Skënder Limani
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Skënder Limani ka lindur në Prishtinë. Ka diplomuar në vitin 2009 në Universitetin “AAB” në drejtimin Komunikim Masiv, dega e Gazetarisë.
Skënder Limani ka trajtuar tema publike gazetarie që nga viti 1993. Nga kjo kohë, ai më pastaj do të fillojë të shkruajë dhe përkthejë për dy gazetat prishtinase, të përjavshmet “Zëri” dhe “Koha”. Po ashtu, ai ka publikuar shkrime dhe artikuj në gazetën studentore “Bota e Re”, para vitit 1999.
Në vitet 2001-2002 ai do të punësohet në Radio dhe televizionin e Kosovës (RTK) ku do të punojë si gazetar, përkthyes dhe në operativë.
Prej qershorit të vitit 2003, ky është punonjës në institucione qeveritare, duke filluar nga MASHT, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Enti i Statistikës (ESK), në cilësinë e përkthyesit anglisht-shqip.