Jump to content

Skender Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Skender Pasha (Mihalogllu))

Skender Pasha Mihaloğlu (Turqisht: Mihaloğlu Iskender Paşa, Boshnjakisht: Skender-paša Mihajlović; fl. 1478-1504), i njohur thjesht si Skender Pasha, ishte sanxhakbe i Sanxhakut të Bosnjes në periudhën 1478-1480, 1485-1491 dhe 1499-1504. Gjithashtu ishte njëri nga anëtarët e familjes Mihalogllu, pasardhës i Qose Mihalit, ku ky dhe vëllai i tij Gazi Ali Beu (Sanxhakbe i parë i Sanxhakut të Smederevës) mbanin poste të rëndësishme në Rumeli ( Ballkan).

Ai ishte anëtar i familjes Mihaloğlu, e cila rrjedh nga Qose Mihali. Vëllai i tij ishte Gazi Ali Beu Mihaloğlu.[1]

Në vitin 1476 Skender Pasha iu  bashkua vëllait të tij, Gazi Ali Beut, Sanxhakbeut të Smederevës, posa ai u tërhoq nga Smedereva dhe e kaloi Danubin në krye të 5,000 spahinjëve duke bërë një përpjekje të dytë për të arritur në Temeshvár. Ali Beu u përball me fisnikërinë hungareze në Pančevë. Osmanët pësuan humbje dhe mezi shpëtuan në një varkë të vogël. Hungarezët ndoqën Gazi Ali Beun në luginën në anën e kundërt të bregut të Nadelas ku ata i çliruan të gjithë të burgosurit hungarez dhe gjithashtu morën rob 250 osman.[2]

Ai ishte sanxhakbe i Bosnjës në vitet 1478-1480, 1485-1491 dhe 1499-1504.[3]

Në vitin 1499 ai zaptoi një pjesë të territorit të Venedikut në Dalmaci. Rreth vitit 1500 ai ndërtoi një teqe (institucion fetar islam) të rendit Nakshibendi në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës.[4] Në vitin 1501 ai rrethoi Jajcen ku u mposht nga Janosh (Ivanish) Corvin, të cilit i ndihmuan Zrinski, Frankopani, Karloviqi dhe Cubori.[3]

Parardhësi 
Balibe Malkoçeviq
Sanxhakbe i Sanxhakut të Bosnjes
1478–1480
Pasardhësi 
Koxha Davud Pasha
Parardhësi 
Ajazbeu
Sanxhakbe i Sanxhakut të Bosnjes
1485–1491
Pasardhësi 
Jakub Pasha
Parardhësi 
Sinan Pasha Boroviniq
Sanxhakbe i Sanxhakut të Bosnjes
1499–1504
Pasardhësi 
Ferizbeu
  1. ^ Markus Köhbach; Gisela Procházka-Eisl; Claudia Römer, eds. (1999).
  2. ^ Franz Babinger (1978).
  3. ^ a b Enciclopedia Croatica (in Croatian) (III ed.
  4. ^ Norris, H. T. (1993).