Jump to content

Skënder Drini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skënder Drini (Voskopojë, 9 gusht 1935 - Tiranë, 16 dhjetor 2014) ka qenë shkrimtar, diplomat dhe shahist shqiptar.

U lind në Voskopojë më 9 gusht 1935, i biri i Riza Drinit. I ati kishte lindur në Strugë dhe kishte përkrahur Lëvizjen e Qershorit, arsye për të cilën u largua në dhjetor të 1924 dhe më pas në sajë të një amnistie u kthye më 15 nëntor 1930. Pas pushtimit italian, i ati u emërua prefekt i Shkodrës në periudhën maj-gusht 1943.[1]

Mësoi në Shkodër dhe studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel edhe në Shkodër përgjatë viteve 1954-82.

Ka shkruar për fëmijët, të rriturit, por nuk ka lënë pas as esetë politike për Kosovën edhe Maqedoninë. Me këtë bagazh veprash që pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare, sidomos në harkun kohor të viteve ’70-80 të shekullit të kaluar, bënë që Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, nga viti 1982-1991 e nxori shkrimtar në profesion të lirë, pra duke i krijuar kushte më të mira krijuese. Pas viteve ’90, ai do të shërbente si diplomat, në Turqi në vitet 1992-1997. Më pas, kthehet në Shkodër, ku punon si drejtor i televizionit “Shkodra TV1”, nga viti 1999 analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare në shtypin e këtyre viteve. Për kontributin e tij në kulturë ai është laureat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë. U nda nga jeta në Tiranë më 16 dhjetor 2014.

Ne shkurt të 2018 u zhvillua në Shkodër "Kupa Skender Drini" ne shah për nder të tij.

  • 'Tregimet e së shtunës, 1960
  • Tregime për botën tonë : për fëmijë të moshës së re shkollore 1967
  • Do të luajmë pas luftës, 1967
  • 'Shqipja e kreshtave tona I, 1967 dhe II, 1971
  • Kënga e dritës, 1970
  • Kumbimet e reja të pyjeve, 1972
  • 'Njeriu Gjigant, 1973
  • Kompania e katërt, 1973
  • 'Shembja e idhujve, 1975
  • Tregime të zgjedhura për fëmijë, 1976
  • Tregimet e veriut, 1977
  • 'Midis dy kohëve, 1978
  • 'Vraje tradhtinë, 1980
  • Kirurgët, 1984
  • 'Bajram Curri, 1984
  • 'Njerëzit dhe deti, 1987
  • 'Rruga e njeriut, 1990
  • Tanush Martini, 1990
  • Ishulli i qetë, 1996
  • Eklipsi i hënës, 1998
  • Kthim në vetvete : (shekulli i Kosovës) : refleksione 2000
  • Përballje : aforizma dhe sentenca 2002
  • Nata është grua, 2004
  • Mjeshtri dhe dishepulli, 2005
  • Korbi, 2007
  • Somnambul, 2008
  • Parajsa e gjenive, 2008
  • 'Klas, 2008
  • 'Planeti i lodhur, 2011
  1. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 50, 60. ISBN 9789928440358.