Sonja Sajzor
Sonja Sajzor (lindur në 26 janar 1993) është DJ, artiste, këngëtare dhe ikonë “queer” në Serbi.[1]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sajzor u rrit në Šabac, një qytet i vogël në perëndim të Serbisë, i cili konsiderohet si konservator përkundrejt të drejtave LGBT. Pasi doli hapur si gej, Sajzor u dëbua prej shtëpisë dhe më vonë e braktisi dhe shkollën. Më vonë Sonja u zhvendos në Beograd me një djalë, ku vazhdimisht kontaktonte me persona të ndryshëm për tu bërë pjesë e skenës LGBTI+ në Beograd.[2] Pas 4 muajsh qëndrim në Serbi, ajo dhe i dashuri i saj u sulmuan. Për këtë arsye ajo u rikthye në shtëpi dhe u regjistrua në gjimnaz, një periudhë gjatë së cilës Sonja kaloi në depresion.
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sonja është një ndër të parat “drag queen” në Serbi dhe e ka nisur debutimin e saj në median sociale. Ajo nisi ta dokumentojë tranzicionin e saj gjinor përmes fotografisë dhe duke zhvilluar një ekspozitë artistike në platforma online. Fotot tregojnë procesin e brendshme që Sonja ka kaluar për të gjetur identitetin e vërtetë gjinor që kërkonte, që prej adoleshencës deri në fillim të 20-ve.
Në mars 2014 Sonja u zbulua prej këngëtarit kroat Ida Prester, i cili e mori atë si pjesë të klipit muzikor për këngën me titull ‘’U Tvojoj Glavi’’. Pas fitoi më shumë famë, Sonja u zhvendos në Beograd ku punoi si banakiere. Në korrik 2015 ajo themeloi kolektivin artistik “Tronic Lab”, një kolektiv që synon të promovojë kulturën “Drag queen”. Festat zhvillohen përgjithësisht në klubin "Dragstore" në Beograd.[3]
Muzika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sonja liston si muzikantë inspirues Nina Hagen, Lydia Lunch dhe Lene Lovich- këngëtare punk të viteve 70’ dhe 80’. Në moshën 13 vjeçare Sonja pa në televizor performancën e Scissor Sisters, të cilat performuan në Exit Festival. Që atëhere ndjeu nevojën e brendshme të niste dhe ajo të performonte si “Drag queen”. Si këngëtare, tekstet e saj bazohen në histori dashurie të humbur.[1]
Sonja i është dedikuar muzikës elektronike që prej një moshe shumë të vogël. Ajo është DJ dhe eksperimenton me rryma të ndryshme muzikore.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Dazed (1 nëntor 2016). "The raw, unfiltered life story of Serbia's new queer icon".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ikona e komunitetit trans në Serbi rrëfen luftën e saj të brendshme në këngën Heartbroken". 7 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2019. Marrë më 14 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "SEVEN - a virtual exhibition by Sonja Sajzor". sonjasajzor.tumblr.com. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2018. Marrë më 14 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)