Skema piramidale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Skema piramidale është një investim i jashtëligjshëm ku investuesve u premtohen përqindje shumë të mëdha Interesi mbi shumën e investuar (e dhënë hua). Sidoqoftë, këto përqindje interesi nuk përputhen me asnjë llogjikë ekonomike. Paratë e dhëna hua nga investues së fundmi përdoren për të paguar investuesit e mëparshëm. Personat që organizojnë këto skema janë ata që përfitojnë më shumë, ndërkohë që investuesit që futen në lojë më vonë dalin më të humburit. Pra efekti është ai i piramidës, ku nga një bazë e gjerë huadhënësish arrihet në një kulm ku paratë e investuara dhe përqindjet marramëndëse të premtuara nuk mund ta paguhen më, pasi nuk ekziston një numër i mjaftueshëm investuesish të rinj për të mbuluar shumën. Është pikërisht ky momenti kur skema shembet.

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]