Jump to content

Sorra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sorra
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
C. corone
Emri binomial
Corvus corone
Linnaeus, 1758
Carrion Crow range

Sorra e kërmave (Corvus corone) është një zog kalimtar i familjes Corvidae dhe gjinisë Corvus që është vendas në Evropën Perëndimore dhe Palearktik Lindor.

Krahë mbyllur: 45-46 cm, krahë hapur: 93-104 cm.

Në rajon gjenden vetëm nën-speciet e racës C. Corone cornix me trupin e hirtë dhe kokën e zezë. Specia Corvus monedula duket e ngjashme me sorrën, por ndryshon nga ngjyra gri, trupi më i vogël dhe bishti më i shkurtër. Forma e trupit të sorrës është e ngjashme me specien e korbit sqepbardhë (Corvus frugilegus), por dallon nga puplat dyngjyrëshe.

Përhapja dhe habitati

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sorrat gjenden në habitate të shumëllojshme duke filluar nga peizazhet e hapura si fushat, ultësirat, e deri tek pyjet në mal e në fushë, qendrat e banuara dhe qytetet, etj. Sorrat kërkojnë ushqim dhe ciftëzohen në zonat e banuara.

Corvus corone corone

Foletë i ndërtojnë në zona të izoluara në pemë apo shkurreta. Femra bën 4-5 vezë në fillim të prillit. Ngrohja zgjat 18-21 ditë. Të vegjlit janë të aftë të fluturojnë pas 4-5 javësh.

Ushqehen me shpend dhe gjitarë të vegjël, të gjallë, apo të ngordhur, vezë, fara dhe krimba. Nganjëherë ushqehen edhe me mbetjet urbane ndaj dhe gjenden pranë vendeve të grumbullimit të plehrave.

I ngjan një çjerrjeje të thellë “krraa” që shpesh përsëritet 3-4 herë në formën “krraakrraa-krraa”.