Jump to content

Solstiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Solstici)
Simbol që tregon diellndalimet dhe baraznetët.
Diellndalimi veror
Diellndalimi dimëror

Solstiku apo solstici (lat solstitium; dhe gr. iliostasio) - Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit.

Solstiku, diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).

Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.

Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës. Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët.

Diellndalimi së bashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit.

Datat e solsticëve (Koha botërore)
Viti Solstici i verës Solstici i dimrit
2000 21 qershor 01:48 21 dhjetor 13:37
2001 21 qershor 07:38 21 dhjetor 19:21
2002 21 qershor 13:24 22 dhjetor 01:14
2003 21 qershor 19:10 22 dhjetor 07:04
2004 21 qershor 00:57 21 dhjetor 12:42
2005 21 qershor 06:46 21 dhjetor 18:35
2006 21 qershor 12:26 22 dhjetor 00:22
2007 21 qershor 18:06 22 dhjetor 06:08
2008 20 qershor 23:59 21 dhjetor 12:04
2009 21 qershor 05:45 21 dhjetor 17:47
2010 21 qershor 11:28 21 dhjetor 23:38
2011 21 qershor 17:16 22 dhjetor 05:30
2012 20 qershor 23:09 21 dhjetor 11:11
2013 21 qershor 05:04 21 dhjetor 17:11
2014 21 qershor 10:51 21 dhjetor 23:03
2015 21 qershor 16:38 22 dhjetor 04:48
2016 20 qershor 22:34 21 dhjetor 10:44
2017 21 qershor 04:24 21 dhjetor 16:28
2018 21 qershor 10:07 21 dhjetor 22:22
2019 21 qershor 15:54 22 dhjetor 04:19
2020 20 qershor 21:43 21 dhjetor 10:02

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]