apo vendin e punës që u ishte caktuar. Largimi dhe ndryshimi i vendbanimit nuk ishte i lirë, ai realizohej vetëm me pëlqimin e autoriteteve. Lëvizjet për një kohë të gjatë nga vendbanimi për arsye të ndryshme familjare, si dhe vizitat që prisnin në banesë shkruheshin te Libri i Shtëpisë, i cili kontrollohej nga policia.[7]
Shqiptarët punon 6 ditë në javë, ndërsa të dielën bënin punë vullnetare. Pas vitit 1985, e diela quhej Dita e Enverit.
Morali dhe persekutimi shoqëror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët punon 6 ditë në javë, ndërsa të dielën bënin punë vullnetare. Pas vitit 1985, e diela quhej Dita e Enverit.[7]
Në vitin 1967, filloi praktika e fletërrufeve, ku në zyra, ndërmarrje, shkolla, lagje, u ngritën stenda dhe tabela përkatëse ku vendoseshin fletërrufetë, sipas modelit kinez. Personat e akuzuar apo kritikuar me fletërrufe duhet t’i përgjigjeshin duke pranuar si të drejtë kritikën e bërë dhe duke marrë përsipër fajin. Kjo fletë kishte si synim denigrimin publik të personave që mendonin ose kryenin sjellje në kundërshtim me normat morale të partisë komuniste dhe kjo praktikë mund t’i atribuohej kundёrshtimeve ideologjike, politike, ekonomike e deri në vendimet personale të të veshurit, prerja e flokëve apo preferencat muzikore e të tjerë.[8]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "SHQIPËRI, PERSONAT E ZHDUKUR GJATË PERIUDHËS KOMUNISTE: VLERËSIMI I NEVOJAVE" (PDF). ICMP. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2022. Marrë më 1 nëntor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Fatbardha Saraçi Mulleti, Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Tiranë 2017, fq.92-93.
- ^ "Burgu- muze në Shkodër mban gjallë kujtime të terrorit komunist". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). 2019-08-11. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2022. Marrë më 2022-10-04.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Burgu i madh Shkodër". Harta e Kujteses. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2022. Marrë më 2022-10-04.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Welle (www.dw.com), Deutsche. "Muzeu i kujtesës historike në Shkodër | DW | 26.08.2013". DW.COM. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2022. Marrë më 2022-10-04.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Burgu i madh i Tiranës". kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2022. Marrë më 2022-10-04.
- ^ a b c Nikolli, Fatmira (2017-09-23). "Martesë, divorc e zbor nën bekimin e partisë! "Kam një pyetje", jeta në diktaturë në 20 tablo informuese". Gazeta Shqiptare Online (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2023-12-13. Marrë më 2023-12-13.
- ^ "Fletërrufe". Observatori i Kujtesës (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2023-12-13. Marrë më 2023-12-13.