Skenderija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skenderija

Skenderija është një qendër kulturore, sportive dhe biznesore e Sarajevës, e cila  është ndërtuar në vitin 1969. Ajo shtrihet në anën e majtë të bregut të lumit Miljacka. Sipërfaqja e përgjithshme e saj është mbi 70,000 m2. Me kalimin e kohës, përreth Qendrës Skenderija është krijuar edhe një lagje e Sarajevës.[1]

Në kuadër të Qendrës Skenderija ndodhen edhe Pallati Mirza Delibashic si dhe Qendra Rinore.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra është emëruar sipas Skender Pashës i cili po në këtë hapësirë në vitin 1499 kishte ndërtuar një Qendër Tregtare me 11 dyqane, Karvan Sarajin, pallatin, imaretin dhe një teqe. Djali i tij, Mustafa Skenderbe Pasha në vitin 1518 pranë teqes së babait ngriti edhe një xhami. Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë nga xhamia u hoq mbulesa e plumbit nën pretekstin se ajo duhet të zëvendësohet me mbulesë bakri, gjë e cila nuk ndodhi kurrë dhe kështu kupola u shemb, dhe pjesa tjetër e strukturës u rrëzua në vitin 1935 duke lënë pas vetëm një minare. Minarja e xhamisë u hoq në vitin 1960 kur filloi ndërtimi i Qendrës Sportive.[2]

Lojërat olimpike 1984 [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Lojërave të 14 Olimpike Dimërore në Skenderija janë mbajtur garat në hokej mbi akull.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2012. Marrë më 3 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2008. Marrë më 3 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]